27/06/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

27 qershor 1995

Vdes nga droga një student

Dje në Tiranë: Tragjedia e “vdekjes së bardhë” Gjendet poshtë urës së Lanës në qendër të kryeqytetit Dje në Tiranë: Tragjedia e “vdekjes së bardhë” Vdes nga droga një student Gjendet poshtë urës së Lanës në qendër të kryeqytetit Ka ndodhur dje paradite. Trupi i studentit të vitit të parë të Fakultetit të Ekonomisë, Altin Qypiku është gjendur pa jetë nën urën e Lanës, në krah të hotel “Dajti” në qendër të Tiranës. Vdekja e tij ka ardhur nga doza e lartë e përdorimit të drogës, elementët e të cilës ende nuk janë nxjerrë nga analizat laboratorike. Studentit me lidhësen e atletës së veshur ka lidhur krahun e majtë për të nxjerrë damarin dhe me dorën tjetër ka futur “helmin e bardhë”. Dhe doza ka qenë e atillë sa për të sjellë edhe vdekjen makabër. Edhe pse ka patur edhe dy raste të tjera, rasti i A.Q. është rasti i parë në Shqipëri i vdekjes klasike nga doza e drogës, rast që shqiptarët e kanë përjetuar vetëm në skenat e filmave me temë të tillë. LEXONI NË FAQE 2 Trupi i Studentit Altin Qypiku fotografuar dje në mëngjes poshtë Urës së Lanës para se të dërgohej në spital për ekspertizë

Berisha dhe SHIK-u kundër Meksit

Filip Çakuli është pyetur në SHIK për Kryeministrin Rasti i gazetarit të RD-së Filip Çakuli të cilin forcat e SHIK-ut e mbajtën në pyetje për më shumë se 12 orë e ka kaluar problemin e kufijve të lirisë së shtypit, për t’u bërë problem midis atyre që drejtojnë shtetin. Ai është pasqyruar heshtazi në radhë të parë në marrëdhëniet midis numrit 1 dhe numrit 2 të shtetit, respektivisht midis presidentit Berisha dhe kryeministrit Meksi. Dukët se presidenti bashkë me kryetarin e SHIK-ut, Bashkim Gazidede janë vënë tashmë në gjueti edhe të vetë kryeministrit dhe të disa ministrave që shtypi shpesh i ka etiketuar si opozitë ndaj Berishës brenda PD-së, veçverishtë dhe shtetit të tyre. faqe 3

Atentat në mesnatë

Vritet Gëzim Isufi, bosi i ndërtimit të autostradës Fushë Krujë-Mamurras faqe 2

“Shpërngulje” në Prokurori

Dje 13 prokurorë dhe hetuesa të Tiranës ndërrojnë karriket faqe 5

Alia dhe Hoxha në Apel

Të premten djali i Enver Hoxhës dhe Ramiz Alia protagonistë të Gjykatës së Apelit faqe 5

Grushta dhe shkelma në Ministrinë e Mbrojtjes

Rrihet nga SHIU gazetari Mirdash Agolli Pasditen e ditës së premte, në katin e parë të Ministrisë së Mbrojtjes ku ndodhet edhe zyra e redaksisë së gazetës së dikasterit, “Ushtria dhe Koha”, ka ndodhur incidenti që është kthyer në një “arenë” boksi. Sipas një burimi që nuk dëshiron të identifikohet, në zyrën e gazetarit janë futur dy punonjës të Shërbimit Informativ të Ushtrisë (SHIU). Kanë qenë Gj. Cama dhe një tjetër që pas disa replikave, kanë goditur gazetarin Mirdash Agolli, i cili është dërguar në spital nga ku pas mjekimit dhe marrjes së raportit medico-legal, ka bërë padinë ndaj punonjësve të SHIU-t për ndjekje penale në prokurorinë ushtarake. Është ndaluar në policinë ushtarake Gj. Cama. Nuk dihen ende shkaqet që kanë çuar në këtë konflikt mes punonjësve të Ministrisë së Mbrojtjes. I pyetur nga ana jonë rreth konfliktit në fjalë për shkaqet e ndodhjes, Ministri i Mbrojtjes Safet Zhulali u shpreh: “nuk dua të prononcohem për konfliktin për të cilin bëhet fjalë”. Ndërkohë thuhet se ka filluar çështja penale rreth rrahjes së gazetarit të “Ushtria dhe Koha” Mirdash Agolli.

Do të luftoj që të mos përsëritet më 22 Marsi

Berisha duhet të mbajë paanësinë qoftë duke shtrënguar edhe dhëmbët Flet Sabri Godo në faqe 7