Ramiz Alia mbahet në mënyrë të paligjshme në burg
Dje hyri në fuqi Kodi i Ri Penal
Flet Avokati i Alisë, Kleanthi Koçi
Numri i të liruarve më datë 1 Qershor 1995 sipas burgjeve
Burgu i Tiranës (rep. 313) 13 veta
Burgu i Tiranës (rep. 325) 4 veta (2 burra, 2 gra)
Burgu i Kavajës 2 veta
Burgu i Lezhës 7 veta
Burgu i Lushnjës 3 veta
Burgu i Tepelenës 2 veta
Burgu i Sarandës 5 veta
Lexoni në faqe 2
-Ish bllokmenët Rita Marko dhe Qirjako Mihali të lirë
Dje, dy ish-zyrtarë të pushtetit komunist, të akuzuar e dënuar për shpërdorim detyre, Rita Marko e Qirjako Mihali lanë Burgun e Tepelenës për tu rikthyer pranë familjeve të tyre pas afro tre vjet burgimi. Faljet e mëparshme dhe hyrja në fuqi e Kodit të ri Penal bënë të mundur daljen e tyre të parakohshme. Të sapombëritur në Tiranë, dhe ata nuk ishin në gjendje të prononcoheshin për gazetën Koha Jonë.
Pengohet shkelja e Ligjit Kushtetues
-T. Keko: “Projektligji-një formë primitive e arkaike”
Dje në parlament
Faqe 4
Banka e Shtetit ka firmosur 7.2 milion USD për Arsidin
Dje në procesin e 1.6 milion dollarëve
Tartari: Berisha ka deklaruar se Arsidi nuk ishte mashtrues (F.3)
Policia kërkon të arrestojë dy deputetë të PAD
Imami dhe Peshkëpia protestojnë në Ministrinë e Brendëshme
Aleanca kërcënohet në Rrogozhinë
Faqe 3
Vazhdon grabitja e fëmijëve
Në kasolle kishte rreth 20 fëmijë të grabitur
Siç është njoftuar edhe në median zyrtare, pardje janë zhdukur dy fëmijë të moshës 12 dhe 14 vjeç. E.SH dhe A.K duke shkuar në mëngjesin e ditës së mërkurë për në shkollën Islamike ku edhe mësojnë, janë rrëmbyer pranë sheshit Avni Rustemi në qendër të Tiranës. Rrëmbyesit kanë qenë me një furgon dhe në kokë kanë pasur maska prej çorape. Në momentin që i kanë futur brenda, dy fëmijët kanë parë edhe dy djem të tjerë të moshës së tyre. Ka qenë mëngjesi i djeshëm që i ka shpëtuar djemtë nga duart e grabitësve. Sipas tyre grabitësit i çuan shumë larg dhe i fshehën në një kasolle. Ata tregojnë se në kasolle kishte dhe rreth 20 fëmijë të tjerë. Natën e të enjtes grabitësit u kanë hedhur djemve bukë thatë dhe i kanë mbyllur nga jashtë. Në mëngjes fëmijët kanë goditur me forcë derën duke shpresuar se dikush do t’i dëgjojë. Rastësisht ka qenë një bari i cili u ka hapur derën e lirisë. Fëmijët janë shpërndarë me shpejtësi në drejtime të ndryshme. Siç tregojnë dy protagonistët tanë, duke ecur me këmbë shpejt kanë arritur në qytetin e Fierit, ku i kanë hipur në autobuz të linjës me targë të Tiranës dhe janë kthyer në shtëpi. Tmerri i tyre për ato që kanë kaluar për dy ditët e mbyllura ishte shkruar qartë në sy. Gjithashtu mësojmë se para një jave është zhdukur një vajzë 7 vjeçe po nga Tirana, e cila ende nuk është gjetur.
E.B