Vazhdon debati për zëvendësimin e të pestëve në Omonia
Ish deputeti Panajot Barka hedh në gjyq botuesin e “Llajikoviimës”
Vazhdon debati për zëvendësimin e të pestëve në Omonia
Minoriteti i ndarë më dysh
Ish deputeti Panajot Barka hedh në gjyq botuesin e “Llajikoviimës”
Çështja e të pestëve i ka kaluar kufijtë e organizatës së tyre. Në konfliktin që ka shpërthyer prej kohësh në gjirin e organizatës së minoritarëve, për kthimin ose jo të tyre në postet drejtuese, janë përfshirë prej dy muajsh edhe dy gazetat e vetme në gjuhën greke. “Llajikovima” në një artikull të saj redaksional e ka përshkruar debatin si një gjyq të ri që i bëhet pesë liderëve të Omonias të dënuar afro një vit më parë edhe nga drejtësia shqiptare. Ndërsa Zëri i Omonia, organi zyrtar i organizatës, pretendon prej kohësh se nuk ka më çështje të të pestëve, duke mbajtur në këtë mënyrë anën e krerëve të Omonias, që kanë kërkuar largimin e pestë të dënuarve. Por debati këtë radhë është rikthyer në sallën e gjyqit. Ish deputeti i Omonias Barka, sot gazetar, ka kërkuar mbështetjen e drejtësisë, për të zgjidhur konfliktin me homologun e tij, drejtorin e Llajk-ovimës. Një konflikt që pritet të vazhdojë dhe të shndërrohet jo më në një çështje të të pestëve por në një problem ekzistencial të vetë organizatës minoritare.
faqe 3
foto A. BABANI
Do të merren masa ndaj prokurorëve të Tiranës
Dje në mbledhjen e Prokurorisë së Përgjithshme
Fatin e tyre do ta vendosë Këshilli i Lartë i Drejtësisë
Që nga ora 09.00 deri në 13.30 ka zgjatur papushim mbledhja e zgjeruar në Prokurorinë e Përgjithshme. Kanë diskutuar të gjithë prokurorët e Tiranës që përmendeshin në materialin e kontrollit të cilët janë justifikuar sipas mënyrave të ndryshme. Ka bërë përshtypje diskutimi i kryetarit aktual të gjykatës së Tiranës Qazim Gjini i cili ndonëse sapo ka marrë këtë detyrë, ka vlerësuar punën e prokurorëve kryeqytetas. Ndërsa Kryeprokurori i Tiranës ka justifikuar shkeljet e ligjit edhe në kontrollin e vitit të kaluar. I ashpër ka qenë Ministri i Drejtësisë, Frashëri mbi tendencën e prokurorisë në mbrojtje të të pandehurve, ku ai ka konstatuar se janë kërkuar 170 dënime me kusht, edhe në raste krimesh të rënda si armëmbajtje etj. ku dënimi shkon nga 5-15 vjet burgim.
Shumë i ashpër ka qenë qëndrimi i Alush Dragoshit, Prokuror i Përgjithshëm, i cili ka kritikuar direkt drejtuesit e prokurorisë së Tiranës. Do të merren masa për prokurorët, -ka theksuar ai- duke patur parasysh si kompetencat e tij, ashtu edhe të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
Lexoni në faqe 2
Krerët e Prokurorisë së Tiranës Qeleshi dhe Gjokutaj
Berisha ka qenë njohur për bindjet ndaj Marks[it]...
Mbi 90% e premtimeve të PD nuk u realizuan
Intervistë me Petrit Kalakulla, kryetar i Partisë së Djathtë Demokratike
faqe 7
Jo regjimi policor mbi shtypin
Protestë e Shoqatës së Gazetarëve Profesionistë pas ndalimit të gazetarit Filip Çakuli
faqe 3
Merret peng dhe masakrohet një 20 vjeçar
Kërkohen tre persona ndër të cilët dhe kunati i viktimës
Dje në Tiranë
E kanë marrë peng dhe më pas e kanë masakruar. Viktimë e këtij episodi dramatik ka qenë një i ri kryeqytetas që ka përfunduar dje pasdite në urgjencën e spitalit ushtarak. Rrëmbyesit thuasje janë identifikuar ndërkohë që ende nuk janë konfirmuar motivet e kësaj ngjarjeje.
Ka qenë 20 vjeçari Eduart Balthi banues në lagjen “Ali Demi” në Tiranë që dje për rreth 5 orë është mbajtur peng nga tre persona. Pasi e kanë marrë në shtëpinë e tij në orët e para të mëngjesit e kanë çuar atë rreth 6 km në juglindje të kryeqytetit pranë fshatit Farkë. Atje Bardhi është masakruar barbarisht në kokë dhe gjymtyrë me një mjet të fortë që sipas dëshmive të tij në polici ishte një qytë pistolete.
Në mesditë ai ka përfunduar urgjentisht në spitalin nr. 2 të kryeqytetit ku më pas ka kontaktuar me forcat e rendit të komisariatit nr. 1. Sipas hetimeve paraprake rrëmbyesit kanë qenë: Dritan Banushi, banues në lagjen “Ali Demi”, kunati i viktimës dhe një i tretë ende i paidentifikuar. Menjëherë pas denoncimit forcat e policisë janë vënë në kërkim të pengmarrësve. Pas dhënies së ndihmës së parë nga mjekët e spitalit nr.2 20 vjeçari është përcjellë urgjentisht për në spitalin ushtarak.
Megjithëse i shokuar pas orëve të tmerrit që ka përjetuar Bardhi ka qenë në gjendje të japë shpjegime mbi shkaqet e ngjarjes të cilat për arsye të sekretit të hetimit kanë mbetur ende të pakonfirmuara. Pas rastit të një të riu nga Devolli i marrë peng në qytetin e Vlorës dhe dy pengjeve në grevën e fshatarëve të Laknasit të Tiranës rasti i fundit e bën këtë javë të quhet java e pengjeve.
A. PEZA