SKANDAL në Uzinën e armëve Poliçan Vidhen 3 milion e 170 mijë kapsolla dinamitit
126 milion e 800 mijë lekë vl era e grabitjes
35 arkat me kapsolla janë vjedhur brënda hekurave të Kombinatit Ushtarak
Përsëri mister mbi Poliçanin. Brenda një periudhe tre mujore në kombinatin e prodhimit të armativave shënohet vjedhja e dytë e përmasave të mëdha.
Shifrat janë alarmante. 3 milion e 170 mijë kapsolla që i përgjigjen një vlere prej afro 125 mijë USD. Bilanci në njerëz është gjithashtu alarmant: nga 14 vetë të ndaluar prej policisë 2 prej tyre kanë kaluar në gjendje arresti, ndërsa shumë të tjerë janë rrahur e keqtrajtuar në polici me pretendimin për të zbuluar të vërtetën. Por tepër skeptikë për këtë çështje, që ka arritur në majat më të larta të shtetit, tregohen në Poliçan drejtuesit e “Konfederatës”. Këtu janë vetëm cirkonat ndërsa peshkadenët janë në Tiranë” thotë njëri prej tyre duke iu referuar këtij skandali të fundit në strukturat e Ministrisë së Mbrojtjes. Pas Vela Lukës, anjes Sotirios, tregtisë së armëve dhe skandalit të 360 mijë $ këtë rradhë një tjetër enigme është ngjritur mbi institucionin që drejton Zhulali, megjithëse ky i fundit bëmër në orët e vona të natës mundi të thotë vetëm kaq për “KJ”: “Unë nuk di gjë për këtë problem, shkoni pyesni drejtorin e Kombinatit”.
fage 2