PS: Me këtë ligj do të marrim më tepër vota
I hapi apo i mbylli dosjet Parlamenti shqiptar?
Opozita socialiste: pak alternativa pas ligjit për dosjet
Që dje në mëngjes të gjithë agjentët, spiunët dhe bashkëpunëtorët e ish sigurimit të shtetit nuk kanë më të drejtë të kandidojnë për deputetë ose anëtarë të administratës shqiptare. Kryeministri Meksi, pas miratimit të ligjit tha se “PD realizoi një objektiv madhor të programit të saj”. Ndërkohë opozita socialiste dje në mëngjes, megjithëse e pati kundërshtuar ligjin, u gjend me shumë pak alternativa për të ardhmen parazgjedhore, duke i lënë shteg mendimit të shprehur zyrtar se shumica e njerëzve me dosje bëjnë pjesë në kryesinë e saj.
I vetmi që e kundërshton këtë mendim është ish kryeministri Ylli Bufi, kurse anëtarë të tjerë refuzojnë komentin mbi ligjin.
faqe 3
Mbytet një varkë me 23 shqiptarë
Itali: Përplaset me një shkëmb në afërsi të Leçes
2 të vdekur dhe 16 të humbur
OTRANTO - Bregdeti i Pulias nuk pushon së qeni “teatër” aksidentesh tragjike, ku protagonistë janë emigrantët klandestinë shqiptarë. Një varkë gome, mbi të cilën kishin hipur 23 persona, u përmbys dje pak milje larg San Cezarea, në afërsi të bregdetit Puliez. Agjensia Rojter mbrëmë vonë njoftoi për 2 të vdekur dhe 16 të tjerë të humbur. Ndërsa 5 njerëz u shpëtuan nga anija luftarake gjermane “Këln” që patrullonte në shërbim të OKB-së, për të kontrolluar respektimin e embargos ndaj ish-Jugosllavisë.
Njëri nga pesë të shpëtuarit, ku të gjithë janë shqiptarë, shpjegoi se përmbysja erdhi si rezultat i çarjes së varkës nga pesha e madhe. Ndërmjet pasagjerëve kishte edhe dy gra.
Të shpëtuarit u strehuan në qendrën e emigrantëve klandestinë, në Otranto, thanë dje zyrtarët e mbrojtjes civile italiane. Një tjetër prej shqiptarëve të shpëtuar u shtrua me urgjencë në spitalin e Leçes, me një traumë në kokë, të shkaktuar nga përplasja e varkës prej gomës me një shkëmb, në afërsi të bregdetit të Leçes. Sipas mjekëve ai është ende në rrezik jete.
Trupat e dy të vdekurve janë gjetur 10 orë pas fatkeqësisë, e ndërkohë helikopterët e ndihmë-shpëtimit janë në kërkim të viktimave të tjera. Ministria e Brëndshme e Italisë njoftoi dje për krijimin e 3 qendrave për klandestinët në brigjet e Pulias.
Ky ishte dhe lajmi më i bujshëm ku të gjithë kanalet kryesore televizive italiane e dhanë me figurë krye të edicioneve informative nga 5 deri në 8 minuta secili. Është absurd fakti që TVSH mbrëmë nuk i kushtoi as një sekondë mbytjes së qytetarëve shqiptarë. Për të, fundi tragjik i jetës së 19 njerëzve të pafajshëm është më pak i rëndësishëm se një reklamë e birrës “Kronenbrug” në mbyllje të lajmeve qeveritare.
Gratë socialiste në disko
“Rroftë Nano, poshtë diktatura”
faqe 2
Blerim Çela denoncon në Prokurori firmën “Epidamn”
Kontrolli i Shtetit i hedh dorashkën skandalit të 1.5 miliard lekëve
Veç firmës durrsake, nën hetim edhe 6 firma të tjera të njohura
faqe 2
Politikë e pastër - politikanë të pastër
Ish sigurimsa ka në PD dhe në PS
faqe 7
Fillon çështja penale ndaj PAD
Pas një denoncimi të SHIK-ut në Prokurori
Prokuroria: “Hetimi bëhet pas denoncimit për shpifje”
Një deklaratë e kësaj partie pas një takimi të kryetarit të saj z. Neritan Ceka me elektoratin e kryeqytetit ka qenë dhe pikënisja e denoncimit. Është hapur dosja hetimore dhe kanë filluar edhe veprimet e para nga ana e organit të hetimit
faqe 2
Policia rrëmben “Rozafën”
Pronarët e truallit: “U luajt seria e fundit e filmit “Alibaba dhe 40 hajdutët”
Pas paralajmërimeve të shumta dhe premtimeve paradite policia e komisariatit të Shkodrës ka bastisur hotel turizmin “Rozafa” duke bllokuar ambientet e tij, për t’ia bërë gati 40 ish-të përsekutuarve.
faqe 5
Dëbora e madhe largon marinsat
Lurë- Zbarkimi dhe largimi i 350 ushtarëve të Flotës së Gjashtë amerikane
“Për të mos rrezikuar marinsat u detyruam të ndërpresim stërvitjen”
Jo gjithçka ka shkuar sipas parashikimeve. Moti i mirë i së enjtes, kur helikopterët dislokuan në Lurë marinsat është prishur papritur dje. Shtuna e madhe e dëborës i ka detyruar amerikanët të ndërpresin stërvitjen dhe të ngarkojnë përsëri pajisjet, këtë radhë në drejtim të bregdetit ku prisnin anijet e ankoruara.
faqe 4
Marinsat amerikanë duke zbarkuar pardje në Fushë Gurë të Lurës
Foto Petrit Omeri
Njoftim
Redaksia e gazetes “Sport Ekspres” njofton lexuesit e saj se nuk do te dale te dielën me treg por ditën e martë pasndeshjet e kampionatit shqiptar te futbollit kete jave do te luhen te dielën dhe jo te shtunen si javët e tjera.