12/01/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

12 janar 1996

Berisha kërkon të përçajë PS

Krijimi i Partisë Socialiste të Reformuar - Flasin drejtuesit e PS Zeneli: Unë e kam partinë time. Ajo është PS Me kohë është hedhur ideja e "virusit" të përçarjes ne partinë më të madhe të opozitës. Si në shumë raste të tilla, "origjina virusale" ka qënë presidenca. Këtë herë ideja e krijimit të një partie të re socialiste doli pas disa zërave me një pyetje të një gazetari, sipas të cilit, në Ministrinë e Drejtësisë qenka depozituar një kërkesë për krijimin e PS të Reforuar, me komisionin nismëtar të së cilës bënin pjesë edhe ndonjë nga të ashtuquajturit "të pestë" apo "rebelë" të PS. Por, hijet e dyshimit dalëngadalë po bien gjithnjë e më tepër. Sipas udhëheqësve socialistë, asnjë prej të pestëve nuk është nismëtar i krijesës më të re politike. Madje njëri nga më të ankuarit prej tyre, Bashkim Zeneli, ka deklaruar prerë se "partia ime është PS". faqe 9

Plumba mbi 52 vjeçarin

Në vend të zotit të shtëpisë vrasin mikun faqe 2

Lirohet polici i “2 prillit”

Shkodër, përfundon procesi Dënohet nga gjykatësit për "shpërdorim armëtimi"

Diversioni i gazetës “Albania”

Dhe përgjigjet lakonike të Dokles faqe 3

Peri do të rivizitojë Shqipërinë

faqe 2

Fillon beteja për pushtetin

Dje, mbledhja e parë e Komisionit Elektoral të PS "Nëse bën shtet social, Berishën do t'a pranojmë në PS" Sot PS fillon realisht dhe me të gjitha elementët e saj fushatën elektorale për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Servet Pëllumbi në Elbasan, Namik Dokle në Korçë, Luan Hajdaraga në Lezhë dhe Gramoz Ruçi në Fier do të fillojnë që sot shpjegimin dhe zbërthimin e programit me të cilin socialistët synojnë të fitojnë maxhorancën e parlamentit të ardhshëm. faqe 3

Kalakulla: E djathta mund të përçahet

Demokratët e Djathtë përplasen me Republikanët faqe 4

Apel kundër dhunës politike

AD pas atentatit Sulmet e pushtetit ndaj partisë së tij, Zogaj ka përmendur dje 4 atentatet radha, burgosjen ndaj Zefit, vrasjen e Gjovalin Çekinit, ndalimin nga automatikët e policisë të deputetit Imami, si dhe një sërë ndërhyrjesh të organeve të rendit për prishje mitingjesh të liderëve të PAD me elektoratin. Përfund lajës së tij Zogaj ka thënë se Aleanca Demokratike nuk bën hetime, por është e shqetësuar për këto akte të rënda terrorizmi dhe kërkon solidarizim të mbarë opinionit shqiptar. Ceka shtoi se - "ky atentat komploton një tablo të zymtë të krijuar nga miratimi i ligjeve antikushtetuese, nga terri informativ, nga angazhimi i segmenteve të caktuara të Rendit dhe SHIK-ut kundër opozitës dhe nga manipulimi i kompetencave presidenciale në lidhje me përgatitjen e fushatës së zgjedhjeve". faqe 2

Kukës: krisma në kufi

Qëllojnë jugosllavët Kthehet i plagosur edhe një shqiptar faqe 7

Dini jep dorëheqjen

Rrëzohet qeveria Italia në kërkim të "zgjedhjeve të reja" faqe 11

Lamtumira e fundit për Miteranin

Dje nga i dërguari ynë në Paris Merr pjesë edhe Presidenti Sali Berisha E shoqja dhe i biri i ish Presidentit Miteran dje gjatë ceremonisë së varrimit. foto Reuters