5 mijë klandestinë çdo muaj
Vazhdon aventura e madhe drejt Perëndimit
Viti '95 thyen rekordin e vitit të refugjatëve 1991: 60 mijë të ikur
Sipas një raporti më të fundit të para dy ditësh të Organizatës Ndërkombëtare për Emigracion me qendër në Zvicër, të paktën 5000 klandestinë çdo muaj kalojnë kufirin shqiptar drejt Perëndimit. Sipas raportit të kësaj Organizate “vetëm këtë vit janë rreth 60 mijë shqiptarë janë detyruar të shndërrohen në emigrantë klandestinë ose afro 200 persona në ditë. Ndërkohë dhe viktimat janë të shumta në numër. Vetëm në një javë të këtij muaji numërohen afro 40 kufoma njerëzish të humbur, të mbytur apo të vrarë në tentativën e tyre për të gjetur parajsën drejt Perëndimit. Në Kavajë çdo ditë mbërrijnë 1-2 shqiptarë të vdekur në Greqi”
faqe 2
“Jam penduar që nuk jam bërë as spiun, as komunist...”
Aktualisht Shqipëria po jeton të kaluarën e saj Intervistë me shkrimtarin Agim Isaku
faqe 12-13
Vota është pushtet dhe jo mall që shitet e blihet
Filloi fushata për të pushtuar e manipuluar elektoratin
Të zgjedhurit e nisën fushatën elektorale me golfë e fanella leshi; tani po e përfundojnë me viloa
faqe 5
Partitë do paguajnë propagandën në RTV
RTV zgjidh problemet me opozitën
Godo: TV përkrah vetëm PD dhe PS
“Në si RTSH ashtu siç ndodh dhe në vende të tjera europiane, do të kërkojmë që për çdo kronikë partiake të transmetuar në kanalet tona, të paguhet nga të gjitha partitë, pavarësisht nga mundësitë financiare që ato disponojnë” ka deklaruar dje për KJ drejtori i përgjithshëm i RTVSH, Bardhyl Pollo. Ky deklarim bëhet menjëherë pas një proteste të PR-së që pretendon se TV nuk po i pasqyron aktivitetet dhe po ia censuron ato
faqe 4
22 të gjykuar për 30 milion të vrarë
Gjithçka mbi ecurinë e procesit të famshëm Nuremberg
faqe 7
Kvasnjevski - President i Polonisë
Shpallet vendimi i Gjykatës së Lartë polake
Pekrahësi e Valesës shperthejnë pas vendimit të djeshëm të Gjykatës së Lartë Polake e cila quajti të vlefshme zgjedhjet presidenciale Foto: REUTERS
Valesa humbi garën ndaj Kvasnjevskit. Dje Gjykata e Lartë polake shqyrtoi padinë e ngritur nga ish-Presidenti polak, Leç Valesa, në lidhje me fitoren e rivalit të tij, si komunistit, Kvasnjevski. Valesa pretendonte se fitorja e tij ishte e parregullt dhe se votat ishin falsifikuar. Të 17 anëtarët e kësaj gjykate, në një mbledhje me dyer të mbyllura morën në shqyrtim ankesën e ngritur prej tij.
Sikurse është bërë e njohur, Kvasnjevski fitoi 600.000 vota më shumë se kundërshtari i tij, Valesa. Fitorja e Kvasnjevskit, ndaj Valesës, nga shumë njerëz është parë si një demarkacion në historinë e Polonisë së pas luftës. Protestat kundër fitores, të ngritura nga stafi i Solidaritetit, që mundësoi ardhjen e Valesës në krye të shtetit polak, në vitin 1989, lidheshin me manipulimet e bëra nga komisionet lokale të numërimit, Kvasnjevski. Valesa pretendonte se fitorja e tij ishte e parregullt dhe se votat ishin falsifikuar. Lartë, pasi shqyrtoi rreth 600.000 protesta të ngritura nga përkrahësit e Valesës, të cilët kërkonin anulimin e zgjedhjeve presidenciale të 19 nëntorit, duke i konsideruar ato si të pavlefshme, vendosi hedhjen poshtë të kësaj padie, duke i quajtur zgjedhjet e rregullta. “Zgjedhjet e presidentit të Polonisë më 19 nëntor janë të vlefshme”, tha kryetari i Gjykatës së Lartë, Zhan Vasiljevski, pas shtatë orësh mbledhje. Në bazë të ligjit kushtetues, Kvasnjevski, me datën 22 dhjetor është zyrtarisht president i Polonisë, datë kjo që përkon me mbarimin e mandatit të Valesës.
Sot EKSPRES SPORT
Gjithçka për javën e pesëmbëdhjetë të Kampionatit Kombëtar të futbollit vetëm disa orë pas përfundimit të tij