Pengu i vogël rikthehet në familje
Për 60 orë i lidhur këmbë e duar, por jo i keqtrajtuar
Erion Nushi tregon tmerrin e tre ditëve “Gojën ma hapnin vetëm kur haja bukë”
Erion Nushi tregon tmerrin e tre ditëve
“Gojën ma hapnin vetëm kur haja bukë”
-Erion, është folur shumë rreth rrëmbimit tuaj mëngjesin e së martës. Po në të vërtetë, si ndodhi?
-Më kapën dy veta, më zvarritën derisa më futën me forcë në makinë ku ishte dhe një tjetër. Dhe atje më hodhën një batanije në kokë, më lidhën duart me litar dhe më çuan në një shtëpi private në njekatështe, rreth 5 minuta nga shkolla ime.
-Dhe në atë shtëpi ke ndenjur këto tre ditë?
-Po. Kur më çuan në shtëpi m’i zgjidhën duart, pastaj m’i lidhën përsëri me litar. Madje jo vetëm duart, por edhe këmbët.
-Po ju s’bëtë ndonjë përpjekje për të ikur. Nuk bërtitët fare?
-Bëra, por nuk munda se ata ishin të mëdhenj. Pastaj unë s’kisha si bërtisja se ata m’i kishin lidhur gojën dhe sytë, herë me një këllëf jastëku herë me çarçaf. Gojën e kisha të lirë vetëm në ato minuta kur më jepnin për të ngrënë.
-Dhe gjatë këtyre ditëve nuk more vesh asgjë ç’bëhej në familje?
-Jo. E si mund ta dija. Unë isha i izoluar.
-Në rast se do t’i shikoje rrëmbyesit e tu, do t’i njihje?
-Jo.
-Të keqtrajtuan?
-Jo, fare. Vetëm se më kishin lidhur duart, këmbët, gojën e sytë.
-Po në ç’mënyrë u braktisën?
-Më morën nga shtëpia ku më mbanin mbyllur, më mbuluan kokën me çarçaf dhe më lanë tek një rrugicë afër hotel “Arbana”.
-Pas kësaj që ndodhi, ç’do të dëshiroje më shumë të bëje?
-Të rikthehem në shkollë si më parë.
Grabitësit e kishin mbyllur në një shtëpi pranë vendit të rrëmbimit
Mbrëmë Erioni i rikthen gëzimin nënës, babait dhe vëllait të tij të vogël
foto A. BABANI
Grabitësit e kishin mbyllur në një shtëpi pranë vendit të rrëmbimit
TIRANË - Rrëmbyesit e Erion Nushit më në fund lëshojnë pe. Pas 60 orë përpjekjesh të dëshpëruara për t’i shtënë në dorë 200 mijë dollarë në shkëmbim të jetës së 11 vjeçarit, dje në mbrëmje ata e kanë braktisur në rrugë pengun e tyre të vogël dhe tashmë gjithë përpjekjet i kanë fokusuar vetëm në një pikë: të shpëtojnë lëkurën e tyre, e cila pa pengun duket se nuk vlen shumë.
Një fishkëllimë e madhe gëzimi ka shpërthyer dje në mbrëmje, në orën 20.00, në shtëpinë e Erionit, kur pengu 11-vjeçar kishte trokitur në derën e apartamentit të tij. Dhe nëse përgjatë këtyre tre ditëve dera e apartamentit të tij ishte hapur me ankth e shpresë bashkë, dje në mbrëmje sikur ka trokitur një mrekulli e rrënë nga qielli. Ishte Erioni, që pasi kishte ecur me këmbë disa kilometra nga Hotel Arbana, pranë të cilit rrëmbyesit e kishin flakur mbi asfalt, mbushi plot me dritë shtëpinë e rëndë në zi qysh mëngjesin e së martës kur vogëlushi ishte rrëmbyer dhunshëm fare afër shkollës së tij “Dora D’Istra”. Dhe ajo që tregon Erioni, në zërin e fytyrën e të cilit ende nuk janë shuar gjurmët e tmerrit, është vërtet një histori tronditëse. Ai ka kaluar 60 orë duke qenë gjithnjë nën mbikqyrjen e “pakomprometueshme” të të liruarve dhe këllëfit të jastëkut, me anën e të cilit banditët i kishin lidhur përveç duarve e këmbëve, edhe gojën e sytë e tij. Por ai nuk ka mundur të shquajë me hollësi tiparet e grabitësve pasi që kur e futën forcërisht në makinë ia mbuluan sytë dhe krejt kokën me një batanije.
“Ajo që i ndodhi tim biri nuk do t’ia dëshiroja t’i ndodhte as fëmijëve të rrëmbyesve”, është shprehur disa orë pas rikthimit në shtëpi të pengut të vogël, nëna e tij, Vilma.
E megjithatë banditët nuk i kanë prekur asnjë qime floku Erionit. Përkundrazi e kanë ushqyer mirë. Madje kishin siguruar për të edhe një “shtrat komod” në një dhomë të vetmuar tek një shtëpi private brenda kryeqytetit ku e mbyllën për tre ditë me rradhë. Me sa duket ata kishin vendosur që fëmijën ta dorëzonin tek prindërit si kokrra e mollës, por ama pasi t’i kishin marrë
(vijon në faqe 2)
ZAMIR DULE
Mbrëmë Erioni i rikthen gëzimin nënës, babait dhe vëllait të tij të vogël foto A. BABANI
Opozita vendos kushte për Kushtetutën
Një vit pas dështimit të Referendumit - Po luhet ende me Kushtetutën
Në qoftë se duan të bëjnë vërtetë Kushtetutë le të respektojnë atë paketë ligjesh që kemi, të respektojnë kapitullin e lirive dhe të drejtave të njeriut. Për sa kohë mbetet në fuqi një ligj që cënon të drejtën e zgjedhjeve që është fondamenti i një shteti, ekuivalent nga rëndësia me Kushtetutën, atëherë nuk ka përse të bashkëpunojmë me një parti antikushtetuese, me një President antikushtetues, me një Pjetër Arbnor që drejton një seancë ku dhunohet Kushtetuta. Nëse duan demokraci dhe Shqipëri të arnuar atëherë nën 3 të ligjit për genocidin, të pranojnë konsensusin për ligjin elektoral dhe konsensus për Kushtetutën. Ose ka konsensus dhe bashkëpunim real ose lojë politike. Po të ketë konsensus le t’i realizojmë këto që themi. Po ka lojë politike secili le të bëjë lojën e vet.
Flasin deputetë të PD, PS, PSD, AD
faqe 3,7
Dje në Parlament Miratohet dekreti i Presidentit për kompensimin e ish-pronarëve
Dje në Parlament
Miratohet dekreti i Presidentit për kompensimin e ish-pronarëve
U miratua dje pasdite në parlament, dekreti i Presidentit Berisha “Për kompensimin e ish-pronarëve të tokës bujqësore, pyjore dhe trojeve të zëna, me troje në zonat turistike dhe në qendrat e banuara”. Ky dekret, sipas qeverisë, bën rregullime teknike të ligjeve të mëparshme dhe ndryshon në mënyrë thelbësore “Ligjin për kompensimin në vlerë të ish pronarëve të tokës bujqësore”. Pas këtij dekreti që hyri në fuqi menjëherë, kompensimi ish pronarëve nuk do të bëhet vetëm me toka por edhe me hotele, me troje në zonat turistike dhe në qendrat e banuara. Gjithashtu dekreti bën një ndryshim në ligjin “Për kullotat dhe livadhet”. Në qoftë se kullotat dhe livadhet ndodhen brenda vijave kufizuese me interes për zhvillimin e turizmit, ish pronarëve ose trashëgimtarëve të tyre do t’u jepet kompensim në të holla, ose në zona të tjera të banuara. Dekreti i Presidentit, u miratua nga Partia Socialiste pa asnjë vërejtje, megjithëse pjesa më e madhe e grupit dhe kryetari Dokle nuk e kishin parë akoma atë. Ndërsa grupi parlamentar i PD-së propozoi dhe miratoi disa ndryshime, me autor zotin Kopliku. Grupi i PD e hoqi nga dekreti formulën e kompensimit në të holla, për raste të veçanta. Dekreti parashikon që kompensimi në natyrë të bëhet me të njëjtën vlerë që është parashikuar në të holla. Kjo pikë e Ligjit “Për kompensimin e ish pronarëve...”, ishte pika më e kundërshtuar nga vetë ish pronarët. Shoqata e tyre nuk ka qenë dakort me vlerën e propozuar nga parlamenti. Ky ndryshim mund të shkaktojë kundërshtime më të shumta.
E.A
Pas denoncimit të oficerit të SHIK, Ylber Meraja Hapet çështje penale ndaj drejtorit të “KJ”
Pas denoncimit të oficerit të SHIK, Ylber Meraja
Hapet çështje penale ndaj drejtorit të “KJ”
Oficeri i SHIK, Ylber Meraja ka bërë kallzim për ndjekje penale për drejtuesin e gazetës “Koha Jonë” për shpifje të bërë publikisht. Padia është bërë për një artikull të botuar në gazetën “Koha Jonë” me 8 Korik të vitit të kaluar me autor gazetarin e njohur Arian Çani. Gjatë gjithë kësaj kohe oficeri i SHIK nuk është kujtuar as ta përgënjeshtrojë apo të bëjë padi, porse gjendet momenti politik dhe prokuroria e Tiranës ia merr menjëherë në konsideratë kallzimin dhe hap çështje penale për këtë problem. Çështja do të kalojë në Gjykatën e Tiranës.