Afrimi i zgjedhjeve ka egërsuar shtetin
Pushteti të mos abuzojë me shkopinjtë e gomës dhe armët e policisë
Dje në Kuvendin Popullor: Socialistët kundër dhunës në mitingje
Është folur dje në parlament për dhunën e përdorur në Lushnjë, por ditë më parë ndaj opozitës. Ka qenë Dokle që në emër të grupit të tij parlamentar ka denoncuar dhunën nga “falangat”-siç i ka quajtur ai autorët e më pas deputeti i Lushnjës Gina i ka quajtur veprimet e Lushnjës “jashtëzakonisht të rregullta”. Kjo ka cuar në irritimin e deputetëve të opozitës, por edhe atyre të pozitës. Ndërsa Arbnori e ka mbyllur seancën, deputetët kanë vazhduar sherrin me sharje e fyerje të ndërsjellta.
Situata mes deputetëve është acaruar aq shumë, saqë për pak do të ishte përsëritur skena e dy vjetëve më parë ku deputetët shndërruan sallën e parlamentit në “arenë” dhe veten në “gladiatorë”. Edhe këtë herë, protagonisti kryesor bëhet deputeti i PD, Shaban Memia si dhe deputeti i PS, Ruka Të mbërritur pas xhaketave të njëri-tjetrit, ata për pak desh përsëritën seancën e para dy vjetëve, ku Memia, në përpjekje për të rrëmbyer një vazë oër ta flakur në drejtim të deputetëve opozitarë, ishte rrëzuar përdhe...
Luftë xhaketash në përfundim të seancës parlamentare
faqe 2
Berisha të garantojë zgjedhje të lira
Pëllumbi: Sipas sondazheve të pashpallura të PD, PS fiton 60 %
Dje tubim i socialistëve në Tiranë
PS dje në kryeqytet, para anëtarëve dhe simpatizantëve socialistë u paraqit me dy nga katër “asat” e politikës së saj. Nënkryetarët Servet Pëllumbi dhe Namik Dokle, në Akademinë e Arteve të Bukura, konstatuan tek socialistët e zonës dhjetë të Tiranës, atë që edhe tek PD duket po ndihet tashmë: rënien e elektoratit. “Në bazë të sondazheve të pashpallura të vetë PD, PS rezulton se ka mbi 60 për qind të votave në zgjedhjet e ardhshme”
faqe 3
Dokle dje gjatë mitingut
Haxhi Lleshi denoncohet për ndjekje penale
Bashkë me të nën akuzë edhe 12 të tjerë - “Kanë udhëhequr “Gjygjin Special”
Ligji “Anti-Genocid”: Një tjetër akuzë mbërrin në Prokurorinë e Tiranës
faqe 4
Prokuroria, Tiranë
Teta i qëndron listës së tij
Cela: “Këto janë thjesht shpifje...”
Blerim Çela kërkon vërtetimin e akuzave
faqe 2
“Vrasësit lindin” në Tiranë
Filmi ndalohet për moshat nën 18 vjeç
Dyndje adoleshentesh në kinema “Republika”
faqe 6
Era nuk fryn më për PD
Rexhep Uka: “Duhet ta godasim PS tek Marksi”
PD i bie këmbanave. Beratin mund ta marrin socialistët
Rexhep Uka:
“Duhet ta godasim PS tek Marksi”
Në po të njëjtën sallë ku dy javë më parë PS ka zbërthyer taktiken e vet, PD ka shperfaqur kundërtaktiken midis mbi 70 pjesëmarrësve në aktivin e saj. Bashkëbisedimi i hapur me popullin për të testuar cka do të vendosë përfundimisht në kuvendin e PD, përbën fazën e parë një mënyre të strategjisë parazgjedhore.
faqe 3
Përdhunon në fshat një adoleshente
Kërkohej për vrasje prej dy vjetësh
MALËSI E MADHE- Ngjarja më e rëndë. Ndoshta po aq të rëndë sa i pari. Kjo është linja kriminale e jetës së M.Isufit nga një fshat i Malësisë së Madhe i cili kërkohej për një vrasje kryer dy vjet më parë. Tashmë kërkohet dhe për një faj tjetër: përdhunimin e një adoleshente nga Shkodra.
M. Isufi, 29 vjeç, nga Varfi i Malësisë së Madhe, e kishte kryer aktin tragjik pasditen e hënë të kësaj jave. Sipas të dhënave të konfirmuara nga komisariati i këtij rrethi, viktima, 17 vjeçe, nga qyteti i Shkodrës, emri i së cilës nuk është pohuar ende, kishte qenë në këtë fshat tek një i afërmi i saj kur u përdhunua nga vrasësi. Edhe pse në policinë lokale ka mbërritur denoncimi i vajzës, nuk është bërë e mundur kapja e tij. Agresori jetonte në arrati që prej tetorit të vitit 93, muaj kur vrau Xh.H, po nga ky fshat. Tashmë do t’i duhet t’i ruhet një “hakmarrje” të dyfishtë: për shkak të vrasjes e për marrëdhënie seksuale me dhunë.
Z.D