Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

E Enjte 21 Dhjetor 1995

Urgjent ligjin për zgjedhjet

Partitë politike i kërkojnë Arbnorit “Mos ngrini kufirin 4%, edhe Presidenti qe dakord” faqe 3 Me anë të kësaj deklarate, të cilën besnikërisht e përcolli dje në mesditë për në Kryesinë e Kuvendit Popullor deputeti republikan, Çeliku, përfaqësuesit e 13 partive i lutën Kryesisë së parlamentit që ajo të fuste urgjent në rendin e ditës diskutimin e ligjit për zgjedhjet.
Arbnori Çeliku

“Anti-Genocidi” kërcënon Rustem Cjatën

Ka dënuar me vdekje një prift Maksimumi i dënimit parashikonte 15 vjet burg faqe 3 “Të deklarohet fajtor i pandehuri Hil Gjergj Gjoni, për krimin e tradhëtisë ndaj atdheut, në formën e arratisjes jashtë shtetit, të mbetur në fazën e përgatitjes dhe në bazë të Kodit Penal të dënohet me vdekje me pushkatim, me konfiskim të pasurisë së luajtshme si dhe heqjen e të drejtës së zgjedhjes deri në 5 vjet”. Kjo ishte përmbajtja e plotë e vendimit, që mban firmën e gjyqtarit Gjata dhe prokurorit Kostaq Shani.
Rustem Cjata Hil Gjergj Gjoni Gjata Kostaq Shani

PS nuk i bie daulleve, por i “fërkon”

Pas fitores së komunistëve në Rusi Dokle: Zgjedhjet në Rusi ishin të lira dhe për këtë duhet përgëzuar Presidenti Jelcin faqe 3 Fitorja e komunistëve në Rusi nuk është përshëndetur ashtu si fitorja e ish-komunistëve në Bullgari apo ajo e Kvasnjevskit në Poloni, prej socialistëve shqiptarë. Një ditë pas zgjedhjeve, “Zëri i Popullit” i kishte rezervuar një vend modest fotografisë së Zhuganovit dhe komentit shoqërues ndërkohë që fitorja e socialdemokratëve të Vranickit në Austri dhe fotografia e këtij të fundit ishte anunçuar në faqen e parë të gazetës së socialistëve.
Dokle Jelcin Kvasnjevskit Zhuganovit Vranickit Rusi Bullgari Poloni Austri

Na kanë vjedhur emrin e gazetës

Kurt Kola i shkruan Berishës Kurt Kola: “Nëse drejtuesit e shtetit nuk e zgjidhin çështjen e vjedhjes së emrit të gazetës ne do t'u drejtohemi gjykatave” faqe 6 Ish të përndjekurit në gjatë ngujimit në grevën e urisë foto D. KABA
Kurt Kola Berishës D. Kaba

Në Bon, Berisha duhet të shkonte më parë se në Xhedah

Eksperienca me Siemensin ka qenë e hidhur. Presidenti duhet të ish kthyer jo me ndihma, por me një bashkëpunim ekonomik Flasin përfaqësues të partive politike faqe 7
Berisha Bon Xhedah

Gjinushi kërkon debat televiziv me Berishën e Hajdarin

Ngjarjet e dhjetorit përsëri në fokus “Nuk janë aspak të vërteta ato që thotë shtypi zyrtar dhe disa politikanë në lidhje me veprimtarinë me ne periudhën nëntor '90 -shkurt '91”, ka protestuar dje Gjinushi rreth akuzës që i bëhet ne gazetën “RD” Është e domosdoshme të organizohet një debat i gjerë televiziv, ku veç të tjerash kërkoj me insistim të marrin pjesë Berisha, Hajdari, Selami, Imami, Pashko dhe disa studentë liderë të kësaj lëvizje” faqe 3
Gjinushi Berishën Hajdarin Selami Imami

Llotaria e Kryqit të Kuq

Çmimi i parë 700.000 lekë Dhe 2222 çmime nga 500-250.000 lekë Data e shortit 29. 12. 1995 Direkt në TV ora 20.40 Këto çmime janë për secilin nga ju

Njoftim për gazetëtarët e rretheve

Për shkak të mosfunksionimit të numrit telefonik të redaksisë së Koha Jonë dhe Sporti Expres për difekt në Telekomin e Tiranës, njoftohen të gjithë gazetëtarët e rretheve që të komunikojnë me redaksinë përkohësisht në këto dy numra telefoni: Telefax: 33016 Tel: 36935
Tiranë