Fushatë policësh apo politikanësh?
Opozita e shqetësuar pas incidenteve në mitingje
Gjinushi: Presidenti dhe PD po stimulojnë një fushatë të pandershme
“Nuk mund të presësh alternativë tjetër përveç asaj të terrorit e dhunës nga një pushtet që po përpiqet me të gjitha mjetet më antidemokratike për të mos e lëshuar fronin e korruptuar”. Nëse individë të veçantë nga SHIK-u dhe policia gjatë fushatës do të vihen në shërbim të pushtetit, patjetër që nesër do të përballen me ligjet si shkelës të tyre. “PD dhe pushteti i saj me këtë politikë do shkojnë drejt disfatës. Aksioma politike sipas të cilës çdo parti që mbjell terror e dhunë gjatë fushatave elektorale, shoqërohet nga humbja e pashmangshme, vlen edhe për PD e cila me kohë ka konturuar një politikë tensioni e turbullire”. Sot: PS proteston në parlament për dhunën në Lushnje. Musaraj mund të thirret në interpelancë “Dhunë shtetërore mbi PS” Padi për shefat e rendit faqe 3
Mbi 2 mijë vetë në ceremoninë e varrimit
Dje, Shefqet Peçi në banesën e fundit
Ramiz Alia: “Ky është fundi më i lavdishëm që mund të ketë një luftëtar antifashist” Dritëro Agolli: “Nuk ishte varrim por miting” Dje gjatë homazheve para trupit të Shefqet Peçit faqe 3
PD mbron të “pestët” e PS
Tritan Shehu i bën apel socialistëve të reformuar
Skedina e Shehut: PD 120 %, PS -20 %
“PS para pak kohësh dhe me shumë bujë shpalli fushatën e saj të shtatë e tetë korrale e cila përfundoi me heqjen e pesë vetave nga kryesia e saj, njerëz të cilët në fund të fundit kishin ide më progresiste dhe që kishin deklaruar idetë e tyre hapur kundër marksizmit në programin e PS-së” deklaroi dje në një konferencë për shtyp sekretari i përgjithshëm i PD-së Tritan Shehu, duke marrë në një farë mënyre në mbrojtje të larguarit nga Kryesia e PS-së. “Kuvendi Kombëtar i PD-së do të bëhet disa muaj para zgjedhjeve. Këtë do ta vendosë Këshilli Kombëtar. Do të jetë kongres i plotë dhe jo i radhës në disa etapa” faqe 3
Si ndodhën ndryshimet në PS
Nuk ka qenë “ëndrra për pushtet” ajo që ka vendosur unitetin në PS Intervistë me deputetin e PS Pandeli Majko
faqe 7
Greqia jashtë loje
Pas vendimit për ndërtimin e autostradës Stamboll-Durrës
Papulias: “Dëshirat e mira nuk ndërtojnë vepra, Egnatia është duke u ndërtuar”
Nënshkrimi i deklaratës së katër udhëheqësve ballkanikë (mes të cilëve dhe presidenti Sali Berisha), për ndërtimin e autostradës Stamboll-Sofje-Shkup-Durrës, ka shkaktuar reagime të ndryshme në Athinë, reagime që fillojnë nga presidenti i republikës, qeveria e deri te partitë e tjera politike. Aktualisht në Greqi po punohet për ndërtimin e autostradës Aleksandrupoli-Selanik-Igumenicë dhe Selanik - Kapshticë, në zbatim të një programi që është miratuar nga Bashkimi Evropian. faqe 4
Rishfaqen bandat me maska
Grabitën në mes të ditës 20 milion lekë Vidhën zyrat e amerikanëve 10 milion lekë dëmë për Institutin ndërkombëtar Republikan
faqe 4
Lirohen dhjetra ushtarakë
Reformë në divizionin e Shkodrës
“Kjo reformë apo strukturim do të sjellë modernizimin dhe forcimin e kësaj divizioni, ndonëse ne organzimin e ri që do të ndahet në dy e disa kuadro dalin të tepërt”, shprehet një zyrtar i kësaj force. Ndërsa një tjetër oficer i liruar shprehet se “Lista e atyre që do të lirohen është përpiluar arbitrarisht,” faqe 4
15 shkurtime në Radio
Filloi reforma në RTSH
Mbyllet revista “Shqipëria RTV”
faqe 2