16/04/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

16 prill 1995

Dokle akuzon Berishën

Dosja e 400 mijë dollarëve të shtypshkronjës së “ZP” Bajraktari i demokracisë ka manipuluar çështjen e shtypshkronjës Dosja e 400 mijë dollarëve të shtypshkronjës së “ZP” Dokle akuzon Berishën Bajraktari i demokracisë ka manipuluar çështjen e shtypshkronjës Nëse një ditë “Çështja Dokle” do të diskutohet në parlamentin shqiptar, aty nuk do të kenë rëndësi as 400 mijë dollarët e “ZP”, as 1.6 milionë dollarët e Arsidi[t?]. Parlamentarët i ngrënë kartonat sipas simpative dhe alergjive të tyre. Historia e afërt i’a ka treguar Dokles këtë. Prandaj ai denoncon Berishën. faqe 3

Në qeverinë time ka shumë sportdashës

Aleksandër Meksi ekskluzivisht për “Koha Jonë” faqe 23 nga Adriatik Dosti

Liberal dhe intolerant, kavalier dhe cinik

Intervistë me deputetin dhe shkrimtarin Teodor Keko Teodor Keko në tre versione: Servil, i korruptuar dhe kriminel faqe 12-13

Serreqi takohet me Papandreun

Përfundoi mbledhja e BSEC ATHINË/Dy ishin momentet intriguese në mbledhjen e Athinës: Një takim i ministrave të Jashtëm të vendeve që preken nga embargoja ndaj ish-Jugosllavisë si dhe takimet private të ministrave mes njëri-tjetrit. Greqia mori iniciativën e nënshkrimit të një deklarate e cila do t’i drejtohet Sekretarit të Përgjithshëm të OKB dhe Këshillit të Sigurimit, deklaratë e cila u la hapur për të nënshkruar edhe nga vende të tjera nëse dëshirojnë. Në deklaratë theksohen çështjet që kanë pësuar këtë vende nga zbatimi i embargos dhe bëhet apel për gjetjen e një zgjidhje politike e cila paralelisht do të çonte në zbutjen apo heqjen e sanksioneve. Deklaratën e nënshkruan tetë vende: Greqia, Bullgaria, Rumania, Ukraina dhe Moldavia. Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Serreqi tha se vendi i tij e konsideron embargon si një masë tepër efikase për zgjidhjen paqësore të krizës jugosllave. Ai tha se çdo qëndrim për zbutjen apo heqjen e sanksioneve do të duhet të ketë parasysh zgjidhjen e çështjes së Kosovës si pjesë e krizës ish-jugosllave. Serreqi mbështeti idenë e apelimit ndaj OKB me anë të të cilit vendet që preken nga embargoja do të kërkojnë kompensimin e humbjeve të mëdha ekonomike që ato kanë pasur, kompensim që mendohet të arrijë në 15 miliard dollarë. Serreqi pati një takim të përbashkët me homologët e tij nga Turqia e Rusia. Homologun rus Kozi[r]ev, Serreqi e ftoi të vizitojë Shqipërinë. Serreqi pati një bisedë të shkurtër edhe me kryeministrin e Greqisë Andreas Papandreu ku në darkën e shtruar për nder të pjesëmarrësve Papandreu qëndroi ngjitur me ministrin shqiptar.

Në këtë numër

Doli ligji mbi letrat me (pa) vlerë Kriza e PD kërkon trukë të reja faqe 2 Skuzim në lindje Komenti politik i javës faqe 5 Berisha gozhdës Meksi patkoit faqe 4 Gurë apo lule në oborrin e fqinjit A do të shuhet konflikti mes shqiptarëve dhe maqedonasve faqe 5 Astma dhe gonor[e]ja Si luftohen ato faqe 17 Femrat shqiptare midis frikës, tabusë dhe kënaqësisë... faqe 9

“Koha Jonë” u uron të gjithë besimtarëve katolikë: Gëzuar pashkët