Berisha kërkon rrugë për lirimin e Nanos
Presidenti është më pranë Liderit socialist se vetë socialistët
Në se PS ka të drejtë të kërkojë lirimin e kryetarit të saj në një terren të hapur, kjo nuk e pengon aspak Berishën t’a lirojë atë nëpërmjet kulisave që ai vetë po përgatit.
faqe 3
Vritet në mes të ditës një punonjës i firmës “Vefa”
- Dhe i grabisin çantën e parave
- Kapet një person. Hetohet mbi atentatin
TIRANË/ U vra para shtëpisë së tij ndërsa po rinte në veturën e vet.
Killerat kanë qenë në bordin e një veture tjetër. Dhe që andej kanë qëlluar me pistoletë 5 herë. 2 plumba kanë shkuar kot, ndërsa tre të tjerë i kanë marrë jetën. Pastaj i kanë grabitur çantën me para që kishte me vete. Punonte pranë firmës së njohur “Vefa”. Të hollat ishin të kësaj firme dhe me sa duket killerat e kishin kryer vrasjen përmes një logjike të ftohtë. Por edhe pse kishin studiuar me kujdes atentatin duket se nuk kishin parashikuar gjithçka. Kishin harruar të parashikonin edhe të papriturat, rastësinë. Dhe është ndoshta kjo e fundit që i tradhëtoi. Policia ka ndaluar në spitalin nr 2 të kryeqytetit një tjetër të ri, të plagosur në këmbën e djathtë që kishte shkuar aty për t’u mjekuar.
Pasditja e djeshme ka qenë e fundit për Pirro Konien, 19 vjeç, banues pranë kinema “Dajtit”. Ishte në sediljen e makinës së tij, një “Mazda” me targë 7296, vetëm disa metra larg apartamentit të tij. Por, ndoshta ato çaste i riu nuk mendonte se mbante në makinë vetë vdekjen. Në bordin e makinës kishte një çantë me parë të firmës “Vefa”. E ndërkohë një makinë tjetër ka ardhur me shpejtësi dhe ka ndaluar befas përbri asaj të tijës. Dhe menjëherë nga dritarja e veturës janë lëshuar mbi të një varg plumbash. Pas të shtënave banditët kanë grabitur paratë dhe makina e tyre ka fluturuar sërish. Ndërsa 19 vjeçarin e mbytur në gjak do ta çonin rrufeshëm në spitalin nr.2 të kryeqytetit. Por plumbat i kishin bërë të paefektshëm përpjekjet e mjekëve. Viktima do të jepte shpirt para se të mbërrinte në spital.
Viktima kishte marrë dy plumba në gjoks, ndërsa tjetri në kokë. Ndërkohë është vënë në kërkim policia. Në ndihmë të tyre duket se i ka ardhur një i plagosur, i cili kishte shkuar për të mjekuar plagën po në spitalin 2, rreth orës 5 të pasdites, vetëm 2 orë më vonë nga çasti i krimit. Quhet Altin Fortuzi, 18 vjeç, një personazh jo fort i panjohur për policinë. Ai ka qenë plagosur në këmbën e djathtë, por policia e cila në atë kohë gjendej përqark spitalit, e ka marrë atë në pyetje. Me kapjen e tij janë gjallëruar shpresat për të hedhur dritë mbi vrasjen e mistershme. Një nga versionet e mundshme që është ngritur fill pas kapjes së tij është ajo e implikimit të tij në atentat. “Mundet që Fortuzi të ketë qenë njëri prej killerave dhe është vetëplagosur nga pakujdesia, pasi ka qëlluar mbi viktimën”, ka konfirmuar njëri prej hetuesve. Por ende nuk mund të thuhet me siguri nëse ishte ai.
Viktima punonte tek firma “Vefa” që prej disa kohësh duke kryer punë të ndryshme. “Por herë pas here ai transportonte për në bankë edhe paratë e firmës”, tregon duke mos fshehur pikëllimin, presidenti i “Vefës”, z. Vehbi Alimuça. “Por dje, vazhdon ai Pirroja kishte me vete një sasi të vogël të hollash”. Sikur grabitësit ta dinin këtë...
ZAMIR DULE
Hidhet hapi i parë drejt legalizimit të emigrantëve
Gjirokastër
Hidhet hapi i parë drejt legalizimit të emigrantëve
Më 23 prill, bashkë me Pashkët, kur Krishti u ringjall, emigrantët do të festojnë dhe legalizimin e tyre, si ringjallje të marrëdhënieve shqiptaro-greke, pas një vit kryqëzimi.
faqe 2
Riparime në Hotel Tirana
Vetëm pak ditë pas përurimit
Ka filluar të plasaritet mermeri i bardhë
15 milion ECU për të ndryshuar vellon e hotelit më të madh të kryeqytetit
Vetëm pak ditë pas përurimit
Riparime në Hotel Tirana
Ka filluar të plasaritet mermeri i bardhë
15 milion ECU për të ndryshuar vellon e hotelit më të madh të kryeqytetit
faqe 8
E ardhmja i takon vetëm televizionit privat
Nuk shikoj asnjë perspektivë ... të televizionit të tipit shtetëror apo publik
faqe 4