Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

E Martë 7 Nëntor 1995

Partitë kërkojnë minoritetin

Fushata të PS dhe PAD në Jug. PBDNJ irritohet Melo sulmon PS për Marksin Ceka: “Deputetëve të PBDNJ ende nuk u ka dalë frika nga shteti” Duke parë lëkundje në elektoratin e minoritetit, të cilin e konsideron si ekskluzivitet të partisë së tij, duke parë edhe fushatat intensive që po marrin disa parti të opozitës në minoritet, Melo i sulmon dhe PS në të njëjtën pikë ku e sulmon edhe Berisha, tek Marksi. “Është e papranueshme që një parti të ketë ende Marksin në program, mbi filozofinë e të cilit u ndërtua krimi 50 vjeçar në Shqipëri. Njerëzit kanë alergji nga emri i tij. Elektorati im nuk do ta pranonte bashkëpunimin me një parti të tillë”. faqe 3
Melo Ceka Izak Rabin Marksi Jug Shqipëri

Kapen 6 kilogram hashash

Policia greke arreston shoferin e maunes me targë shqiptare KAKAVIJË - Vazhdon fluksi i binëve narkotike në drejtim të Greqisë. Nuk janë vetëm veturat dhe autobusët e linjes Kakavijë - Athinë, automjetet me të cilat trafikantët çojnë bimën narkotike canabis-sativa drejt tregut më të madh të saj në Ballkan, kryeqytetit grek. Dy ditë më parë në doganën greke të Kakavijës në kabinën e një maunje u gjetën 6 kilogram canabis. Sasinë e bimëve narkotike trafikantët e kishin fshehur në kabinën e një maunje frigoriferike 25 tonëshe të tipit “Volvo” me targë të Sarandës. Pasi zbuluan sasine e drogës, autoritet policore greke ndërmorën menjëherë masën e arrestit për shoferin duke e përcjellë atë për hetime të mëtejshme në rajonet e policisë së Janinës. Ndërkohë bëhet e ditur se krahas tre postblloqeve të ngritura në segmentin prej 60 kilometrash të linjës Kakavijë - Janinë, ku shërbimi antidrogë i policisë ushtron kontrolle të imëta mbi të gjitha makinat e dyshimta, në pikën e Kakavijës gati të gjitha makinat i nënshtrohen një kontrolli të rreptë, çka ka bërë që radhët e makinave që presin të lëvizin në të dyja anët e kufirit të shtohen akoma dhe më tepër. ILIR BABARAMO
E.T Kakavijë Greqi Athinë Ballkani Sarandë

Krijohet shtabi i urgjencës

Masa të menjëhershme pas keqësimit të motit Vajguri dhe gazi kundër korentit Afro 8 000 banorë të zonës malore, rreth e qark kryeqytetit, si në Zall-Bastar, Shupal, Shëngjergj, Shkallë, Shënri etj, për 4 deri në 5 orë, e përjetuan keqësimin e papritur të motit, temperaturat e ulta dhe stuhinё, në kushtet dhe të mungesës së furnizimit me energji elektrike. Shtabi i urgjencës i krijuar me këtë rast mori masat e duhura për stabilizimin e furnizimit me energji elektrike, sidomos në drejtim të aeroportit të Rinasit, radiostacionit të Kasharit e në drejtime të tjera të qendrave të populluara. faqe 4
Zall-Bastar Shupal Shëngjergj Shkallë Shënri[?]

Berisha jep lamtumirën në emër të vendeve të Europës Lindore

Mbi 50 burra shteti në ceremoninë e varrimit të Rabin Krimton dhe gruaja e tij qetë dhe jep lamtumirën e fundit Rabin foto Reuters Dje në Jeruzalem u zhvillua ceremonia e varrimit të kryeministrit Izak Rabin, i cili u vra disa ditë më parë nga një student 25 vjeçar i fakultetit juridik, në një tubim kushtuar paqes në Lindjen e Mesme. Në ceremoni morën pjesë kryetarë shtetesh e kryeministra nga më shumë se 50 vende të Botës. Shumë prej tyre mbajtën nga një fjalim lamtumire për kryeministrin e vrarë. Nga një fjalim i shkurtër lamtumire u rezervua edhe për kryetarët e shteteve të pesë grupeve rajonale të OKB-së. Në emër të përfaqësuesve të grupit të shteteve të Europës Lindore, fjalimin e lamtumirës e mbajti presidenti shqiptar Sali Berisha. Të gjithë burrat e shtetit, që folën në këtë rast vlerësuan lart kontributin e Rabinit në nismën e paqes në Lindjen e Mesme, duke u shprehur optimistë për vazhdimin dhe çuarjen deri në fund të kësaj nisme. faqe 5
Izak Rabin Ilir Babaramo Sali Berisha Jeruzalem Lindjen E Mesme Europës Lindore

Arrestohet grua-vrasësi

Kishte therur gruan me thikë 2 javë më parë TIRANË- Gruaja e tij ishte varrosur 2 javë më parë, por nuk ishte “varrosur” autori i vrasjes së saj. 1 endur dy javë rresht në ilegalitet, Andrea Lagja, 41 vjeç, ka futur “qafen” në lakun e drejtësisë. Ai u kap pardje nga policia e komisariatit nr.2 dhe pse kërkimi ndaj Lagjes kishin filluar qysh më 22 tetor kur ishte zbuluar në banesën e tij, në lagjen nr.32, kufoma e masakruar e së shoqes, E.T, 32 vjeçe. A.Lagja i cili e kishte kryer krimin me një hanxhar, u shpreh në momentin e arrestimit se kur e kishte kryer vrasjen “kishte qënë i papërgjegjshëm”. Kjo është hera e tretë që ai provon qelitë. Më parë ka qenë 2 herë i dënuar. Ende nuk është precizuar motivi i vërtetë i krimit. Z.D
Z.D E.T Tiranë