Një formacion par-ushtarak terrorist kishte projektuar incident në kufirin shqiptaro-grek
Kapen nga policia 7 persona, 3 grekë dhe 4 minoritarë, të armatosur me Kallashnikov, 2 pistoleta, 9 uniforma ushtarake greke, fishekë, etj.
Serreqi: “Është për të ardhur keq që ky incident ndodh në kohën kur të dy vendet po përpiqen të fitojnë kohën e humbur”
Papulias: “E prisja këtë provokacion, por përpara vizitës sime në Tiranë”
faqe 2
Filloi spastrimi i “Selamistëve” nga PD
Dosti fillon fushatën duke thirrur në ndihmë “të vdekurit”
faqe 3
Sali Kelmendi mbyll kopshtet
Policia ndihmon zënien e kopshteve
Kopshtet e fëmijëve ngjajnë si shtëpi të ardhura nga Sarajeva
faqe 4
Fatos Nanos i ndalohet takimi me avokatët e tij
-Në prag të takimit të Madridit
Ka qenë e pamundur të zhvillohet të dielën paradite në burgun e Bënçës takimi midis liderit socialist Fatos Nano dhe dy avokatëve të tij z. Agim Tirana e Përparim Sanxhaku.
Ky takim i karakterit konsultativ u kërkua të zhvillohet në prag të takimit të Madridit që do të zhvillohet pas disa ditësh ku do të marrë pjesë një delegacion i PS si dhe avokatët e Nanos. Kërkesa për këtë i është paraqitur nga Nano disa ditë më parë komandës së burgut. Kjo e fundit e ka përcjellë atë për në Ministrinë e Drejtësisë. Por akoma ky institucion nuk ka dhënë konfirmimin për zhvillimin ose jo të këtij takimi. Kjo ministri edhe herë të tjera është bërë pengesë për zhvillimin e takimeve midis avokatëve të Nanos dhe klientit të tyre. Ky problem u ngrit para disa kohësh edhe në prani të përfaqësuesve të Këshillit të Unionit Ndërparlamentar që kishin ardhur në Shqipëri për çështjen Nano. Atëherë ministri i Drejtësisë Hektor Frashëri ka përgjegjësuar duke deklaruar se Ministria e Drejtësisë nuk ka nxjerrë asnjë pengesë për takimin mes Nanos dhe avokatëve.
A.P.