Dje në aerodromin ushtarak të Gjadrit
15 QERSHOR 1995. Një gjigand transporti ajror ulet nga fundi i pistës së aeroportit të Gjadrit, në veri.
Menjëherë i afrohen kamionë ushtarakë të ngarkuar me armatim luftarak. Fillon ngarkimi me shpejtësi. Një pjesë e mirë e efektivit të ushtarëve shqiptarë kthehen në punëtorë ngarkimi. Barku i madh i aeroplanit nuk ka të ngopur. Kamionët i lëshojnë radhën njëri tjetrit. Pak më tutje disa ushtarë lozin futboll. Nga qëndrimi mospërfillës për çka ndodh e kupton se është një pamje rutinë. “Në të vërtetë, ka më se një muaj që përsëritet ky dekor” - thotë njëri nga ushtarët. Fshatarëve, aty rrotull nuk iu bën përshtypje “vizitori gjigand”. Ata merren me grurin dhe sherebelin e përhapur mbi pistën rezervë. Indiferenca e tyre është në atë masë sa nuk shqetësohen fare kur një arkë municioni bie pa dashje për tokë, nga dy metra lartësi. Përhde shpërndahen granata. Dy pilotët ukrainas, të ulur mbi porthana, aty nga fillimi i avionit, shtrihen përtokë të frikësuar ndërsa ushtarët tanë i mbledhin dy nga dy e i rivendosin në arkë. Pas këtij rreziku të pavlerësuar e ka radhën një mur-tajë, pastaj një tufë “Kallashnikovësh”, e kështu pambarim. Kaq shumë armë e municion paska Shqipëria?
Avioni i ulur dje pasdite në aerodromin e Gjadrit duke u ngarkuar me kallashnikovë, granata etj.
Foto B. GJERGJI
“...4 pil otë anglezë pohuan publikisht se kanë kryer 4 fluturime çarter duke mbartur prej Tiranës në aeroportin zairez të Gomes, granata, pushkë, municion të tipit rus dhe kinez. Një pilot iu shpreh Amnesty International-it “kam sjellë 36.5 ton armatime natën. Shoqëria jonë ka kryer disa fluturime që nga Shqipëria në aeroportin e Gomes. Furnizuesit që na dhanë armët gjashtësiht ishin zyrtarë. Avionet anglezë të tipit Boing 707 qenë regjistruar si nigerianë dhe ganeze.” (faqe 2)
BESMIR GJERGJI
Avioni i ulur dje pasdite në aerodromin e Gjadrit duke u ngarkuar me kallashnikovë, granata etj. Foto B. GJERGJI
Dënohet me 1 vit burg
Atentatori i marinsit Amerikan
DURRES -12 muaj burg për njëriun që qëlloi mbi marinsin amerikan.
Gjykata e Durrësit ka dënuar dje Armir Dervishin i cili më 27 janar të këtij viti kish plagosur një ushtar amerikan për motive të dobta.
Pas kësaj Dervishit do t’i mbetet të vuaj edhe shtatë muaj burg, pasi i ka bërë pesë muaj të dënimit gjatë paraburgimit. Megjithatë avokati Hima insist on në kërkesën e tij për uljen e dënimit dhe deklaron për gazetën Koha Jonë “Do t’i drejtohem Apelit”. (faqe 2)
“Çështja Nano”: Shteti shtrëngon “vidat”!
Hezitimi i organeve të drejtësisë për rigjykimin e çështjes Nano
(faqe 3)
70 gra kërkojnë Berishën
Punonjësit e Hotel “Drinit” kërkojnë me forcë të takohen me Presidentin
(faqe 4)
Qytetar nderi “Katani” i Korçës
- Shefi i policisë, dorë e hekurt që shtyp
Ramiz Alia në Apel
“Problemi në Gjykatën e Tiranës u zgjidh me tendenciozitet politik”
Dje në mesditë dosja e Ramiz Alisë nga gjykata e Tiranës përcillet për në atë të Apelit.
“Gjykata e rrethit të Tiranës e rrëzoi kërkesën tonë me një vendim arbitrar të kundraligjshëm dhe alogjik”. Këto janë fjalët që çelin kërkesën e Ramiz Alisë kundër vendimit të datës 10 qershor 1995 të gjykatës së kryeqytetit. Avokati Koçi për “KI” shprehet se “ne jemi shumë këmbëngulës për atë që na takon. Mbajtja e mëtejshme e klientit tim në burg nuk është në nderin e drejtësisë shqiptare”.
Në kërkesën e Alisë drejtuar Apelit parashtrohen edhe mangësitë e gjykimit në shkallë të parë. Nuk u administrua si provë kartela mbi vuajtjen e dënimit. Për të dënuar të tjerë që janë liruar nga hyrja në fuqi e Kodit të Ri Penal llogaritjet janë bërë mbi vendimin e gjykatës së Apelit dhe jo mbi vendimin e Kasacionit siç u veprua në këtë rast. Megjithatë duhet pritur deri në caktimin e datës dhe gjykimin e kësaj çështjeje për të mësuar fatin e mëtejshëm të Alisë. Dueli midis argumentave të administratës së burgjeve për lirimin e tij në mars të vitit 1996 dhe avokatit Koçi se “ish presidenti Alia sot mbush 50 ditë që mbahet padrejtësisht në burg” është ngjitur një shkallë më lart.
A.PEZA