Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

E Shtunë 6 Janar 1996

Nano përplas reporterët e KE

Largohet nga Shqipëria delegacioni i KE. Shtyhet afati i zbatimit të kushteve Columberg: Çështja Nano duhet të rishikohet Finsberg: Nano nuk ka shkak të ankohet Hetimi i reporterëve të KE ka marrë fund. Gjithçka është mbyllur brenda çantës diplomatike të dy të dërguarve speciale të Asamblesë Parlamentare të KE: Finsberg dhe Columberg. “Bomba” e parë që shpërtheu në Rogner para gazetarëve ishte çështja Nano. Finsberg, miku i Presidentit Berisha, deklaroi se Nano është jashtë vëmendjes evropiane dhe se ai nuk ka shkak të ankohet. Ndryshe mendon kryetari i komisionit juridik të këshillit të Evropës Columberg, i cili për “KJ” deklaroi se çështja Nano duhet të rishikohet. faqe 3
Nano Columberg Finsberg Zogaj Shqipëri Rogner Europë

130 shqiptarë mbajnë peng dy gardianë

Tjetër rebelim i të burgosurve shqiptarë në Greqi Protestojnë për izolimin e tre shokëve të tyre. Ndërhyn policia
Greqi

1.5 milion marka dëmi i aksidentit

Përfundon procesi gjyqësor në Athinë. Dënohet shoferi shqiptar Kishte sjellë vdekjen e tre qytetarëve grekë në një aksident rrugor Ka qenë me pasoja fatale aksidenti i ndodhur në Athinë ndërmjet një kamioni me shofer shqiptar dhe dy autoveturave, nga i cili gjetën vdekjen tre persona dhe ku dy makinat e shtrenjta dolën jashtë përdorimit. Tragjedia arrin në vlerën fantastike të 1.5 milion DM ose të afro 1 milion dollarëve. Shoferi shqiptar me Kartonin Jeshil të siguracionit të paguar në vlerën e vetëm 150 dollarëve, detyron INSIG-un shqiptar të homologetët e tij ndërkombëtarë të shlyejë tashmë totalisht dëmin e shkaktuar. faqe 2
Athinë

Shkurtime të tjera në Televizion

Zarfet e mbyllur dje “zbritën” në tryezat e shefave Në Radiotelevizionin Shqiptar ka zbritur vala e dytë e tajfunit “Pol-lo”, që sot në godinë e institucionit të Televizionit do të hyjnë 15 vetë më pak. Ka qenë një shkresë e formuluar me zyrat e Drejtorisë së Përgjithshme dhe firmosur nga numri një i RTV, që ka shkurtuar vendet e punës për 15 krijues, formulues muzike, operatorë, redaktorë e gazetarë, këtë radhë vetëm të Televizionit. Nis kontrolli antial-kool në godinën e RTV faqe 18

Siemens nuk mund të fillojë punimet

Rëndohet më tej gjendja e Rinasit FMN ka penguar garancitë e qeverisë shqiptare “Nëse “Siemens” tërhiqet, ne do të organizojmë një tender të ri. Koha nuk pret. Aeroporti është në gjendje të rëndë”, deklaron për “KJ”, z. Përparim Ziu, shef i sektorit të Transportit Ajror në ministrinë e Transporteve. faqe 5
Sabri Godo Rinasit