03/08/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

3 gusht 1995

Nano bashkon PS në miting

Tiranë : 4000 socialistë kërkojnë anulimin e ligjeve “Anti Nano” Tirana fton rrethet të vazhdojnë me mitingje Tiranë : 4000 socialistë kërkojnë anulimin e ligjeve “Anti Nano” Nano bashkon PS në miting Tirana fton rrethet të vazhdojnë me mitingje Mbi 4000 mijë pjesëmarrës në mitingun e organizuar nga socialistët e Tiranës. Të parët kishin ardhur që në orën 17, ndërsa gjysëm ore para fillimit nuk kishte më vende të lira. Për mëse një orë që vazhdoi mitingu, të gjithë pjesëmarrësit ndejnë në këmbë duke brohoritur dhe hedhur parulla. “Amnesty International” i shkruan Sali Berishës Lironi Fatos Nanon faqe 3 Në mitingun e djeshëm të PS foto F. BILANI

Lirohen të ndaluarit

Nga Burgu i Tiranës në Bovillë

Lirohen të ndaluarit e Bovillës

Nga Burgu i Tiranës në Bovillë Mbetet i arrestuar njëri prej tyre Nga Burgu i Tiranës në Bovillë Lirohen të ndaluarit e Bovillës Mbetet i arrestuar njëri prej tyre Grevisët e Bovillës duke lënë dje Burgun e Tiranës Foto F. Bilani faqe 2

Bllokmenët fillojnë të zbrazin xhepat

Manush Myftiu i shlyen shtetit 4.5 milion lekë Sot e ka radhën Adil Çarçani TIRANË- Bllokmenët kanë filluar të zbrazin xhepat. Duke filluar që para disa ditësh, dy prej tyre kanë derguar për në arkën e shtetit të hollat për të cilat kishin qenë detyruar nga gjykatat. Është Manysh Myftiu, i pari nga bllokmenët që në mesditën e djeshme nuk bëri fare “rezistencë” ndaj vendimit të përmbarimit, por shleu gjithë shumën që kishte në ngarkim, 4 milion e gjysëm lekë. Dy ditë më parë kishte qenë Foto Çami që kishte filluar të shlyente detyrimet, por ai pagoi vetëm 500 mijë lekë, kështu e parë të shumës prej 2 milion e ca lekë. Përmbarimi atij i kishte sekuestruar një javë më parë njërën prej dhomave të shtëpisë së tij. Me sa duket ish-bllokmeni i trembur që vërtet mund t’i ikte dhoma nga duart (pasi edhe Gjykata e kryeqytetit ia kishte rrëzuar ankesën ndaj vendimit të përmbarimit) kishte nxituar të paguante. Ndërkohë në përmbarim konfirmojnë se do të jenë të prerë në zbatimin e masës së sekuestrors ndaj 22 bllokmenëve të tjerë. Sipas tyre sot do t’i sekuestrohet (në rast se nuk shlyen detyrimin financiar) pasuria e paluajtshme Adil Çarçanit. Z.D Manush Myftiu duke votuar foto Nikos ECONOMOPOULOS

Amnesty International

Gazeta “Liberation” shkruan - Dërgim armësh në Ruanda

Amnesty International akuzon Shqipërinë

Dërgim armësh në Ruanda -Armët e dërguara në Ruanda kanë shërbyer në një nga masakrat më të mëdha të shekullit Gazeta “Liberation” shkruan - Dërgim armësh në Ruanda Amnesty International akuzon Shqipërinë Liberation -Armët e dërguara në Ruanda kanë shërbyer në një nga masakrat më të mëdha të shekullit faqe 4

Goditet me tullë kreu i Omonias në Berat

Nuk ka pranuar t’u nxjerrë viza tre agresorëve faqe 4