Në Gjykatën Kushtetuese
Gjinushi: Presidenti të respektojë Dispozitat Kushtetuese
Në Gjykatën Kushtetuese
Sot: Gjinushi - Berisha në gjyq
Gjinushi: Presidenti të respektojë Dispozitat Kushtetuese
Vetëm 18 ditë bëhen sot, nga dita kur lideri socialdemokrat Skënder Gjinushi paraqiti në Gjykatën Kushtetuese padinë e tij ndaj presidentit të Republikës.
“Berisha, është burimi i shpifjeve dhe manipulimit me dosjet e ish-sigurimit të Shtetit, ndërsa gazeta dhe gazetarët e RD janë gazetëdhënë(t), mendon politikani Gjinushi. Kjo është arsyeja që ai padinë e ngriti ndaj Presidentit të Republikës dhe jo ndaj gazetave.
“Një vendim i drejtë i bën mirë edhe Berishës”, - tha dje për “Koha Jonë” Gjinushi, ndërsa Rustem Gjata na bëri të ditur mbrëmë se do të jetë ai në krye të të gjithë gjyqtarëve që do të shqyrtojnë sot në ora 9 padinë e Gjinushit.
faqe 3
“Shqipëria do të pranohet në Këshillin e Evropës”
Nesër së bashku me Selamin, Doklen, Spahinë edhe Arbnori në Strasburg
Faqe 3
Veprim i tipit fashistoid i SHIK-ut
Pas ndalimit misterioz të gazetarit Filip Çakuli
Veprim i tipit fashistoid i SHIK-ut
Pas burgosjes nga SHIK-u, Hosteni burgoset në Ministrinë e Brendshme
faqe 4
Arrestohen 4 shqiptarë për prostitucion
Tre burra dhe një grua u shisnin bandave vajza shqiptare
[Foton: Prostituta në Itali, në pritje të klientëve]
ROME - Policia italiane deklaroi dje se ajo ka arrestuar katër shqiptarë për zbulimit të një rrjeti që fuste kontrabandë vajza të reja nga vendi i varfër i Ballkanit dhe i shiste ato për prostitucion në Itali.
Të katërt, tre burra dhe një grua, u arrestuan nga policia e Romës që vepron në bazë të të dhënave të një njësie nga viktimat (një vajzë shqiptare 16 vjeçare). Policia tha se vajzat e reja deri në 13 vjeç, ishin joshuar në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, nga zonat e thella shqiptare, duke u premtuar martesa ose punë.
Ato u shitën pastaj bandave të specializuara për transportimin e imigrantëve të paligjshëm në- e qyteteve. Italia ka dërguar 700 trupa në rajonin e saj juglindor të Pulias për të ndihmuar policinë për të penguar vërshimin e imigrantëve të paligjshëm, që kalojnë Ngushticën e Otrantos nga Shqipëria.
Të mërkurën në darkë, policia zbuloi në bregun e Otrantos një anije që transportonte 17 imigrantë shqiptarë të paligjshëm. Një grup tjetër prej 21 vetash, gjashtë shqiptarë dhe 15 kurdë u kapën pas arritjes në bregdetin afër qytetit të Brindizit, në veri të Otrantos.
Vrasje në oborrin e gjykatës
VLORË- Dje rreth orës 10.40 në oborrin e gjykatës, polici Falmir Hamit(i) ka vrarë me katër të shtëna pistolete qytetarin Krenar Kalemi 31 vjeç, banues në lagjen “Pavarësia”.
Sipas dëshmitarëve vrasësi dhe viktima janë ndarë përballë njëri-tjetrit dhe pas disa replikave të ashpra polici e ka qëlluar Krenar Kalemin me aq plumba sa kishte në karikator, dhe më pas me pistoletë të zbrazur në dorë, mes njerëzve të shumtë, ka pritur For(d)in e policisë. Lidhur me motivin që shkaktoi grindjen vdekjeprurëse, burime të pavërtetuara saktësisht, thanë se bëhet fjalë për një çështje pronësie që prej rreth një viti gjykohet në gjykatë midis policit dhe një qytetari tjetër. Dhe pikërisht në oborrin e gjykatës, ka qenë një grindje e çastit, që e ka detyruar policin të zbrazë karikatorin kundër mikut të rivalit të tij në konfliktin gjyqësor. Në komisariatin e rendit konfirmuan për “KJ” se polici nuk ndodhej më në shërbim, ishte me uniformë dhe pas ndalimit menjëherë ndaj tij filloi procedura penale.
S. HIBRO
Basketboll
Dje në finalet e Athinës
Në ndeshjet e ditës së dytë
Dje u luajtën takimet e ditës së dytë
Kroacia mundi Slloveninë 91-83
Rusia mundi Francën 85-65
Italia mundi Gjermaninë 68-67
Spanja fitoi me Finlandën 87-74
Lituania mundi Greqinë 89-73
Takimi Suedi - Izrael u luajt mbrëmë vonë.
Në grupin A kryesojnë Italia dhe Lituania me nga dy fitore. Në grupin B kryesojnë Rusia dhe Spanja me nga dy fitore
A.D