15/12/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

15 dhjetor 1995

Pëllumbi: Berisha, faleni Nanon

Apel i nënkryetarit socialist dje në takim me elektoratin e Tiranës Pëllumbi: Berisha, faleni Nanon Shqipëria ka nevojë për konsensus Dje në orën 08.00 lideri socialist përsëri nën pranga Nano lë pas qetësi dhe optimizëm tek socialistët Fatos Nano përsëri nën pranga. Ka marrë fund pikërisht dje në orët e para të mëngjesit liria e tij 17 orëshe. Asnjë minutë gjumi në kohën e tij të lirisë dhe dhurua pas vdekjes së nënës, një kthim pas ndarjes me të afërmit për t'u çmalluar pak sekonda me urdhrat dhe gazetat e ditës në sqetull. Keto kanë qenë veprimet më të fundit të lirisë së brengosur të liderit socialist. “Do të fitojmë 2/3 e vendeve në parlamentin e ardhshëm” faqe 2

“Mungesa e tolerancës gërryen çdo ditë PD”

Pesë vjet pas krijimit të partisë së parë opozitare Por në fakt, pas pesë vjetësh shumë gjëra kanë ndryshuar dhe, askush nga themeluesit e partisë së parë opozitare nuk gjendet i stabilizuar. Firot e vazhdueshme të intelektualëve nga partia; largimet dhe përjashtimet; pushimet nga puna dhe intoleranca; e kanë drejtuar timonin e partisë në pushtet në “dete” të trazuara politike, aq sa mund të mendohet se PD është thjesht një fantazmë që i takon së kaluarës. faqe 3

Hidhet në erë monumenti i çetës së Pezës

Eksplozioni zgjon banorët deri 3 km larg Shpërthim i fuqishëm në mesnatë faqe 4

Thirren në Prokurori dëshmitarët okularë

Jepet vendimi për drejtuesin e policisë së malësisë së Madhe Pas denoncimit të SHIK ndaj Cekës 8 muaj burg për shefin e komisariatit faqe 2

“Vlerësoj më shumë çmimin Miss Press”

Dje pasdite Miss Albania merr çmimin 3 mijë USD dhe një gjerdan flori për bukuroshen që trembet nga gazetarët faqe 5

Ndalohen nga policia 10 shqiptarë

Dyshohen se dogjën në gjumë me benzinë 4 bashkëatdhetarët Tragjedia e Athinës - Ende mister mbi motivin e atentatit Policia e kryeqytetit grek, pas 4 ditë kërkimesh këmbëngulëse ka vënë prangat në duart e 10 shqiptarëve të cilët dyshohen si autorët e mundshëm të atentatit të mbynxshëm. Ndërkohë, sipas burimeve greke të informacionit, motivi i aktit tragjik ende nuk është bërë i ditur.

Nënshkruhet traktati i paqes për Bosnjën

E përshëndet edhe Presidenti Berisha Dje, pas nënshkrimit të Traktatit të Paqes për Bosnjën, në Paris, Presidenti Shqiptar, Sali Berisha e përshëndeti marrëveshjen e arritur midis tre palëve ndërluftuese duke u shprehur se kjo është një arritje historike. “Kjo marrëveshje - tha Berisha - përbën një inkurajim real e një apel për Komunitetin Ndërkombëtar e vendet e Ballkanit për zgjidhjen e problemeve të tjera të krizës ballkanike, ndër të cilët, më i rëndësishmi e më i mprehti është ai i Kosovës.” Në radhë të parë Millosheviç, Tugjman dhe Izetbegoviç duke nënshkruar marrëveshjen e paqes në pallatin Elize. Në këmbë Gonzales, Klinton, Shirak, Kol de Mexhner foto REUTERS Me gjerësisht lexoni në faqen 8 nga korrespondenti ynë në Paris Luan Rama