Dje në parlament: Mbi mocionin e 27 deputetëve
-Me vetmbrojtjen e tij të paligjshme, ai ligjëron paligjshmërinë e veprimeve të tij
Arbnori: Ky mocion nuk ka bazë ligjore
faqe 2-3
Opozita pro hapjes së RTV private
Presidenti Berisha pyet: "Të hapim apo jo televizione private"
faqe 2
Berisha në fitoret mbi fashizmin shkon vetëm me pishtarë (!)
Heqja e dekoratave është koncesion për të Djathtët
faqe 3
Digjet kryetari i PD në fshat
Korçë
- Janë ndaluar rreth 25 persona
Inkuizicion partiak apo hakmarrje e egër personale. E vërteta është zhytur në thellësitë e misterit ndërkohë që fakti është rrënqethës. Kryetari të PD në fshat i është vënë zjarri pas goditjeve ndoshta vdekjeprurëse në trup. Episodi tragjik i kësaj ngjarjeje ka ndodhur në fshatin Gjonomadh ditën e hënë rreth orës 16.00, kur 56 vjeçari Gazi Lule në funksionin e kryetarit të PD së këtij fshati është gjendur pothuajse i djegur. Sipas dëshmisë së fshatarëve Lule ishte duke transportuar plehun me mushkë. Dhe ka qenë pikërisht kafsha që ka dhënë e para në shtëpi sinjalin e mandatës. E kthyer përsëri me ngarkesë mushka ka ngjallur tek gruaja e viktimës mendimin e fatkeqësisë. Trupi i rrudhosur nga djeget, i gjetur fillimisht nga bashkëshortja është dërguar në spital për ekspertizat e rastit. Ka qenë ndoshta detyra partiake e viktimës që forcat e rendit të vepronin pa shumë bujë ndonëse janë marrë të gjitha masat rreth incidentit. Nga fshati i rrethuar për disa orë prej forcave speciale dhe policisë kriminale kanë dalë 25-30 persona të shoqëruar në polici. Hetimet paraprake kanë zbuluar goditje me mjete të forta në kokën e Lules të cilit me pas i është vënë zjarri me lëndë djegëse. Ende nuk janë konfirmuar shkaqet e kësaj vrasjeje ndërkohë që pala e hetimeve vazhdon të shtojë veprimet disa persona të dyshuar për deliktin e dyshimtë.
GËZIM ASHIMI
Futbolli në Shqipëri: “STOP!”
Sot në Tiranë aktivi kombëtar për ndalimin e dhunës në sport
faqe 14 nga Adriatik Dosti
Klint(on) për Serbinë dhe gis(h)toja...
- Të nderuar udhëheqës, mos na gënjeni, se mandej vjen gis(h)toja dhe tregon të vërtetën
faqe 5