Ruli: vetëm Berisha dhe Meksi mund të provojnë pafajsinë time
Mbrëmë - mbledhje e grupit parlamentar të PD
Pasi nuk u gjet arra, u vendos që të ajo thyhej. Kjo nuk është përrallë por është historia e PD, gjatë këtyre tre viteve në pushtet, histori e cila u përsërit edhe mbrëmë në mbledhjen e grupit parlamentar mbi “çështjen Ruli”.
“Në prag të Vitit të Ri, Genc Ruli dhe Rexhep Uka u akuzuan për korrupsion në lidhje me drurin e arrës, ndërsa 22 ditë më vonë, të djelën, ish-ministri i financave, u kërkua si i pandehur nga Gjykata e Tiranës, për skandalin Arsid. Mbledhja e djeshme ishte një prolog i votimit të mundshëm për heqjen e imunitetit të Genc Rulit, votim i cili do të kryhet së shpejti në parlament. Ne nuk duam që deputetët gjatë votimit të influencohen nga qëndrimi i kryesisë së partisë demokratike, tha mbrëmë Eduard Selami. Secili kur të japë votën për Rulin le të drejtohet nga ndërgjegja e tij. Vetë Ruli mbrëmë ka deklaruar Gjyqësit e duke rritur listën e të pandehurve në procesin Arsidi e [?] Hajdari: Berisha duhet ta hedhë medaljen Arsidit publikisht foto A. BABANI turbullon dhe e çon atë drejt moszgjidhjes. Vendimi i Gjykatës për të më thirrur mua të pandehur bazohet mbi pandëhma dhe hipoteza jologjike, mësohet të ketë thënë ish-ministri. Kjo klimë po e çon vendin drejt gjyqeve politike të viteve 46-48, tha Ruli i cili vuri në dyshim vullnetin dhe mundësinë e vetë PD për të zgjidhur nyjen Arsidi. Si rezultat i aventurave me borxhin e jashtëm, qeveria shqiptare duhet të paguajë edhe 600 000 dollarë humbje ndaj një tjetër negociatori të borxhit, me emrin Peter Earl. Gjatë mbledhjes
Hajdari: Berisha duhet ta hedhë medaljen e Arsidit publikisht
Shehi: Dëshmoj se Genc Ruli është shmangur qëllimisht nga negocimi i borxhit të jashtëm
Ruli apeloi emrat e dy njerëzve të cilët mund të dëshmojnë pastër pafajësinë e tij në lidhje me skandalin Arsidi. Sipas Rulit, ata të dy quhen: Sali Berisha dhe Aleksandër Meksi. Megjithatë çdo gjë varet nga vullneti i tyre. Thirrjen e Rulit si i pandehur zëvendëskryeministri Dashamir Shehi e quajti si sulm ndaj institucioneve. Unë tha Shehi mund të dëshmoj se gjatë kohës që kam qenë koleg me Rulin, ai është shmangur qëllimisht nga negocimi i borxhit të jashtëm. Dhe sipas Shehit kjo është bërë nga persona që ishin mbi ne të dy të cilët nuk e konsideronin Rulin si njeri të besuar. Ndërsa deputeti Azem Hajdari, mësohet të ketë thënë se ka njerëz në PD që e dinë sekretin e 1.6 milion dollarëve të zhdukur dhe ata duhet të flasin. Berisha, shtoi Hajdari duhet ta hedhë publikisht medaljen e Arsidit. Nga të gjithë deputetët e pranishëm askush nuk iu kundërvu Rulit, dhe të gjithë i oratuan punën e ngadalët të Prokurorit Alush Dragoshi i cili nuk po sjell në parlament Dosjen e drurit të arrës. Por sic duket arra tashmë është drejt thyerjes. Votimi për imunitetin e Rulit vetëm se do të tregojë se kush është ai që do ta thyej arrën: Berisha apo Ruli.
foto A. BABANI
Tiranë
Ndalohen 2 policë të repartit 313
Flinin në qelitë e të arratisurve
Arratisja e 15 janarit dhe masat ekstreme të marra nga Ministria e Brendshme dhe ajo e Drejtësisë nuk kanë mundur megjithatë të vrasin pagjumësinë e dy policëve të Burgut të Tiranës të cilët u kapën duke fjetur në natën e 22 janarit. Ndaj policëve të cilët u gjetën nga përgjegjësit e rojeve të turnit të II në orën 1 pas mesnate duke fjetur pikërisht në krevatet e qelisë bosh të të dënuarve që ishin arratisur u mor masa e ndalimit ndërkohë që organi i Prokurorisë Ushtarake të Tiranës ka filluar hetimet. Edhe mbi këta të dy, ashtu si mbi 15 policët e parë të arrestuar për moskryerjen e shërbimit natën e 15 janarit, mund të rëndojë qysh sot në rast se Prokuroria Ushtarake vendos për ta masën e arrestit “akuza e shkeljes së rregullave të shërbimit të rojës”. Sidoqoftë veprimi i dy të ndaluarve të ditës së dielë edhe pse nuk ka lidhje me arratisjen e 20 të burgosurve, ngre një re të madhe dyshimi mbi seriozitetin e masave të sigurisë të ndërmarra ditët e fundit pas ikjes nga burgu i kryeqytetit të të dënuarve.
“Arsidi” kërkon koka të tjera
Edhe tre ish ministra mund të vihen në ndjekje penale
Vendim i trupit gjykues për kthim të dosjes Arsidi për hetime të mëtejshme
Edhe tre ish ministra mund të vihen në ndjekje penale faqe 3
Vendim i trupit gjykues për kthim të dosjes Arsidi për hetime të mëtejshme faqe 2
Selami në kërkim të postit të kryeministrit
-“PD është larg elektoratit”
-“Nuk do marr pjesë në zgjedhjet e ardhshme nëse nuk zgjidhet problemi i energjisë elektrike”
faqe 3