Opozita feston 29 Nëntorin
Partitë politike, dy data për një festë
"Shqipëria nuk është çliruar akoma" deklaron Neritan Ceka
“Shqipëria nuk është çliruar akoma” deklaron Neritan Ceka Buqeta me lule dhe fishekzjarre në shi, dje në 28 Nëntor, për festën e pavarësisë dhe çlirimit, ndonëse kjo është festa është pritur në selitë e partive politike në orë dhe data të ndryshme. Por as fjala për ndërrim lufte nuk i kanë ndalur ish - partizanët të vendosin lule në Varrezat e Dëshmorëve, sipas preferencave, ndërkohë që homazhet vazhdojnë edhe sot. Asgjë nuk ka ndryshuar nga viti i kaluar, kur Parlamenti Shqiptar caktoi 28 Nëntorin, jo vetëm si festë të pavarësisë, por edhe të çlirimit kombëtar. Një vit më vonë partitë politike shqiptare vazhdojnë të festojnë të ndara ditën e çlirimit. “Kudo vendet çlirohen me luftë, vetëm ne e çlirojmë me vota të Parlamentit” shtoi Prof. Skënder Gjinushi, kryetar i PSD. Sot në mëngjes, së bashku me anëtarë të tjerë të partisë që kryeson prej disa vjetësh, ai do të bëjë homazhe për 29 Nëntorin, që sipas tij është dita e vërtetë e çlirimit të Shqipërisë. “Historianët nuk kanë paraqitur asnjë dokument për të provuar të kundërtën” - tha ai. faqe 2
Hungarezët kundër “gjenocidit”
Me një ligj të tillë, Gënz nuk do të ishte president i Hungarisë
faqe 2
Libër-pirat për diktatorin Hoxha
Me mijëra kopje të shitura ilegalisht
Jeta e “Shqiptarit Dinak” në fokusin e studiuesit anglez
Hoxha udhëhiqej nga nacionalizmi i rreptë. Del se ai ishte njëri nga dy burrat e shtetit bashkëkohës që De Goli i admironte më shumë... Ai ishte njeri me kulturë e kënduar... Njësoj si Stalini, edhe ai e kishte cilësinë e brutalitetit... porse nuk ishte brutal... Lista ak- tor i përkryer. Këtë aftësi si aktor ai e çershoi me një vendosmëri të palëkundur për të provuar se kishte gjithmonë të drejtë, por ishte dhe kokë- fortë që të vazhdonte e të vazhdonte, gjerisa i lodhte kundër- shtarët... Ai mund të piktur- ohëj fare mirë duke mbajtur në njërën dorë diktaturën proletariatit dhe në tjetrën llambën e arësimit” pre- mor. faqe 4
Janë “harruar” sekretarët e partisë
“Bamirësia” e PD me ligjin Çek të pastrimit të politikës
Ligji i Çekisë nuk përjashton nga e drejta e zgjedhjes asnjë shtetas, pavarësisht nga funksioni në të kaluarën
Me të drejtë ligji çek q[?] privon ish-agjentëve të sigurimit dhe bashkëpunëtorëve të tyre si dhe sekretarëve të partisë emërimin në poste të caktuara të administratës shtetërore, në ndërmarrjet me kapital shtetëror, median shtetërore, ushtri, shërbimin informativ kombëtar etj, por pa i’u hequr atyre të drejtën e zgjedhjes. Ndërsa me projektin tonë të hartuar nga kabineti i Meksit, hiqet automatikisht e drejta kushtetuese e zgjedhjes. faqe 2
350 marinsa amerikanë do të stërviten në Lurë
Përgatiten për dislokimin në Bosnje
faqe 4
Vështirësi për tregtarët shkodranë
Reflekset e para pas heqjes së embargos
faqe 5
Vritet pranë shtëpisë së Presidentit
Për vrasjen e 28 vjeçarit arrestohet një punonjës i SHIK-ut
TIRANE. - Adrian Lleshi, 28 vjeçari nga Tirana, ka gjetur vdekjen nga plumbi i një punonjësi të policisë sekrete. Dje në mbrëmje, pas disa minutave bashkëbisedimi me askëpër m[v?]iktimën, në derë të shtëpisë së Presidentit, një punonjës i SHIK-ut ka qëlluar duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të 28 vjeçarit Lleshi. Lajmin e bëjnë të ditur disa punonjës të Komisariatit Nr. 3 të Policisë së Tiranës. Mësohet se autori i vrasjes është ndaluar nga policia, por burimet nuk pranuan të japin emrin e tij dhe rajonin ku punonte. Nuk dihet ende nëse autori i krimit ka qenë me shërbim në ruajtje të shtëpisë së Presidentit, por nga dialogu i zhvilluar mes tyre është kuptuar se shkak për grindjen dhe përfundimin tragjik ka qenë se cili prej tyre ishte më i fortë, e me i pamundësi për t’i hapur rrugë njëri tjetrit ka vendosur pistoleta. Megjithatë arsyeja e vërtetë mund të jetë ndryshe, por për sa kohë organet zyrtare nuk japin informacion, mbetet të hamendësohet në bazë të dëshmive të personave okularë në ngjarje. Rreth orës 19 viktima është dërguar në spitalin ushtarak ku mbi 12 policë ruanin hyrjen e pavionit të urgjencës nga protestat e mundshme të rreth 50 të rinjve, miq të të vrarit. A.H
Sinteza Computer sh.p.k.
Tiranë: Rruga “Asim Vokshi”, Nr. 33, Tel&fax 42 245 20 Grupi i Sintezës ja ku është dhe në Shqipëri! DTK, HP, COMPAQ, DIGITEL MICROSOFT, NOVELL, EPSON, SHARP Çmimi i fillestar: 10% ulje gjatë ditëve të “Panair ’95” Bëhuni partneri ynë
Firma “ITALCOMMERCIO” Grupo DIANBOILER-ITALIA
Shet me shumicë!
- Katraman 130 lekë/m2 - Pllaka q[?]imi dhe veshje 520 lekë/m2 - Bitum (për izolim tarrace) 18 litra = 1600 lekë Adresa: Ish-magazinat e NTL (Pranë Frigoriferit)