Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

E Mërkurë 20 Dhjetor 1995

400 mijë dollarët e “ZP” nuk janë të shtetit

Ekspertët kontabël në favor të Përparim Xhixhës Dje seanca e pyetjes së specialistëve Me interes në seancën e djeshme pritej dëshmia e ekspertëve kontabël. Kanë qenë thëniet e Zigur Kames ato që dhe i ka dhënë një tjetër frymëmarrje procesit. “Nuk ka asnjë dokument që të provojë se sasia prej 400 mijë dollarësh është derdhur nga buxheti i shtetit” - ka deklaruar ai, duke hedhur në një farë mënyre poshtë akuzën për shpërdorimin e fondeve të dhëna nga shteti për Xhixhën. faqe 2 Ish kryeredaktori i ZP, Përparim Xhixha gjatë procesit gjyqësor
Përparim Xhixha Zigur Kames

Arbnori: Ligji elektoral në janar

Gjinushi: Ligji mazhoritar e nxjerr PD jashtë parlamentit Mbledhje e kryesisë së Parlamentit Parlamenti shqiptar vetëm vitin tjetër do ta diskutojë ligjin e ardhshëm elektoral. Kështu është vendosur në mbledhjen e fundit të kryesisë së parlamentit, gjatë së cilës mësohet se kryetari i grupit parlamentar të PSD, Gjinushi ka zhvilluar debat të ashpër me kryetarin e grupit të deputetëve të PD, Spahia si dhe me kryetarin e kryesisë, Pjetër Arbnori. Shkaku i këtij debati ka qenë deklarimi i Arbnorit për mos futjen për këtë vit në rendin e ditës së punës së parlamentit të projektligjit të 13 partive për ligjin e zgjedhjeve. faqe 3
Pjetër Arbnori Zogaj Spahia Ceka Shqipëri

Qershor - 8 mijë numra telefonikë

Aparaturat e rrjetit telefonik celular do të blihen nga “Alkatel” - 8 milionë USD vlefta e tyre Dje nënshkruhet marrëveshja për telefonin celular

Do institucionalizohet Poli i Drejtësisë

Brenda javës dy tryeza të rrumbullakëta mbi drejtësinë e privatizimin Mbledhje urgjente e liderëve të Qendrës Gjinushi, Ceka dhe Zogaj në takimin e djeshëm Foto G. SHKULLAKU Liderët e AD dhe PSD dje kanë vendosur për thirrjen urgjente të tryezës së rrumbullakët me ekspertë të partive politike mbi Kushtetutën dhe kushtetutshmërinë e ligjeve të nxjerra nga parlamenti si dhe privatizimin e kryer gjer më tani. “Ne u propozojmë të gjitha partive politike shqiptare që në tryezën e rrumbullakët për Kushtetutën të sjellin ekspertët e tyre për të diskutuar tekstin e Kushtetutës alternative paraqitur me kohë në kryesinë e parlamentit, reflektimin ndaj vërejtjeve të grumbulluara për të dhe për t’a paraqitur pastaj këtë projekt si një propozim të përbashkët politik. faqe 3
Zogaj G. Shkullaku

Mbytet mes dallgëve 21 vjeçarja

Nga mungesa e urës rrezikohen nxënësit e shkollës Tenton të kalojë lumin me këmbë faqe 5

Çmimi i bukës nuk do të ndryshojë

Ullet çmimi i energjisë dhe i ujit për prodhuesit e bukës Vendimi i qeverisë lehtëson prodhuesit faqe 6

Vetëm 4 parti në parlamentin e ri

Sipas të dhënave më të fundit të njoftuara nga agjencia Rojter për zgjedhjet parlamentare në Rusi, rezulton se komunistët kanë arritur të sigurojnë 35-40 % të vendeve në parlamentin rus prej 450 vendesh. Zgjedhjet në Rusi faqe 8
Rusi

Njoftim për gazetashitësit

Të gjithë gazetashitësit e rretheve duhet të lidhin kontratat për vitin 1996 me gazetat “Koha Jonë”, “AKS” dhe “Sport Ekspres”. Gazetashitësit nuk duhet të vijnë në Tiranë, por përfaqësuesit e firmës “KJ” do të jenë në çdo pikë shitje të Republikës brenda këtyre ditëve. Pa kontratë nuk do të furnizohen me gazeta për ’96. Redaksitë e gazetave “KJ”, “AKS” dhe “Sport Ekspres”
Tiranë Republikës