Berisha është i humbur
Berisha është si njeriu që i është bërë magji
I shkëputur krejtësisht nga realiteti, nuk dëgjon asnjë nga zërat e arsyes por jeton me tentacionet e vazhdueshme të shpirtit të tij, tundime që i ndërtojnë atij në mendje pikërisht ato ëndrra që ai do vetë të shohë. Sirenat që i flasin në vesh i kanë mbushur mendjen se ai është një Skënderbe apo ndonjë Mesia.
Konferenca e sotme - rrënimi përfundimtar i PD
Mbetja e Selamit si kryetar partie shërben jo për të shpëtuar PD por për ta detyruar Berishën të rrijë urtë në poltronën e vet presidenciale e të mos përzihet më as me grupin parlamentar e as me partinë
foto A. BABANI
Lufta është e padrejtë
Sot në Konferencën e Jashtzakonshme të PD
Dy veta janë grindur dikur në lëmë ose në përrua, dhe sot vijnë në mes të fshatit që të tregojnë forcën kundër njëri tjetrit. Këta dy veta quhen: njëri Sali Berisha dhe tjetri Eduard Selami. Fshati sot do të shohë ndeshjen.
SELAMI -ka një emër Eduard, një shtëpi të fituar si shërbim të shërbimit që ka bërë ndaj Berishës ka katër a pesë kostume të bukura, dhe disa shokë. Asgjë më shumë.
BERISHA -ka titullin e Presidentit, gardën e Republikës, ministrinë e Brendshme, Zotin Arsidi, topat dhe pushkët e ushtrisë, ansamblin e këngëve dhe valleve popullore, grupet e Rokut dhe të Repit, servilët, njerëzit pa shtëpi, jevgjitët, handikapatët, SHIK-un, sindikatat, shkirmtarët, fshesaret e qytetit, lypsat, milionerët, hajdutët, kontrabandistët, TV e TV. Ibrahim Rugovën e sulltanin e Bruneit, peshqit, milingonat…
faqe 5 nga F. Çupi
Dokle: Po prodhojmë flamujt e fushatës
Durrës: Dokle dhe Pëllumbi pranojnë se fushata elektorale ka filluar
Bursa e PD në krizë, PS blen aksionet
faqe 4
Dialogu me Shqipërinë po fillon nën diktatin amerikan
Opozita greke akuzon qeverinë e PASOK
Menjëherë pas publikimit të përmbajtjes së letrës së Kristofer, opozita e djathtë akuzoi PASOK-un si “e kthyer në një organ të vetëm të zgjidhjes së interesave të Uashingtonit për rajonin ballkanik”. Nisur nga komentet e një pjese të shtypit akuzohet qeveria se dialogu me Shqipërinë po fillon nën diktatin amerikan, Papulias i cilësoi akuzat si të fabrikuara gjithashtu ai deklaroi:
“ Kisha kontakt të vazhdueshëm me zotërinjtë Kristofer dhe Horbruk për marrëdhëniet greko-shqiptare, dhe sigurisht kisha deklaruar se i falenderoja këta zotërinj për interesimin e drejtpërdrejtë që treguan lidhur me zgjidhjen e problemit të katër minoritarëve. Nuk besoj se përcaktoi politikën tonë të jashtme. Loja e politikës së jashtme është kompetencë e Ministrisë së Jashtme të Greqisë.”
Më hollësisht mbi letrën e Kristofer drejtuar Papulias lexoni në faqe 2