Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

E Martë 24 Tetor 1995

Vdes në burg Shefqet Peçi

Viktima e parë e “Genocidit” Familjarët: “Është një vrasje politike” Vetëm 12 ditë nga arrestimi mësohet se në orët e para të ditës së djeshme ka vdekur në spitalin e burgut 89 vjeçari Shefqet Peçi. I akuzuar për krime në kohë lufte, ai që ditën e parë të ndalimit kishte shpallur grevën e urisë dhe grevën juridike. Këto kanë qenë dhe arsyet e kësaj vdekje. Dje në orën 17.30 familjarët kanë tërhequr trupin e Peçit nga morgu dhe sot do të zhvillohet edhe ceremonia e varrimit të tij. Sot ceremonia e varrimit për 90 vjeçarin faqe 2 Mbrëmë në shtëpinë e Shefqet Peçit Foto: F.BILANI
Shefqet Peçi F.bilani Burgu Morgu

Grushta mbi Servet Pëllumbin

Lushnje: Dje prishet aktivi i rrethit. Sulmohet nënkryetari i PS Ulqini: Ishin punonjës të SHIK-ut. Ne kemi emrat Sot pritet një reagim i ashpër i PS e cila pas anullimit të disa takimeve në Tiranë, arrestimit të rreth 20 vetëve në kryeqytet dhe Durrës, bllokimit të Gramoz Ruçit në Vlorë si dhe rastit të djeshëm ka shumë mundësi që të kërkojë masa shumë të rrepta gjatë fushatës elektorale, si dhe veprime ndërkombëtare. faqe 3
Servet Pëllumbi Ulqini Gramoz Ruçi Lushnjë Tiranë Durrës Vlorë

Akuzohet për 4 vrasje dhe 2 plagosje

Filloi procesi i bujshëm ndaj ish policit të forcave speciale I kishin vrarë vëllain dhe më pas kishin djegur kufomën e zhvarrosur Procesi i nisur dje në gjykatën e Tiranës përmbledh vrasje nga më makabret, përdorimi i një arsenali të tërë armësh, djegje kufome pas vrasjes e varrimit, dhe në përfundim 6 të vrarë dhe 2 të plagosur, shoqëruar me persona të tjerë të arrestuar e në kërkim faqe 2
Tiranë

Nano irriton të tjerët

Opozita komenton mesazhin e Nanos Godo: Berisha nuk mund të krahasohet me Stalinin që ka vrarë miliona “Jemi në opozitë me Stalinin pa mustaqe” shkruan Nano duke aluduar për Berishën. Por sërish Godo nuk është dakort me këtë shprehje. “Kur Dokle ka krahasuar Berishën me Hoxhën, unë e kam konsideruar rrugaçëri politike. Por po shoh se ky krahasim e ka pasur burimin jashtë Dokles ose është pasqyrimi i asaj që Dokles i reflektohet nga mendja e një njeriu të veçuar. Vetë Nano ka lënë mjekër për t’i ngjarë njëçikë klasikëve të marksizmit. Berisha mund të ketë bërë shumë gjëra keq për Nanon dhe për dikë tjetër që edhe unë mund të kem vërejtje e mia, por nuk mund të krahasohet me një njeri që ka vrarë miliona njerëz siç ka bërë Stalini”, shprehet Godo. faqe 3
Nano Godo Berisha Stalini Dokle

Falenderim

Ne, Drejtuesit e Shoqërisë Tregëtare “TEKO” S.A. që zhvillon aktivitetin pranë Ndërmarrjes Frigoriferit Dvoran-Korçë, falenderon Ministrin e Bujqësisë z. Hasan Halili për vizitën e tij në pavionin e saj në Panairin Agroushqimor të rrethit të Korçës. Biseda e shkurtër por e rëndësishme me të, ishte për ne shumë pozitive, Të tillë njerëz politikë ndihmojnë jo vetëm në nxitjen e herëdhënien e investimeve të rinj, por edhe në përmirësimin e mëtejshëm të marrëdhënieve midis vendeve. Faleminderit. Për shoqërinë “TEKO” S.A. Administratori Thoma Chrisoglou
Hasan Halili Thoma Chrisoglou Dvoran-Korçë Korçë