Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

E Dielë 29 Tetor 1995

Plumba në Qytetin Studenti

Vritet një polic dhe plagosen dy studentë Në vendngjarje zv.ministri i Brendshëm, Shehu dhe deputeti Haidari Mbrëmë, tmerr dhe gjak në mes të studentëve Plumba në Qytetin Studenti Vritet një polic dhe plagosen dy studentë Në vendngjarje zv.ministri i Brendshëm, Shehu dhe deputeti Haidari Tmerri dhe gjaku ka tronditur studentët, pikërisht në kohën që ata dëfretoheshin për në godinat e tyre. Plumbat e zbrazura pa kurrfarë ndjenje mbi një grup studentësh, i kanë marrë jetën punonjësit komisaritit nr.2 të policisë, Urim Ramallarit, 24 vjeç, nga fshati Gostil i Kukësit dhe kanë plagosur rëndë në këmbë, dy studentë të pafajshëm, përkatësisht nga Tropoja e Kuçova. Ngjarja e bujshme ndodhi mbrëmë rreth orës 20.30 minuta në sheshin para postës telefonike të qytetit “Studenti”. fage 2
Urim Ramallari Tritan Shehu Haidari Qyteti Studenti Gostil Kukës Tropojë Kuçova

PAD: Ne jemi PD që ëndërruat

PAD i ndryshohet salla e mbledhjes në Elbasan PAD: Ne jemi PD që ëndërruat Ceka: Do hedh kandidaturën në Elbasan I ndarë në tre pjesë elektorati i AD në takimin që organizoi dje në mesditë në teatrin “Skampa” të qytetit të Elbasanit. Pjesa më e madhe kanë mbetur jashtë dyerve, një pjesë kanë mbushur korridoret e teatrit dhe të tjerë kanë ndjekur takimin në një sallë të vogël në këmbë dhe këmbëkryq përballë tre oratorëve që flisnin edhe ata në këmbë, sipër mbi karrige. Kësisoj ka ndodhur pavarësisht se AD ka paguar sallën e madhe të teatrit, por ka përfunduar në një sallë të vogël pas një “urdhëri” të brendshëm me porosi nga lart. Sido që salla e vogël ka ngjeshur brenda saj rreth 300 pjesmarrës, qindra të tjerë janë informuar nga ishtë saktë çka u tha brenda. - “Vetë fakti se s’po e zhvillojmë këtë takim, të ngjeshur si kockrat në shegë, - ka nisur fjalën e tij z.Neritan Ceka, - tregon se kush është demokracia e sotme. Detyrohem të pohoj, - ka vazhduar ai, - se në 1991 ka patur shumë më tepër liri politike sesa sot”. fage 3
Neritan Ceka Elbasan Skampa

Shqipëria ndodhet në gjendje pasigurie

Një regjim që ngrihet mbi krimin, nuk mund të qeverisë njerëzit Intervistë me z.Abaz Ermenji, kryetar i partisë së Ballit Kombëtar Shqipëria ndodhet në gjendje pasigurie Një regjim që ngri- het mbi krimin, nuk mund të qeverisë njerëzit Intervistë me z.Abaz Ermenji, kryetar i partisë së Ballit Kombëtar faqe 12-13
Abaz Ermenji Shqipëri

EKSPRES SPORT

Sot Gjithçka për javën e nëntë të Kampionatit Kombëtar të futbollit vetëm disa orë pas përfundimit të tij

Kultura: një magazinë pa inventar

Krijuesit shqiptarë vuajnë nga egoizmi primitiv Kultura: një magazinë pa inventar Krijuesit shqiptarë vuajnë nga egoizmi primitiv faqe 9

Rreth 5000 të rinj përdorin drogë

Droga në fokusin e rinisë Rreth 5000 të rinj përdorin drogë Flasin “skllevërit” e “vdekjes së bardhë” faqe 6

5 nëna kanë braktisur fëmijët

Krahas shtimit të numrit të lindjeve shtohet dhe ai i aborteve 5 nëna kanë braktisur fëmijët Krahas shtimit të numrit të lindjeve shtohet dhe ai i aborteve faqe 7

Jeta e të “damkosurve” nga ligji

Liri e dhunuar brenda mureve të burgut Dënimi është mjeti i fundit që shoqëria përdor për të ndëshkuar. I burgosuri mund të jetojë i vetëm në një qeli, por zakonisht ata bashkëjetojnë kolektivisht nëpër kapanone ose dhe 3-4 veta nëpër qeli të mëdha. Por sipas vëzhguesve të huaj që kanë vizituar para një viti burgjet shqiptare gjendja në këto të fundit është për të vënë duart në kokë. Mungojnë kushtet më elementare të higjenës personale, ushqimit, shërbimii mjekësor, etj. Edhe pse këto kohë e fundit janë bërë përpjekje nga ana e Administratës së Burgjeve për të përmirësuar sistemin e trajtimit të të dënuarve, përsëri tabloja e jetes së tyre është e zymtë. fage 4