PS bojkoton seancën
Sot në Parlament diskutohet buxheti. Mbledhje urgjente e deputetëve socialistë
Abdiu: Do të zbatojmë vendimin e Kryesisë
Dje në orën 16.00 grupi i PS është bashkuar në selinë e kësaj partie në një takim urgjent për projektbuxhetin e '96. Një lajmërim i papritur nga Kryesia e Parlamentit ka shkaktuar reagimin e djeshëm të socialistëve. Kryetari Arbnori ka njoftuar se seanca plenare për projektbuxhetin nuk do të zhvillohet të shtunën, siç ishte njoftuar më parë, por sot në orën 10ºº. Deputeti Abdiu thotë se vendimi i Arbnorit është jashtë kompetencave të tij dhe grupi parlamentar socialist ka vendosur që të bojkotojë seancën e sotme për të respektuar vendimin e Kryesisë së Parlamentit
faqe 3
Haxhi Lleshi i pari nën pyetje
Fillon hetimi i 14 të arrestuarve të “Genocidit”
faqe 2
Zhduket një 14 vjeçare
Alarm në familje
Policia: Vajzat ikin me dëshirë nga familjet
faqe 5
Genocidistët kërkojnë ndryshimin e arrestit
Gjykata hedh poshtë kërkesën e tyre
TIRANË - Genocidistët e arrestuar gjenëre kërkojnë nga qelia. Dje ata kanë bërë një kërkesë për ndryshim mase arresti pasi sipas tyre “masa e dhënë nga gjykata është e pabazuar në ligj”. Po ashtu motiv tjetër që ka “ngritur në këmbë” kërkesën e tyre është dhe arsyeja shëndetësore e disa prej genocidistëve, mosha e të cilëve është tepër e vjetër. Por kjo kërkesë nuk është marrë parasysh nga Gjykata e Tiranës duke i konsideruar si të padrejtë.
Agron Tafa, ish-zëvendës ministër i Punëve të Brendshme, Qirjako Mihali, Pirro Kondi, Dilaver Bengazi, Shkëlzen Bajraktari, Zef Loka, etj, e kanë kthyer përsëri shpresën në drejtim të Gjykatës së kryeqytetit. Sipas avokatëve mbrojtës, dispozitat në bazë të të cilave ata akuzohen nuk qëndrojnë për dy arsye; së pari sepse në kohën kur kanë ndodhur ngjarjet, një dispozitë e tillë nuk ka ekzistuar. Dhe së dyti, veprimet e tyre nuk duhet të trajtoheshin si krime kundër njerëzimit pasi ky përkufizim ka një kuptim se “vepër”. Po ashtu motiv tjetër mbi të cilin është ngritur kërkesa për ndryshim mase sigurimi më është dhe gjendja shëndetësore e një pjese të genocidistëve, si Pirro Kondi, Qirjako Mihali, etj. Megjithatë, sipas e genocidistëve të arrestuar, është urdhër nga prokuroria, e cila nuk ka çmuar të arsyeshme të ndryshojë masën e caktuar ndaj tyre.
Z.DULE
Reformatorët të marrin PS-në
Dje, konferencë për shtyp e Tritan Shehut
Suksesi i demokratëve: dhjetra ish-komunistë pranohen anëtarë të PD
faqe 3
Xhixha dënohet me 2 vjet burg
Çështja e 400 mijë dollarëve - shpallet vendimi në Gjykatën e Faktit
Avokati: “Vendimi ishte krejt absurd”
“Trupi gjykues vendosi deklarimin fajtor të Pëpran Xhixhës për veprën penale të shpërdorimit të kontributeve të dhëna nga shteti për interesa publike me shumën prej 400 mijë dollarësh”. Këto ishin fjalët e fundit të gjyqtarëve në seancën përfundimtare ndaj ish kryeredaktorit të “ZP” dhe ish-drejtorit të firmës ekonomike të PS, QBE “Progresi”. Vendimi që u përputh dhe me kërkesën e dy ditëve më parë të bërë nga prokurori, u quajt absurd nga vetë i akuzuari por dhe nga avokati i tij.
faqe 2
Kishte tentuar të vriste gruan e tij
Iu gjendën në shtëpi 3 kg drogë
ELBASAN- Të kërkosh të heqësh vetullat dhe të nxjerrësh sytë. Kështu i ka ndodhur një 35 vjeçari nga Elbasani. Pasi ka përdorur dhunë ekstreme ndaj bashkëshortes është denoncuar në polici. Një kontroll rutinor me këtë rast ia ka çuar tashmë në maksimum dozën e fajësisë. Bashkë me tentativën për vrasje, do t'i duhet të mbrohet edhe për krimin e mbajtjes dhe tregëtimit të lëndëve narkotike.
Ka qënë 35 vjeçari Gramoz Dinja, autori i përjetimit të çasteve fatale. Tre ditë më parë ai u denoncua pasi kishte tentuar të vriste gruan duke përdorur mjete të forta. Menjëherë pas kësaj punonjësit e Komisariatit të policisë së rrethit janë vënë në ndjekje për ndalimin e Dinjës. Njëri nga vendet e kontrolluara rastisi të ishte banesa e tij. Gjatë vëzhgimit njëra nga agjentet e policisë gjyqësore është ndeshur me një masë të tërë bimësh që rezultonin të ishin drogë. Pesha e përgjithëshme e të quajturës “Canabis Sativa”, kështu rezultoi nga specialistët, ishte plot 3 kg. Bashkë me bimën narkotike është ndaluar edhe poseduesi i saj, i cili ka qënë i dënuar një herë më parë për sjellje të paednë [?].
Banka e Kursimeve
I uron të gjithë klientëve të saj
Gëzuar Vitin e Ri 1996 !
Nesër: për ju lexues të AKS KALENDARË FALAS
Nesër: për ju lexues të AKS
KALENDARË
FALAS
Në numrin e nesërm, ju lexues të gazetës AKS, keni mundësinë që sëbashku me gazetën do të merrni edhe një kalendar të vitit 1996.