23/12/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

23 dhjetor 1995

Fatos Nano, kryetar i komisionit elektoral

PS: Do të respektojmë ligjin - asnjë kandidat nga ata që preken nga ligji antigendocid e kontrolli i zyrtarëve Dje, socialistët marrin vendime: Më 23 mars kongresi i PS Miratimi i projektprogramit elektoral, i komisionit elektoral, caktimi i datës së Kongresit dhe përcaktimi i procedurave të zgjedhjes së deputetëve kanë qënë tri pikat kryesore të mbledhjes së Komitetit të Përgjithshëm Drejtues të PS. Mbledhja e djeshme ka përcaktuar krejt fushatën elektorale të partisë më të madhe opozitare. Kongresi i PS do të zhvillohet më 23 mars ndërkohë që Komisioni Elektoral i ngritur dje ka zgjedhur për kryetar Fatos Nanon. Në komisionin elektoral të PS është zgjedhur e gjithë kryesia e kësaj partie. faqe 3

Kongresi i PSD më 23 shkurt

PSD-nga parti intelektuale, është bërë popullore Mblidhet Këshilli Drejtues Kombëtar i socialdemokratëve

Prioritet infrastrukturës dhe sektorëve socialë

Nuk do të financohen më nga shteti, telekomi dhe energjitika Dje, qeveria miraton projektligjin për buxhetin '96 faqe 2

Përfundon hetimi gjyqësor

Të martën, pretenca e prokurorit për Xhixhën Çështja e 400 mijë dollarëve Përfundoi dje në gjykatën e kryeqytetit hetimi gjyqësor i çështjes me ngarkim të të pandehurit Perparim Xhixha, lidhur me akuzën e ngritur për 400 mijë dollarët e akorduara për blerjen e shtypshkronjës së gazetës "Zëri i Popullit". faqe 2

Çdo anëtar i PR të sigurojë 10 vota

Godo kundërshton SHBA e Perëndimin: "Strategji të re për Lindjen" Dje, mbledhje e Këshillit Kombëtar të PR Godo kundërshton SHBA e Perëndimin: "Strategji të re për Lindjen" faqe 3

Katër të pandehurit japin shpjegime

Nuk e pranojnë akuzën për vrasjen e kambistit Dje në gjykatën e Tiranës - procesi Paloli f. 2

Lirohen në sallën e gjyqit

Dënohen me kohën e paraburgimit Përfundon procesi i pesë policëve për arratisjen e bujshme nga birucat e komisariatit Në bankën e të akuzuarve u vunë Anton Gega, ish-shef i burgjeve, major Pellumb Pepa, Besnik Brahusha, Ferit Peraj dhe Mirash Lulashi që u akuzuan nga prokuroria ushtarake për shkelje të rregulloreve të shërbimit të rojeve. Sipas kodit të ri penal, duke llogaritur kohën që nga dita e arrestit, 8 shtatori, ish-gardianët e birucave të Shkodrës u liruan nga salla. faqe 2