Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

E Premte 29 Shtator 1995

PS: Në zyrë apo në rrugë?

Sot: Socialistët përcaktojnë strategjinë kundër “genocidit” Ruçi: Duhen taktika të reja Sot në selinë e PS-së mblidhet Komiteti i saj drejtues. “Kushtet e reja kërkojnë një strategji dhe taktikë të re” tha dje sekretari i përgjithshëm i PS-së Gramoz Ruçi. Por cila do të jetë strategjia dhe taktika e re do të mësohet vetëm sot. Gjithashtu mësohet se strategjia dhe taktika që do të fitojë, do të ketë të drejtën e përfaqësuesit e vet t’i paraqesë si kandidatët e ardhshëm të drejtimit të partisë në Kongres. Mitingjet e filluan para dy muajsh me kërkesë lirimin e Nanos, pas dhunës së policisë në Korçë e në Pogradec u harruan së bashku me Brozin. Listën e emrave për drejtimin e ardhshëm të partisë, pritet ta përcaktojnë debat i sotëm midis dy rrymave. “Protesta si deri tani me rrugë institucionale dhe konstitucionale” është një rrymë. Ndërsa rryma tjetër është për veprim të shpejtë dhe të gjerë, me qëllim që të frenohet Berisha dhe të përgatiten zgjedhjet. Nëse do të fitojë rryma e dytë, demostrata e korrikut 1992 mund të përsëritet në gjithë vendin. Nëse rryma do të gërshetohen në emër të unitetit të partisë, gjithshka do të rrjedhë si tre vitet e fundit. faqe 3 JO DIKTATOREVE TE RINJ
Gramoz Ruçi Nanos Brozin Berisha Korçë Pogradec

Askush nuk padit genocidistët

Prokuroria në pritje pas ligjit “kundër genocid” Alush Dragoshi : Aktualisht nuk kam marrë asnjë denoncim faqe 3
Alush Dragoshi

Meksi mohon rrethimin policor të Kasacionit

Dje në parlament Kryeministri i përgjigjet opozitës Dokle: “Rrethimi i Kasacionit - akt banditësh i organizuar në kulisat e Gazidedes e Shehut” Kryeministri shqiptar, që nga fundi i sallës së parlamentit është drejtuar drejt foltores tepër i sigurtë. Kjo siguri e tij ka qenë tepër e thjeshtë për t’u kuptuar. Sepse “dasma” e djeshme ka qenë i tërë bërë pasi “dhëndër” Brozi është bërë kurban. Dosja e madhe që mban kryeministri ka qenë krejt e tepërt përballë përgjigjeve të tij, tip “telegram fukaroi”. “Gjyqata e Kasacionit nuk është rrethuar nga forcat e policisë” - ka thënë dje ai.
Meksi Dokle Gazidedes Shehut Brozi

Parma - Teuta 2 - 0

Teuta largohet nga Kupa e Kupave Në prani të 14 mijë shikuesve dhe nën gjykimin e gjyqtarit Milan Mitroviç, skuadra shqiptare është munduar t’i bëjë ballë sulmeve të vazhdueshme të skuadrës së Skalës, duke u grumbulluar shpeshherë e përqëndruar në mbrojtje. Në të 5’ Meli ka gjuajtur por topi ka kaluar jashtë portës. Tre minuta më vonë Meli ka shënuar golin e parë për Parmën pas një aksioni nga krahu i majtë. Edhe pas shënimit të golit Teuta ka dominuar mbrojtjen e saj duke u rreshtuar edhe me pesë - gjashtë futbollistë për të mos pësuar gol tjetër. Ndërkohë në sulm fare pak janë parë Koça dhe herë-herë dhe Dobi. Në të 33’ Vila ka gjuajtur nga distancë dhe topi ka përfunduar jashtë kuadratit të portës. Edhe pjesa e dytë ka treguar pamjen e të parës: italianët sulmojnë e durrsakët mbrohen. Alliu i Teutës ka qenë pranë golit në të 60’. Dhjetë minutat e fundit italianët kanë patur raste të shumta, por vetëm në të 90’ Inzagi ka shënuar golin e dytë. Komentatorët italianë e quajtën prezantimin e ekipit durrsak si dinjitoz, pavarësisht nga humbja. A. DOSTI Argentinasi Nestor Sensini në luftë për topin me Elton Koçën e Teutës në ndeshjen e djeshme Parma - Teuta foto REUTERS
Milan Mitroviç Meli Elton Koça Dobi Vila Durrës