Incident midis Zhualit dhe Peshkëpisë
Zhuhali: “... fashistëquajturi grup i PAD, banditë, pjesë e politikës shqiptare”
Peshkëpia: “Zhuhali do të përfundojë në burg”
Dje në parlament - Deklaratë e Ministrit të Mbrojtjes
faqe 2
Deklarata e plotë e S. Zhualit përpara Parlamentit. Ministri flet për skandalet: Vela Luka, Sotirios, Minahdehëset etj
faqe 4,6
foto A. BABANI
Berisha lexon letërsi por jo Kushtetutën e opozitës
Referendum i dytë për Kushtetutën
Presidenti në konferencë shtypi
faqe 3
Shumë zhurmë për asgjë
Meksi u bën deputetëve “informacion politik”
Dje në Parlament - Interpelancë e Kryeministrit Meksi
Interpelanca e paralajmëruar një ditë më parë dhe e kërkuar pikërisht nga dy deputetë të PD, Hajdari e Ferizaj, ngjalli interesim të madh tek gazetarët, por jo tek deputetët të cilët mungonin në një masë të madhe. Interesimi justifikohej edhe me ngjarjet e fundit të ndodhura në PD, protagonisti i të cilave ka qenë ish-kryetari i PD, Selami. Meksi në një fjalim të shpejtë të tij dha informacion për çka i u kërkua, sidomos për buxhetin dhe investimet, duke i marrë me radhë të gjitha dikasteret. Ai nuk la pa përmendur nëpërmjet shifrave edhe rezultatet e arritura të qeverisë demokratike.
Ndër të tjera, interesante ishte fjala e deputetit Ferizaj, i cili nuk harroi ta quante informacionin e Meksit “të shkëlqyer”.
Diktatin në PD ne e kompensojmë me rebelim
Selami nuk mund ta drejtonte më partinë, me politikën e së cilës ai nuk ishte dakort
Flet deputeti i PD, Vasil Gjika
faqe 5
Një shqiptar vret një 18 vjeçar grek
ATHINË/ Pavarësisht nga lutjet për tolerancë për përmbajtje që ministri i Rendit Publik, Papathemelis, u lëshoi banorëve të Agius Senagius, situata vazhdon të mbetet e rëndë dhe prania e forcave të shumta policore, kryesisht trupa të ndërhyrjes të shpejtë, që sjell ndërmend një gjendje shtetrrethimi.
Sado e ndjeshme që të jetë prania policore, hakmarrja ndërmjet vendasve dhe shqiptarëve qëndron pezull si shpata e Damokleut dhe incidenti i së mërkurës ndoshta do t’ju kujtojë emigrantëve shqiptarë që banojnë atje e që tani dalin në rrugë më mjaft kujdes, se ndoshta është koha që të ndërrojnë banesë sa më larg nga ky vend.
Gazeta “Kathimerini”, në një koment të saj thekson: Fenomeni i racizmit gjallon në ditët tona thua se njerëzimi nuk nxjerr asnjë mësim nga historia, çfarë po ndodh pra me të ardhurit nga Shqipëria, të cilët disa i ndajnë në Vorioepirot të pastër dhe të ndershëm dhe në shqiptarë që do të thotë njerëz ekstremistë të rrezikshëm. Përgjegjësi si të madhe ka një pjesë e shtypit, e cila orvitet të përcjellë në shoqëri stereotipin e shqiptarit armik dhe të bindur se shqiptari vodhi jo se është hajdut, por sepse është shqiptar. Me përgjegjësi e ngarkon shtypin vendas edhe kryetari i bashkisë së qytetit ku ndodhi incidenti, i cili në deklaratën e tij ndër të tjera theksohet: Vdekja e 18 vjeçarit na hidhëroi të gjithëve, mirëpo trajtimi i ekzagjeruar i incidentit nga shtypi, mund të shërbejë vetëm negativisht duke përforcuar ndjenjën e ksenofobisë kundër racizmit. Deklarata të ngjashme kanë bërë edhe organizata e shoqata të ndryshme greke.
ROBERT GORO (BBC)