Vidhen 30 kg platin
400 milion lekë vlera e sitave të platinit të vjedhura
Një bandë hajdutësh sulmon kombinatin azotik të Fierit
Ndalohen tre punonjës
Shënohet në anlet e policisë vjedhja më speciale dhe shifra marramendëse, 400 milion lekë. Në kompleksin industrial të azotikut janë vjedhur natën e ditës së premte sitat prej platini që shërbenin si katalizatorë në reaksionet e prodhimit të nitrat amonit. Vjedhësve u është dashur të presin mburojën e bravës së portës së jashtme, bravën e portës dhe të shpërthejnë kasafortën.
faqe 2
Kombinati azotik Fier
PAD shpall kandidatët për deputetë
Keko: Duhet vrapuar drejt Qendrës
Sot: Asambleja e AD diskuton programin elektoral
Një listë kandidatësh për zgjedhjet lokale e ato parlamentare, përcaktimi i detyrave të komisioneve elektorale në çdo zonë, një rezolutë e Presidencës në lidhje me vizionin politik dhe prononcimet elektorale gjatë fushatës, një përfaqësim sa më i mirë i rinisë në strukturat e partisë si dhe disa ndryshime statutore, pritet të diskutohen në mbledhjen e radhës së Asamblesë Kombëtare e PAD, do t'a zhvillojë sot paradite.
faqe 3
100 mijë dollarë shkelje në Kasacion
Brozi: Të përgjigjet shefja e financës. Me kohë kam kërkuar shkarkimin e saj
Ministria e Drejtësisë kontrollon Kasacionin
Pushteti me akuzën "Përvetësim dhe shpërdorim fondesh" po mban prej dy vjetësh në qelitë e burgut kryetarin e opozitës, duke menduar se është e prekstisur i justifikuar në sytë e botës, pasi nuk ka ngatërruar politikën me hajdutët. E njëjta skemë duket se do të funksionojë dhe për Brozin i cili tashmë nuk është më kryetar si Nano. Dhe Amerika se ka se bashku me Evropën së shpejti do t'a kuptojnë se pas Brozit i gjykatës paskësh qënë Brozi shpërdorues dhe përvetësues.
faqe 3
Aksidentohet afër Artës
Mbrëmë 21 vjeçari Sokol Beqa pas operacionit të suksesshëm ndodhet jashtë rrezikut
Poliçan-Janinë: Pas 120 orëve rrugëtim me këmbë
Nuk ka mundur të punojë asnjë ditë për të sjellë të ardhurat nga puna e refugjatit, megjithë lodhjen e stërmundimshme. Pasi ka rrugëtuar me këmbë për 120 orë, në afërsi të qytetit të Artës dje në mbrëmje është aksidentuar me një makinë 21 vjeçari Sokol Myqitimi Beqa nga Poliçani i Skraparit. Është nisur që ditën e hënë por rruga e gjatë ka qënë e mjaftë vetëm deri në momentin që ka pësuar aksidentin. Menjëherë është dërguar në spitalin e Janinës ku edhe i është dhënë ndihma mjekësore. Po mbrëmë, në orën 20.00 i aksidentuari S. Beqa ka dalë nga salla e operacionit të spitalit "Haxhi Kosta" të Janinës, operacion që falë punës së lavdërueshme të mjekëve grekë ka përfunduar me sukses të plotë. Tashmë i riu ndodhet jashtë rrezikut në spitalin e Janinës.
E.S
Të djathtët kundër Berishës
Godo: "Me këtë ligj largoijmë investitorët që kanë ardhur"
"Ligji ka frymë dhe përmbajtje leniniste"
Pas miratimit të dekretit për kompensimin e ish-pronarëve
faqe 3
Ndal terrorit ndaj gazetarëve
Drejtues të gazetave denojnë aktin terrorist ndaj drejtorit të "KJ"
Kur opinioni publik shqiptar ende i shte nën ankthin e tmerrshëm të rrëmbimit të Erjon Nushit, një dorë sadiste ka vënë në pragun e shtëpisë së drejtorit të gazetës "Koha Jonë", N. Lesi një pako të mbushur me lëndën e tmerrshme të tritolit....Terroristët e kriminelët kanë vetëm një emër... terroristë, kriminelë. Është kërcënuar seriozisht liria e qytetarit, liria e gazetarit, liria e fëmijëve, liria e tregtarit, liria e politikantit, por edhe e shtetarit. Sepse kriminelët kanë vetëm një emër... Lufta ndaj tyre duhet të jetë preokupimi serioz i shtetit, i të gjithëve.
faqe 4
10 mijë dollarë për informacionin më të saktë
Pas atentatit në shtëpinë e N.Lesit
Në mënyrë që të hidhet dritë dhe të gjënden autorët e këtij akti terrorist ndaj familjes time, vë në dispozicion të informatorit më të saktë shumën prej 10 mijë dollarë, si dhe faljen e një apartamenti dy dhomë e një guzhinë në Tiranë. Siguroj se në ruhet fshehtësia e informacionit që do të jepni. Çdo informacion tjetër që do të vërtetohet se ka qënë i saktë shpërblehet në një shumë tjetër, gjithashtu të konsiderueshme. Për çdo informacion do të kontaktoni me Myslim Muratin dhe Gjin Lesaj. Kontaktimi me telefon nuk ka siguri, pas përgjohen, megjithatë për çdo rast kam këto numra: Telefon dhe fax 33274 dhe 33016-Tiranë dhe 238 në Lezhë.
NIKOLLË LESI
Nesër EKSPRES SPORT
Gjithçka për javën e dhjetë të Kampionatit Kombëtar të futbollit vetëm disa orë pas përfundimit të tij
Sot në AKS
Ernesto Sabato anullon udhëtimin për në Shqipëri
Vdekja e djalit bënë pengesë
Çaku i parë i filmit "Koloneli bunker"
Në korije' kryevepra e nobelistit japonez Akutagava
Për herë të parë në shqip Danillo Kish
Xhim Morrison: Shoqëria jonë krenohet për ndrydhjen e impulseve dhe instikteve natyrale
Roma një muze gjigand veprash arti