Zgjerohet rrethi i genocidistëve
“Projektligji i seleksionimit të shqiptarëve”
Mbërrin në parlament projektligji për kontrollin e figurës së zyrtarëve e personave të tjerë
PS: Jemi gati të marrim pushtetin
Do të qeverisim më mirë se PD
Partia Socialiste duket se e ka marrë seriozisht betejën për marrjen e pushtetit. Ndërkaq, përfaqësuesit e saj i kanë lënë mënjanë thirrjet për prishje të mitingjeve nga organet e pushtetit dhe po dalin para elektoratit për t’i parashtruar atij alternativat e reja socialiste. Dje, në një Aktiv Kombëtar për problemet sociale, ata do t’i kanë premtuar popullit se nesër ai do t’i besojë votën, ata do të qeverisin më mirë se PD. Sipas diskutimeve socialiste, partia e tyre do të vazhdojë të zbatojë parimin e ekonomisë sociale të tregut dhe të lejojë konkurrencën e pronës private me pronën publike.
faqe 3
Sekti famëkeq kërkon 421 mijë dollarë
Shoqëria aksionere ishte shpërbërë para 6 muajsh
Menaxheri i Scientologëve padit në Gjykatë administratorin
“Scientologët” kërkojnë “shpagim”. Me një padi të ngritur me 421 mijë dollarë, autori i krijimit të shoqërisë aksionere, “A.B.H.”, Georg Hag, përfaqësues i scientologëve në Shqipëri, sekt me “kombi” amerikane që ka si profet pikërisht paranë, i është drejtuar Gjykatës së kryeqytetit për të vjelur ata që ai e cilëson si “pronë e tij”.
faqe 2
Burreli, ndoshta baza e parë amerikane
“Washington Post”, nxjerr në dritë "sekretin e madh"
Gazeta më e madhe e kryeqytetit të SHBA posaçërisht për Shqipërinë
Do të ngrihet në Shqipëri një qendër stërvitore, e cila në qofte se do të arrihet marrëveshja, “do të jetë baza e parë ushtarake e përdorët nga SHBA në një vend ish-komunist”- shkruan gazeta. Në artikullin e dy gazetarëve amerikanë vendi i ngritjes së qendrës së përbashkët stërvitore mbetet ende i papërcaktuar. Por ndoshta do të jetë Burreli, vendi ku do të ngrihet dhe baza e parë ushtarake amerikane
faqe 2
Një shqiptar vritet për 5 mijë dhrahmi
Trafi i doganës së Kakavijës është ngritur për të kaluar trupin i pajetë i një emigranti shqiptar në Greqi. Pak ditë më parë është vrarë në një nga rrugët e Athinës emigranti nga qyteti i Delvinës, Vebi Ballaci. Sipas disa të afërmëve të viktimës, të cilët e sollën trupin e tij për ta varrosur në vendlindje, motivi i vrasjes së Ballacit ka qenë grabitja.
Polici grek grabit emigrantët shqiptarë
faqe 4
Millosheviçi mashtron tregëtarët e karburantit
Policia e Shkodrës u bllokoi 65 mijë litra vajguri tregëtarëve që kishin besuar në heqjen e embargos ndaj Jugosllavisë
faqe 5
Paqja në Bosnje - zgjidhje e pakthyeshme
Diplomacia amerikane dhe NATO, faktor paqeje dhe ekuilibri në botë
Prononcohen përfaqësues të partive të ndryshme politike
Banorë të Sarajevës dje duke duke festuar në një demonstratë në qendër të qytetit, pas nënshkrimit të marrëveshjes në Dayton, para ndërtesës së Presidencës në kryeqytetin boshnjak ndërsa janë duke pritur arritjen e presidentit boshnjak Alija Izetbegoviç
foto REUTERS
faqe 7
Gjendet e vrarë një foshnjë dy javëshe
Ishte fshehur në një grumbull plehrash
! — faqe 2