25/01/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

25 janar 1995

Socialistët do ta mbrojnë Rulin me kusht

Dokle : E dimë që Berisha është i përzier në “çështjen Arsidi”, por ne duam që Genc Ruli të flasë Në rast se PD çahet, vetëm PS mund ta mbrojë ose burgosë Rulin A ndryshon qëndrimi i PS nga ai i kryetarit të tyre ndaj Rulit FATOS NANO mbi skandalin e 1.6 milion $ dhe Genc Rulin Dorëheqja e Rulit mendoj se është një lëvizje pokeri, lojë që ai e luan jo keq, edhe jashtë rregullave të caktuara nga “pronari i kazinosë”. Me potin 1,6 milion dollarë të “Çështjes Arsidi”, pronari i dekoruar u zemërua keq përpara bllofit publik, por pikërisht në këtë çast, Ruli, që ka nisur t’a përdorë edhe kompjuterin, do të ketë nxjerrë “asin nga mënga” dhe kjo dorë u mbyll me “pass”. Përkoi hëssisht. Më në fund, emërimet e Shehut e të Vrionit, shprehìn faktin se PD-së po i mbetet segmenti shtetëror, grushti i besnikëve që, ashtu si Berisha, duhet të bëjnë zap partinë dhe elektoratin me anën e pushtetit shtetëror. Prandaj në vend që të përparojë shteti ligjor, në institucionet e tij bëhet politikë dhe propagandë partiake. Intervistë e F. Nanos për KJ, Burgu i Tiranës, dt 16/01/1994 Fatos Nano, Genc Ruli dhe Sali Berisha duke diskutuar për krijimin e Qeverisë së Stabilitetit

Qendra e Tiranës skuqet nga gjaku

Atentat në lokal, vritet Arian Hoxha Arrestohet një adoleshent, vrasës me pagesë? Atentat në një lokal në zemër të kryeqytetit, por këtë herë viktima është një personazh tepër i njohur: Arian Hoxha nga Yzberishti. Ka mjafuar vetëm një e shtënë pistolete mbi kokën e Arianit,mbërthyen e së dielës që 23 vjetët e jetës së tij të shuheshin menjëherë. Ndërkohë forcat e rendit të komisariatit nr 3 kanë ndaluar një adoleshent mbi të cilin rëndon akuza e vrasjes. Funerali i viktimës, kryer pasditen e së hënës, bllokoi segmentin e “Rrugës së Kavajës” nga fabrika e Birrës deri tek varrezat përgjatë së cilës kortezhi i gjatë i njerëzve eci më këmbë për rreth 1 orë. Arian Hoxha, baba i dy fëmijëve rreth orës 21 të së dielës ishte duke dalë nga “Kolomboja”, një lokal i dorës së parë i cili ndodhet në qendër të Tiranës, në afërsi të Ministrisë së Mbrojtjes, kur një adoleshent afrohet rrufeshëm drejt tij dhe e godet atë në kokë me një të shtënë pistolete. 23 vjeçari ka rënë menjëherë përtokë, pa jetë përmes britmave plot tmerr të klientëve që ndodheshin në atë orë në lokal. Ndërsa atentatori ia ka mbathur. Por një veprim i shpejtë i policisë së Komisariatit të Policisë nr.3 ka bërë të mundur kapjen e tij. Sidoqoftë në polici dhe më pas në hetuesi, adoleshenti nuk ka pohuar të ketë vrarë Arianin. Është e mundshme që atentati i së dielës të jetë kryer për hakmarrje,ashtu siç është e mundshme që autori i vrasjes të jetë një killer. Megjithatë nëse atentatori ka kryer vrasjen i joshuar nga një shumë e madhe parash që mund të jenë vënë për t’i marrë jetën A.Hoxhës apo i shtyrë nga shkaqe të tjera, këtë do ta ndihcojë organi i Prokurorisë. Ndër ato pak gjëra që dihen për jetën e Arianit, në biografinë e tij është e regjistruar edhe një rast plagosje kryer pak vite më parë. Ariani ka plagosur me gërshërë një të ri nga Selita,ndërsa ky i fundit e ka plagosur atë në këmbë duke e qëlluar me pistoletë. Viktima u përcoll në banesën e fundit pasditen e së hënës. Një funeral që të kujton atë të Gazmend Muçës. Me mijëra njerëz. Në krye të kortezhit qëndronte policia e cila “pastronte” trafikun në “Rrugën e Kavajës”, që të çonte tek varrezat e kryeqytetit. Si rrallëherë kortezhi nuk përbëhej nga vargu i makinave,por nga ai i njerëzve të cilët e mbajtën në krahë për rreth një orë arkivolin me trupin e viktimës që nga Yzberishti deri në varreza. D. Z.

Fillon procesi ndaj Arben Likës

Ngarkesa e cigareve “Arda” uli në bankën e të akuzuarve deputetin Filloi dje paradite procesi ndaj Arben Likës dhe tre të pandehurve të tjerë, Dashnor Shemo, Hajredin Halili dhe Edmond Meçe. Në seancën e djeshme përpara se të lexohej aktakuza u kërkua nga Z.Mark Pellumbi, avokati i protagonistit e gjyqit ndaj Arben Likës të administrohej në dosjen gjyqësore edhe “letra e Arben Likës drejtuar Presidentit ku shpjegon mekanizmin e historisë” që e çoi atë në burg. Kjo kërkesë u pranua nga Kryetari i trupit gjykues z.Artan Zeneli, por me kusht që letra t’i paraqitet trupit gjykues në momentin e fundit të hetimit gjyqësor kur të bëhej administrimi i provave shkresore. Mbrotësit i aktakuzës, Dritan Ribaj paraqiti rrugën që kishin përshkruar ngarkesa prej 633 kolive të cigareve “Arda” nga Greqia në Kakavijë ku u bë edhe sekuestrimi i tyre. Sipas prokurorit Ribaj, Arben Lika ish deputet i PD-së dhe Kryetari i Federatës së Rinisë dhe Dashnor Shemo aktivist i kësaj Feder-ate, akuzoheshin për kontrabandë dhe falsifikim të dokumentave zyrtare, pasi në bashkë-kupimin nën okelion e ndihmave humanitare kishin futur në Shqipëri mall kontrabandë me vlerë rreth 3 milion lekë. Ndërsa dy të pandehurit e tjerë Hajredin Halili dhe Edmond Meçe akuzoheshin vetëm për kontrabandë. Të pandehurit nuk e pranuan aktakuzën. Procesi vazhdoi më pas me pyetjet e dëshmitarëve. Z. D