Sondazhe elektorale në Tiranë. PS teston 1200 persona
PS: 53 %, PD: 12 %
Nga të gjithë partitë e tjera vetëm PAD kalon kufirin ligjor të 4 %
PS parashikohet të fitojë mbi 50% në Tiranë duke konkurruar për Bashkinë e kryeqytetit, bëjnë të ditur për Koha Jonë burime të brendshme të kësaj partie që i referohen sondazhit të fundit të bërë nga ana e PS-së. Tiranës mbi mundësitë e rezultateve të zgjedhjeve në një vitim të afërt. Rezultatet e sondazhit janë me 1200 persona janë: PS 53%, PD 12%, PAD 4.2%, PSD 2.8%, Të Djathtët 1.6%, abstenime 22-23%. Sondazhi është bërë pas shkarkimit të Kryetarit të Gjykatës së Kryetarit Zef Brozi dhe pas miratimit të ligjit Gjenocid nga ana e maxhorancës së PD-së në parlament. Është hera e parë që PS bën një sondazh të tillë vetëm në kryeqytet. Sondazh elektoral në Tiranë PS 53 PD12 PAD4.2 2.8 1.6 3.4 Të tjerë 23 Abstenime faqe 3
Vep[a?] që po ndërton Berisha quhet “Eliminim”
Synon të rizgjidhet deri në vitin 2002 pa konkurrencë
faqe 5
Qeveria “futet” në shoqatën e ish të përndjekurve politikë demokratë
PD: Ti marrim të përndjekurit Lidhjes
Vdes në sallën e mbledhjes një i persekutuar politik i ardhur nga Amerika
Kurt Kola i është rrëmbyer dje një pjesë e mirë e kredibilitetit dhe e antarëve, gjatë mbledhjes për krijimin e Shoqatës antikomuniste të ish të përndjekurve politikë demokratë. Në prani të Kryetarit të Kuvendit Popullor, Arbnori, ministrave Halili, Musaraj, nënkryetarit të PD, Dosti, dje në ora 10.00, në sallën e Akademisë së Arteve të Bukura, 6 nismëtarë, midis të cilëve spikaste vëllai i Tomorr Dostit, Leka Dosti, organizuan krijimin e Shoqatës Antikomuniste të ish të Përndjekurve Politikë Demokratë. Flet Pjetër Arbnori faqe 3
Flasin “Armiqtë e Shqipërisë” Të dalim nga bunkeri i vetvetes
Askush nuk ka të drejtë të thotë nesër : “Ashtu ishte koha” Reagojnë Edi Rama dhe Fatos Lubonja
faqe 12-13
Apollonia - Perla që akuzon
Dhunohen mbi 100 varre të nekropolisit të Apollonisë, në fshatin Kryegjatë
faqe 7
Një aksident tragjik në Berat
Tre të vdekur nga një familje
Blic i policisë natën e së shtunës Kapet grabitësi i 150 milion lekëve
faqe 4
EKSPRES SPORT NËSËR
Gjithçka për javën e pestë të Kampionatit Kombëtar të futbollit vetëm disa orë pas përfundimit të tij
Francë
E suksesshme aventura e artistëve shqiptarë
faqe 18-19
Lajmërim për gazeta-shitësit e rretheve
Duhet të paraqiten ditën e hënë datë 2 Tetor 1995 në redaksinë e gazetës “Koha Jonë” të gjithë gazetashitësit e rretheve për të likuiduar lekët e gazetave “Koha Jonë”, “Aks” dhe “Sport Ekspres” për periudhën 30 Korrik deri 30 Shtator 1995. Ata që nuk paraqiten redaksia do tu ndërpresë kontratën. Duke filluar nga data 1 Tetor nuk do të derdhni asnjë lek në bankat e rretheve për llogari të këtyre gazetave. REDAKSIA