Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

E Enjte 18 Janar 1996

“Antigenocidi” vazhdon, rrëzohet kërkesa e PS

Dje në Gjykatën Kushtetuese shqyrtohet padia e opozitës për “Antigenocidin” dhe Dosjet Më 31 Janar shpallet vendimi për kushtetueshmërinë e dy ligjeve Grupi i opozitës gjatë procesit të djeshëm foto A. BABANI Gjykatësit e kushtetueses kanë vendosur të rrëzojnë kërkesën e socialistit Fehmi Abdiu për pezullimin e ligjit për “Genocidin” deri në shpalljen e vendimit për të nga trupi gjykues. Ndërkohë që dita e fundit e këtij muaji u caktua si koha e shpalljes së vendimit përfundimtar për dy ligjet e denoncuar. Është hedhur poshtë kërkesa e deputetit socialist dhe në asnjë moment prokurori, si dhe deri më tani, nuk kanë pengesa për të vepruar për denoncimet nga ligji i diskutuar. Kushtetuesja bën lojën e Presidentit - Flasin për “KJ” Gjinushi e Abdiu faqe 2, 9 Grupi i opozitës gjatë procesit të djeshëm foto A. BABANI
Fehmi Abdiu Gjinushi A. Babani Papandreu

Lirohen dy pengjet e Bagdatit

Pesë vjet aventurë për fshatarët nga Fieri “Ja si shpëtuam nga burgjet e Sadamit” Përfundon aventura e dy shqiptarëve që për afro pesë vjet provuan burgjet-ferr në vendin e Sadam Huseinit. Janë Vllson Cela dhe Vilson Zako dy protagonistët nga Frashëri i Fierit, që tashmë - të sapokthyer nga Bagdati - rrëfejnë historinë e tyre të rrallë: “Katër vite me radhë i dërguam telegrame Ministrisë së Jashtme dhe Ambasadës Shqiptare në Egjipt dhe Turqi, me tekstin: “Na ndihmoni, jemi peng në Bagdad”. Megjithatë aventura e tyre ka përfunduar vetëm para pak kohësh, ndërkohë që përfundimisht e vërteta para dy ditësh - ata i janë rikthyer fshatit të tyre. faqe 7
Vllson Cela Vilson Zako Silvio Berluskoni Bagdatit Fier Frashëri Bagdati Egjipt

Jo greva deri në zgjedhje

Dje në aktivin e Sindikatave të Minatorëve Shpërthejnë polemikat nga krerët e tjerë sindikalistë faqe 5

Berluskoni: “Gjueti politike shtrigash”

Filloi gjyqi ndaj ish-kryeministrit italian Akuzohet për korrupsion dhe rryshfet Berluskoni dje në bankën e të akuzuarve gjatë procesit gjyqësor të zhvilluar në Pallatin e Drejtësisë në Milano. Bashkë me të akuzoheshin edhe nëntë bashkëpunëtorë të tij foto Reuters Dje filloi gjyqi kundër ish-kryeministrit italian dhe liderit të “Forza Italia”, Silvio Berluskoni. Berluskoni iu përgjigj akuzave për korrupsion dhe rryshfet duke dyshuar se i ka paguar kontrollit të policisë financiare për të mos bërë publike parregullsitë e verifikuara në “perandorinë” e tij. “Fininvest” - pranë e medias ishte mjaft e kufizuar. Gjykatësit e akuzës ishin Pierkamilo Davigo dhe Xherardo Kolombo, ish bashkëpunëtorë të ngushtë të Antonio Di Pietro. Prokuroria e Milanos ka depozituar në gjyq një seri të re dokumentash që përmbajnë të dhëna për parregullsi bankare të shoqërisë së tij. Gjatë një konference shtypi të dhenë dje, Berluskoni tha se procesi ka karakter politik. Faqe 13 Berluskoni dje në bankën e të akuzuarve gjatë procesit gjyqësor të zhvilluar në Pallatin e Drejtësisë në Milano. Bashkë me të akuzoheshin edhe nëntë bashkëpunëtorë të tij foto Reuters
Pierkamilo Davigo Xherardo Kolombo Antonio di Pietro Sejdia Milano

Dëbora mbulon Akropolin

I ftohti i papritur ngrin Greqinë Akropoli është rrethuar nga bora, ndërkohë që një i ftohtë i papritur ka krijuar skena të pazakonshme për kryeqytetin grek dhe pjesë të tjera të vendit. Tridhjetë centimetra borë kanë rënë në rrethinat veriore të Athinës dhe erëra të ftohta kanë fryrë nëpër gjithë vendin. Shtatë fluturime për në ishujt e detit Egje janë anulluar. Në shumë rrugë lëvizjet bëhen vetëm me automjete të pajisura me zinxhirë. Në portin kryesor të Greqisë, Pire, kohe, e keqe i bllokoi dje bre 5 000 pasagjerë dhe 300 kamionë.
Akropolin Greqi Athinë Detit Egje Pire

“Jam njeri, pastaj grua”

Sondazhi kombëtar shpall shifrat e persekucionit Një ndër dy femra shqiptare rrihet Faqe 6