08/03/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

8 mars 1995

Imuniteti i Rulit dhe Ukës do të votohet në parlament

Dje Komisioni parlamentar i mandateve vendosi Me tre vota pro, dy kundër dhe dy abstenime Komisioni vendosi që çështja “Druri i arrës” të diskutohet në Parlament Ashtu siç pritej, pas 5 Marsit, sopata do të binte edhe mbi “Drurin e arrës” Faqe 2

“I vrari” i fundit pas 5 Marsit, Selami Kur dhe si “na vranë”

Flasin për “K J”: Neritan Ceka, Gramoz Pashko, Preç Zogaj, Errok Çupi, Teodor Keko, Perikli Teta, Ridvan Peshkëpia dhe Demokrati i panjohur Ishte dhjetor. Bënte ftohtë dhe binte shi. “Koha e mirë” që ish prishur prej më shumë se një viti në Evropën Lindore, u prish edhe në Shqipëri. Atë dhjetor 1990, në qytetin Studenti zemrat e shqiptarëve rrihnin me padurim. Kështu kaluan ditët me shi e të përbaltura derisa erdhi 11 dhjetori, ajo ditë kur Pashko, Zogaj, Berisha, Hajdari, Imami e Ceka shpallën krijimin e Partisë Demokratike. Që nga 11 dhjetori i 1990 kanë kaluar jo shumë, vetëm 4 vjet dhe në këta 4 vjet shumë nismëtarë ranë në “fushën e betejes”. Të dielën e 5 Marsit 1995, “ra” i fundit deri më sot, Selami. Kështu është lufta. Edhe do të vriten. E ndoshta emrat e tyre sot i kujtojnë të gjithë, ajo çka nuk dihet ende saktë është në janë “martirë të demokracisë” apo të “martirizuar prej demokracisë”. Faqe 5

Katër vjet pas eksodit

Sigurisht do të vijë dita e rikthimit Flasin për ngjarjen mbrojtës të të drejtave të njeriut Faqe 4

Lirimi i Nanos-kusht për pranimin në Këshillin e Evropës

Selami kundërshton Ali Spahinë në mbledhjen e djeshme të Komisionit parlamentar Dje në mbledhjen e Komisionit Parlamentar për Punët e Jashtme, nga ana e deputetit socialist Bashkim Zeneli është këmbëngulur që Selami të parashtrojë para këtij komisioni, kushtin e dytë të paraqitur në Strasburg për pranimin e Shqipërisë në këshillin e Evropës. Selami ka thënë se përveç kushtetutës, kushti tjetër është ai i opozitës për lirimin e Fatos Nanos. Këtu ka nisur edhe një debat midis Selamit, Kryetar i këtij Komisioni dhe deputetit të PD Ali Spahia, i cili e ka mohuar këtë kusht. Selami ka deklaruar se Spahia vërtetë ka qenë dhe është anëtar i komisionit, por kjo nuk do të thotë se ai ka marrë pjesë në të gjitha bisedat. Gjithashtu ai ka qartësuar se nuk është fjala thjesht për çështjen Nano, por për të gjitha kushtet e mundshme që mund të vërë opozita për hyrjen tonë në Këshillin e Evropës. Më gjerësisht rreth këtij fakti do t'iu informojmë në numrin e ardhshëm.

Procesi “Arsidi” do të rifillojë më 18 mars

Faqe 2

“VJ…”, imunitet pas 5 Marsit. Selami