23/05/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

23 maj 1995

PD mes Nanos e Brozit

Që të mos lirohet Nano, duhet “shtrënguar” Brozi Pas hyrjes në fuqi të Kodit të Ri Penal, duke patur parasysh faktin se Brozi nuk ka marrë pjesë në trupin gjykues të “çështjes Nano”, duke patur parasysh faktin e ndërkombëtarizimit të plotë të “çështjes Nano”, duke patur parasysh ndoshta edhe bindjen në pafajësinë e Nanos, lidershipi i PD-së duket se i trembet Brozit e gjykatësve të tij f.3

Prononcohet për çështjen “Kryeziu” ish-drejtori i policisë së Tiranës, z. Safet Stafa

Akuzohen për përdhu-nimin e së bijës

Akuzohen për përdhu- nimin e së bijës

Presidenti pengon Parlamentin për Kushtetutën

-Kjo qeveri nuk mund të zgjidhë më asnjë problem Intervistë me kryetarin e PSD, z. Skënder Gjinushi f.7

Akuzohej për përdhunimin e së bijës

-Li rohet pas 3 muaj hetimesh Është mbyllur pa shumë zhurmë drama e një familje kryeqytetase. Babai i një 13 vjeçare, arrestuar në shkurt të këtij viti me akuzën e “marrëdhënieve në gjini” ka shpëtuar këto ditë nga “thonjët” e drejtësisë, e bashkë me të ka shpëtuar gjithashtu edhe “nami” i familjes së tij. Hetuesit kanë vendosur ta falin “babain plangprishës” duke aplikuar për të “politikën penale”. Me sa duket buja e madhe që do të shpërthente pas gjyqit e ka shtyrë organin e Prokurorisë së Tiranës t’i japë fund hetimeve në këtë mënyrë. Marrëdhëniet incestuore mes vajzës dhe babait të saj, emrat e të cilëve për arsye humane nuk po i përmendim, nuk kishin mundur të qëndronin të fshehura për një kohë të gjatë. Ka qenë e bija ajo që pas një lufte të vështirë me ndërgjegjen, ka marrë iniciativën e guximshme për të treguar në polici dramën e saj të tmerrshme. Por policia nuk ka arritur dot të kapë agresorin i cili ishte arratisur ndërkohë nga shtëpia. Si të donte të harronte sa më shpejt dramën e saj, vajza martohet një vit më vonë edhe pse ishte ende e mitur. E ndërsa ajo po shijonte ditët e para të muajit të mjaltit, policia kap më në fund të atin. Një lajm që asaj i ka helmuar lumturinë.

Prokurorët dhe gjykatësit të “çarmatosur”

Që prej dy muaj pa pistoleta Prokurorët dhe gjykatësit e kryeqytetit pa armë. Që prej 31 marsit të këtij viti, shumë gjykatës si dhe prokurorë të Prokurorisë së Përgjithshme, por edhe asaj të Tiranës nuk kanë më “privilegjin” të kenë me vete pistoletë. Kështu ka urdhëruar Ministria e Brendshme. Është një urdhëresë e kësaj Ministrie shpërndarë Gjykatës dhe Prokurorisë së Tiranës sipas së cilës të gjithë prokurorët që janë të pajisur me pistoletë të markës “Makarov” (një lloj pistolete e vogël kjo, tepër praktike që preferohet shumë sidomos nga funksionarët e lartë të shtetit) të dorëzoheshin për t’i zëvendësuar me pistoleta “TT”. “Por edhe pse po bëhen gati 2 muaj që nga dita e dorëzimit akoma prokurorët nuk janë pajisur me armë”, pohon një prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme i cili nuk pranon të tregojë meqëhata numrin e prokurorëve të çarmatosur.

Do kërkoj ndjekje penale për Brozin

Prononcohet për çështjen “Kryeziu” ish-drejtori i policisë së Tiranës, z. Safet Stafa Safet Stafa Do kërkoj ndjekje penale për Brozin Kryeziu i janë gjetur 10 mijë fishekë dhe 75 granata ofensive faqe 2

Legalizimi, punësimi dhe statusi i emigrantëve

- Pas “periudhës së ftohtë” mundësi të mëdha në bashkëpunimin ekonomik Shqipëri - Greqi - Sot komisioni i përbashkët ekonomik faqe 4