Këshilli i Evropës: Absurde lufta ndaj Kasacionit
E mora vesh në Strasburg kërkesën për shkarkimin e dy gjyqtarëve të Kasacionit Plloçi dhe Zaka — faqe 3
Këshilli i Evropës: Absurde lufta ndaj Kasacionit
Brozi i tradhëtuar në Strasburg
E mora vesh në Strasburg kërkesën për shkarkimin e dy gjyqtarëve të Kasacionit Plloçi dhe Zaka
faqe 3
80 policë dorëzojnë armët
Protestë në repartin e forcave speciale 711
Forcat e ndërhyr-
Kryeredaktori i ZP, Thoma Gëllçi, në ndjekje penale
Shkon në 10 numri i të arrestuarve dhe per-
[titulli i prerë] armët
[Titulli sipër është i prerë në skajin e imazhit.] Forcat e ndërhyrjes së shpejtë në Tiranë kërkojnë kushte më të mira. Drejtuesit: “Pranoni këto kushte, ose largohuni!”
faqe 2
[titulli i prerë] ndjekje penale
Shkon në 10 numri i të arrestuarve dhe personave të marrë në pyetje për shtyp-shkronjën e “ZP”
[Titulli sipër është i prerë në skajin e imazhit.] personave të marrë në pyetje për shtyp-shkronjën e “ZP”. f.2
Parma fiton kupën UEFA
Mbrëmë në Milano: Juventus-Parma 1-1
Parma është bërë mbrëmë fituesja e sezonit të 37 të kupës UEFA duke barazuar me Juventusin në ndeshjen e dytë finale të kësaj kupe të ndjekur nga 80 mijë spektatorë.
Goli i ish juventinit D. Baxho i ka dhënë qytetit të njohur deri më tash vetëm për djathin e tij, famën e një kryeqendre të re të futbollit. Siç dihet takimi i luajtur dy javë më parë në stadiumin Tardini të Parmës ka përfunduar me rezultatin 1-0 dhe në favor të Parmës me gol të Dino Baxhos në minutën e 5-të. Në minutën e 33 Viali i cili në hyrje të zonës së Parmës godet me të majtën në portën e Buxit që nuk ka asnjë mundësi për të reaguar. 1-0 për skuadrën Juventine. Në minutën e 43 Kripa me kokë pas një goditje këndi për pak sa nuk e barazon rezultatin. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për Juventusin. Pjesa e dytë fillon e tensionuar dhe përshkohet nga një nervozizëm nga fillimi deri në fund të saj. Në minutën e 52 Baxho von Torricelin për të shënuar por çuditërisht Buçi shpëton portën e tij nga një gol i sigurtë. 2 minuta më vonë Muzi i Parmës jep një kros nga e djathta dhe ish lojtari Juventin Dino Baxho shënon me kokë golin e barazimit. 1-1. Në minutën e 67 regjistrohet një gol i anulluar për pozicion jashtë loje të Vialit. Pas këtij rezultati, skuadra e Parmës regjistron fitoren e këtij edicioni të kupës së UEFA-s, e cila siç dihet dy vjet më parë është shpallur dhe fituese e kupës së kupave. Kjo është kupa e tretë e fituar nga skuadrat italiane në këtë aktivitet.
ADRIATIK DOSTI
Asprilla dhe Di Livio gjatë një aksioni në ndeshjen e mbrëmshme
foto REUTERS
Asprilla dhe Di Livio gjatë një aksioni në ndeshjen e mbrëmshme. foto REUTERS
Pëllumbi e Majko në Vlorë: “Berisha dhe Arbnori kanë frymëzuar Kurt Kolën”
Pëllumbi: Berisha ka deklaruar se do të përdorim dhunë për të penguar fitoren e socialistëve
faqe 3
Shtetasi grek i grabit të bijën
Vazhdon rrëmbimi dhe shitja e fëmijëve shqiptarë
Babai mbledh para për të shkuar në Greqi në kërkim të vajzës 4-vjeçare
faqe 4