Italiani Amato është caktuar si negociator nga Pashko, në atë kohë zv.Kryeministër i R.Alisë dhe S.Berishës
faqe 2
Flota shqiptare dhe ajo amerikane në Adriatik
Fillojnë manovrat shqiptaro-amerikane “SAREX 95”
faqe 3
Arsidi në momentin e varjes së dekoratës në qafën e Berishës
Berisha, 3 vjet i vonuar në idetë e tij
-Berisha e stafi i Buçpapës kanë një të kaluar më negative se Alia e stafi Çobani në RTV pas dhjetorit ’90
faqe 2
Shtyhet mbledhja e komisionit për çështjen Ruli-Uka
Die në parlament
Shtyhet mbledhja e komisionit për çështjen Ruli-Uka
-Mendohet se deputetët do të presin kthimin në atdhe të Berishës e Arbnorit
Ka filluar dje mbledhjen e tij komisioni i Mandateve të Kuvendit Popullor për të shqyrtuar dokumentat e ardhura këtij komisioni nga Prokuroria e Përgjithshme lidhur me çështjen e drurit të arrës në të cilën prokuroria mendon se ka prova për shpërdorim detyre edhe ndaj deputetëve Ruli dhe Uka. Ndërkohë, kjo prokurori ka lënë të kuptoje se ndaj ish-ministrave Ruli, Uka e Hoxha mund të vërtetohet edhe përvetësimi i pasurisë shtetërore për llogari të firmës Ital-Alba. Në mbledhjen e komisionit përsëri është kërkuar thirrja në këtë komision e prokurorit të përgjithshëm A. Dragoshi si dhe e deputetëve të implikuar për të dhënë shpjegime të tjera. Nuk dihet nëse do të shkjojnë në këtë mbledhje personat e kërkuar nga ky komision, ndërkohë që mbledhja është shtyrë për t’u zhvilluar javën e ardhshme. Zëra të ndryshëm thonë se materialet që prokuroria i ka dërguar komisionit vërtetojnë faktin se duhet t’i hapet rrugë drejtësisë, çka do të thotë njëkohësisht edhe heqje e imunitetit të deputetëve në fjalë. Por hezitimi i nje vendimi të tillë sidomos nga anëtarët e shumicës në këtë komision që e përbëjnë deputetë të PD-së, thuhet se ka të bëjë pikërisht me faktin se për një problem të tillë nuk ndodhen në atë moment as presidenti i Republikës Berisha, as kryetari i Kuvendit Popullor Arbnori. Nuk duhet lënë në harresë edhe fakti tjetër se pikërisht të Dielën zhvillohet mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD-së, për çka mund të ketë edhe reagime nëse do të ndërmerrej ndonjë hap në këtë fushë.
Siç duket, çështja ka kaluar totalisht në shina politike përderisa edhe deputetë të opozitës po përkrahin një procedurë e tillë të gjatë, çka pozita nuk e bën për të hequr imunitetin e liderit socialist F. Nano.
foto ARMANDO BABANI
Fotoja paraqet tre burra pranë flamujve shqiptar dhe amerikan.