10/08/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

10 gusht 1995

Socialistët armiqtë tanë

Presidenti la pushimet në Vlorë për të zgjedhur kryetarin e Tiranës dhe kundërshtarët Ministri Brojka - Kryetari i ri i PD për Tiranën Berisha në Konferencën e PD-së Tiranës: Vetëm me anë të një fjalie presidenti Berisha i ka cilësuar dje socialistët shqiptarë të urryera armiq. Ai e cilësoi alternativën e tyre si armike të demokracisë, integrimit të vendit në Evropë dhe lirive e të drejtave të njeriut. Berisha për herë të dytë brenda një jave kthehet nga pushimet buzë Jonit, në Tiranë. Por ndërsa pak ditë më parë grushtin e tij e hëngrën të djathtët, dje në Konferencën e katërt të PD-së së Tiranës këtë grusht e hëngrën socialistët. Përpjekjet e socialistëve për mosmiratimin e ligjit të të drejtave dhe lirive të njeriut, përpjekjet e tyre për mos futjen e vendit në Këshillin e Evropës e plot të tjera, presidenti i cilësoi si falimentim të politikës së socialistëve. Sipas tij nga një parti që në krye të vet ka ish shefin e Sigurimit, Gramoz Ruçin, nuk pret gjë tjetër veçse veprime destruktive. faqe 3 Berisha dhe Gramoz Ruçi, dikur kanë pozuar bashkë, sot janë armiq

Jep dorëheqjen traineri i Tiranës Shkëlqim Muca

Prononcohen për “KJ” presidenti i klubit Metush Seferi dhe traineri Muça Sport - Futboll faqe 12

Edhe Rita Marko zgjidh qesen

Paguan 700 mijë lekë TIRANË - Edhe një tjetër ish-bllokmen ka zgjidhur qesen. Është Rita Marko, bllokmeni i tretë që ka filluar t’i paguajë detyrimet financiare shtetit. Në pasditen e djeshme ish zëvendës-Presidenti i Kuvendit Popullor ka bërë derdhjen e këstit të parë, 700 mijë lekë të vjetra ndërkohë që ka për të shlyer edhe 2 këste të tjera. Pas Foto Çamit i cili pagoi krejt gjobën prej 2 milionë e ca lekësh dhe Manush Myftiut, R. Marko është i treti që i është nënshtruar vendimit të përmbarimit. Me sa duket më i varfëri është Adil Çarçani, ish-kryeministri, i cili nuk ishte në gjendje të paguante shumën dhe për këtë arsye përmbarimi i sekuestroi sendet shtëpiake. Z.D

40 mijë bimë të shkullura, 550 familje kultivuese

VLORË - 40 mijë bimë narkotike të shkullura dhe 550 familje të evidentuara si kultivuese të drogës, është bilanci 40 ditor i operacioneve antidrogë të forcave të rendit në rrethin e Vlorës - tha një burim i Komisariatit. Gjeografia e kultivimit përfshin të gjitha fshatrat e Vlorës me përjashtim të fshatrave të Himarës dhe Nartës - shtoi burimi. Muaji gusht do të jetë faza e dytë e operacioneve antidrogë që do t’i japë goditjen përfundimtare kultivuesve të drogës në prag të muajit shtator, që shënon edhe fillimin e sezonit të vjeljes së bimës cannabis sativa. Bilanci 30 mijë bimë dhe 400 familje të raportuar nga z. Mulosmani, për këto javë ju shtuan 10 mijë bimë e 150 familje, ndërkohë që vazhdojnë operacionet në fshatrat e Vlorës, ku për ditën e martë veçohet operacioni në fshatin Vranisht ku sipas burimit të Komisariatit ka marrë pjesë vetë z. Mulosmani. S.HIBRO

Belushi në Presidencë

Presidenti Berisha nuk i kanë lënë pushimet dhe vetëm për Konferencën e PD-së Tiranës. Në zyrën e tij ai ka pritur aktorin amerikan me origjinë nga Korça, James Belushi. Pas takimit që ka patur kohë më parë po në Presidencë me Mikële Placidon (i njohur si komisari Katani), ky është takimi i dytë i Berishës me starët e kinematografisë dhe ndoshta i pari i tyre me një kryetar shteti. Pas përshëndetjeve të rastit, thuhet se Belushi i ka lënë një kujtim presidentit të shtetit të origjinës, por në atë moment nuk kanë qenë të pranishëm as gazetarët e as fotoreporterët. Për vizitën e tij në Shqipëri, Belushi flet ekskluzivisht për “KJ”. Më tej lexoni në faqe 14. Berisha dhe Belushi gjatë takimit të djeshëm foto A. BABANI

F shekët shqiptarë ende peng

Afganistan : Avioni rus i ngarkuar në Shqipëri akoma pronë e rrëmbyesve afganë faqe 3

Kërkon ndjekje penale për gazetarin e “RD”

Prokurori që kërkoi lirimin e Nanos në Apel faqe 3

Pronarët do hedhin në gjyq policinë

Pas bllokimit të 30 skafeve private faqe 3

Kapen dhe dy skafe në Karaburun

Dy skafe në brigjet e Karaburunit kanë rënë në rrjetën e policisë kufitare ditën e martë - tha një burim i komisariatit. Ka arritur në këtë mënyrë në 6 numri i skafeve të kapur nga forcat e rendit në harkun e dy ditëve - por shtoi burimi - gjendja e skafeve që kryejnë kalim të paligjshëm do të vazhdojë. S.H