“Reforma Demokratike”-rrymë në PD ose parti e re
faqe 3
Çështja “Sazani”
- Lirohet ushtaraku i fundit
TIRANË/ Është liruar dje nga salla e gjyqit, i fundit prej grupit të trembëdhjetë ushtarakëve të çështjes “Sazani”.
Është Gjon Hodaj, ish kapten në repartin e ndërlidhjes në Sazan, i dënuar në marsin e ’93 bashkë me dymbëdhjetë të tjerë, për veprën penale të shmangjes përgjithmonë nga shërbimi dhe kalim të paligjshëm të kufirit. Hodaj ishte pikërisht ai që ish dënuar më shumë nga të tjerët: 4 vjet. Ishte protagonisti i historisë.
Ngjarja e ka zanafillën në korrik të ’92, kur trembëdhjetë ushtarakë të repartëve të Sazanit kanë ikur me një anije transporti ushtarake në drejtim të Italisë, në Bari, më pas të kthyer nga autoritetet italiane. 12 të tjerë e kësaj çështjeje, të dënuar më pak se Hodaj, kanë dalë nga burgu më parë.
Ndërsa për Hodajn autoritetet e burgut të kryeqytetit u ai vuante dënimin, kishin paraqitur pranë Gjykatës Ushtarake të Tiranës një kërkesë për lirimin të parakohshëm me kusht të tij, pasi sipas tyre i dënuari ka patur sjellje të mirë dhe kishte kryer ndërkohë, më shumë se dy të tretat e dënimit.
Trupi gjykues i kryesuar nga z. Ridvan Shkëmbi ka pranuar kërkesën dhe e ka liruar nga salla e gjyqit.
A.PEZA
Mbaroi epoka e kurorave, por jo e luleve
11 prill: 10 vjet nga dita e vdekjes së Enver Hoxhës
Dje, 10 Prill paradite... Në stacionin e fundit të Kombinatit dalohen pleq me barsolina.
Ata marrin rrugën drejt varrezave të qytetit. Gjoja si rastësisht, ndalen afër një varri. Është varri i dytë i Enver Hoxhës. Sigurisht, tashmë ka ikur epoka e kurorave për atë varr, por nuk mungojnë lulet. Madje nidzen dhe qirinjtë. Qirinj për shpirtin e atij që nuk besoi kurrë në shpirt.
faqe 2
Fotografi: njerëz që nxjerrin një automjet nga rrënojat.
Berisha kërkon vizë greke për të hyrë në Kosovë
Presidenti shqiptar i propozon Athinës të inkurajojë dialogun Beograd - Prishtinë
Berisha kërkon vizë greke për të hyrë në Kosovë
Athina vlerëson pozitivisht kërkesën e Presidentit shqiptar
faqe 4
Në këtë numër
Sot: grevë paralajmëruese e BSP të arsimit e shëndetësisë
faqe 5
Përurohet shtëpia e parë e modës në Shqipëri
faqe 7
Futboll
A është vërtet reale humbja e Tiranës?
faqe 14
Boks
Firon delegacioni ynë sportiv në Itali
faqe 2
Ministri turk i mbrojtjes në Shqipëri
Nënshkruhet marrëveshje ushtarake
faqe 4