Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

E Mërkurë 4 Tetor 1995

Strasburgu është në dijeni për Brozin

Raporti mbi shkeljen e të Drejtave të Njeriut do të paraqitet më vonë Ethem Ruka delegati socialist flet pas kthimit nga KE “Të gjitha strukturat e Këshillit të Evropës, duke filluar që nga kryetari Martinez kishin dijeni të plotë mbi atë ç’ka ka ndodhur në Shqipëri këto muajt e fundit me gjyqkat, që nga rrethimi e deri tek eleminimi i Brozit”, thotë pas kthimit nga Strasburgu anëtari i delegacionit shqiptar në Asamblenë e KE, deputeti socialist Etem Ruka. Problemi i parë që është diskutuar në sesionin e hapjes të Asamblesë së Këshillit të Evropës ka qenë ai i delegacionit shqiptar. Së dyti dhe në përbërje të delegacionit duhej të shkonte dhe një deputet i PSD-së, por zoti Pulaha e refuzoi këtë gjë. Emri i Ruzhdi Pulahës si anëtar i delegacionit të përhershëm të Shqipërisë në KE është caktuar arbitrarisht nga Pjetër Arbnori dhe PD. “Pas urimit të z. Martinez për anëtarët e rinj të Asamblesë, kryetari i grupit socialist Shider protestoi dhe nënvizoi parregullsitë e delegacionit shqiptar. faqe 3
Ethem Ruka Martinez Brozi Ruzhdi Pulaha Pjetër Arbnori Strasburgu Shqipëri

Policia fillon arrestimet

Kryesia e PS në Durrës kërkon ndjekje penale për shefin e Komisariatit Pas mitingut të PS në Durrës Tre veta përfunduan në prangat e hënën, menjëherë pas mitingut të socialistëve në Durrës. Vladimir Muça 24 vjeç banor i lagjes 6, Gazmend Manushti 28 vjeç nga fshati Koxhas i Shijakut dhe Taip Isufi 56 vjeç nga lagja 18, janë shoqëruar nga disa civilë për në dhomat e izolimit të komisariatit të Durrësit në intervalin midis orës 19 - 20 të mbrëmjes së të hënës. Sipas proçesverbaleve të kallëzimit të policëve civilë, tre personat e lartpërmendur janë arrestuar nen akuzën e “shpifjes ndaj presidentit” të nenit 241 pasi kanë brohoritur në mitingun e PS në pallatin e sportit “Poshtë Presidenti”. faqe 2
Gazmend Manushti Taip Isufi Berisha Durrës Shijak Koxhas

Qytetari më i nxehte - Presidenti

Dorëzimi i pushtetit nervozon partinë e Berishës Kur të qeverisurit kanë arritur këtë pikë, domethënë momentin kur në krye të piramidës së shtetit të kenë një qytetar të nxehtë; të nxehtë në gjak, të nxehtë në fjalë, të nxehtë në lëvizje, atëhere këtu po troket një sinjal i paza-kontë. Rrallë herë ka ndodhur në historinë e popujve që një kokë e nxehte të ngjitet deri në krye, por në të gjitha rastet e tilla ka ndodhur katastrofa e vërtetë. faqe 4
Teme SH.

Ndalohen tre shqiptarë

Kishin tentuar të vidhnin skafet KORFUZ - Policia e ishullit grek të Korfuzit ka ndaluar dy ditë më parë shqiptarët Murat E., Teme Sh. dhe Arben Sh. Tre shtetasit shqiptarë me banim në rrethin e Sarandës u ndaluan në portin e ishullit të Korfuzit ndërsa po tentonin të vidhnin disa skafe që ishin ankoruar në një nga limanet e ishullit turistik, bënë të ditur mediat lokale greke. Nga hetimet paraprake rezultoi se tre të pandehurit shqiptarë, përpara se të ndaloheshin nga policia, kanë vjedhur dhe 6 skafe të tjerë. Vjedhjet e njëpasnjëshme të skafeve në ishullin e Korfuzit kanë nisur tre vjet më parë, në të njëjtën kohë kur filloi dhe trafiku i klandestinëve nga qyteti i Sarandës drejt ishullit grek. ILIR BABARAMO
Arben SH. Ilir Babaramo Korfuz Sarandë

Atentat ndaj Presidentit Gligorov

20 kg eksploziv plagosin rëndë Presidentin, vrasin shoferin e tij dhe plagosin 5 kalimtarë Dje në Shkup faqe 7 Makina e presidentit Gligorov dhe ajo qka mbeti nga makina e parkuar autobombë pas shpërthimit të djeshëm
Murat E. Shkup