11/01/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

11 janar 1996

Do qeverisim deri në vitin 2000

Dje konferencë shtypi, PS shpall platformën elektorale Pëllumbi: Në PS nuk ka “të pestë” Janë shtatë “prioritetet dhe objektivat” që PS i propozoi dje në konferencën e shtypit elektoratit shqiptar: përpjekja maksimale për sigurimin e zgjedhjeve të lira, dispozicioni i PS për aleanca para e paszgjedhore, zbatimi i koncepteve bashkëkohore të shtetit ligjor, ofrimi i një programi që ka në themel progresin dhe jo stanjacionin, realizimi i një shoqërie që bazohet në ekonominë mikse të tregut, ofrimi i stabilitetit, punësimit dhe premtimi për një demokraci pa frikë e pa hakmarrje politike. faqe 3

Tani, burg për klandestinët

Itali, së shpejti ligji Deri në 3 vjet burg për hyrje ilegale në Itali faqe 4

Nuk ka prova kundër Ermenjit

Arkivat përgjigjen Por hetimet kundër kreut të Ballit do të vazhdojnë faqe 2

Rekord hetimesh për ’95

Tiranë, Prokurori “Viti 1996 aksioni për “Anti-Genocidi”-n” faqe 5

Zgjerohet kufijtë me Jugosllavinë

Në janar edhe hekurudha ndërkombëtare Tani edhe dy pika të reja kufitare me Malin e Zi faqe 6

Autobotët mbesin në parking

Pas embargos E ardhmja: vetëm kalimi tranzit faqe 7

Berisha heq vizat për qytetarët grekë

Pas 1 viti e gjysëm, rihapen portat e jugut Ministria e Jashtme greke po përgatit deklaratën zyrtare Legalizimi i emigrantëve shqiptare me banim në Greqi, një bum i mundshëm në Jug i investitorëve të ardhur nga vendi fqinjë, si dhe vendosja e një raporti më të mirë me qeverinë greke “post - Papandreu”, do të ishin një kartë e fortë në prag të fushatës elektorale. Këto mendohen të kenë qenë arsyet që Presidenti shqiptar vendosi të firmosë, pikërisht tani, dekretin për heqjen e vizave. faqe 2

Kadare përqafon formulën e mallkuar

“Ne shqiptarët nuk qenkemi si gjithë bota”

Homazhe për Fransua Miteran

Dje në ambasadën franceze Berisha do marrë pjesë në varrimin e ish presidentit francez faqe 3

Pritet të krijohet PS e Reformuar

Në PS fryn era e përçarjes Nismëtar është Presidenti Berisha Burime të sigurta bëjnë të ditur se tentativat për përçarjen e PS dhe krijimi i një partie të re socialiste janë drejt finalizimit. E veçanta e kësaj partie është se ka për nismëtar presidentin Berisha. Ende nuk dihen emrat e nismëtarëve të tjerë, por aty ë shtë ofruar nga ana e pushtetit para, mbështetje në media zyrtare si dhe përkrahje në botë. Këtë lajm e bëri të ditur dje nënkryetari socialist Pëllumbi, por ministria e Drejtësisë e përgënjeshtroi këtë fakt. faqe 4

Altin Rraklli largohet nga Frojburgu

Ish futbollisti i Kavajës tashmë në Berlin Nënshkruan kontratën me klubin Herta faqe 22

Do jemi në Parlamentin e ardhshëm

Flet Zef Bushati Po të pyësësh 1000 pukjanë, PDK del e para në zgjedhje faqe 9

Sulm kundër prostitucionit

Goditet “llampa e kuqe” Policia zbulon dy 19-vjeçare faqe 6

Shkarkohet rektori i Akademisë së Arteve të Bukura

Bujar Kapexhiu i lë vendin Gjergj Zhejit faqe 18