Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

E Shtunë 20 Janar 1996

Droga: pesë arrestime mbrëmë në Tiranë

Arsenal mjetesh për përpunimin dhe shpërndarjen e narkotikëve Zbulohet rrjeti i trafikantëve pas një operacioni të Antidrogës Droga: pesë arrestime mbrëmë në Tiranë Arsenal mjetesh për përpunimin dhe shpërndarjen e narkotikëve Operacioni i zhvilluar në mesnatën e djeshme ka çuar prapa dyerve të qelisë 5 të rinj nga qyteti i Tiranës. Ndryshe nga herët e tjera, trafikimi ka qenë për qëllime shitje jashtë kufijve, për herë ë parë forcat speciale të antidrogës shqiptare zbu- lojnë qendrën e mbrritjes, peshimit, ambal- azhimit dhe tregtimit të "miellit të bardhë" për plotësimin e nevojave të brendshme. Deri më tani, megjithë sekretin e hetimit, mësohet se është zbuluar edhe koka e rrjetit, një grek me banim në Maqedoni që kishte lidhje me njërin nga të ndaluarit. Heroina vinte nga Maqedonia dhe tregtohej në kryeqytet faqe 2
Tiranë Maqedoni Kryeqytet

Mihali dhe Loka mbeten në burg

Shuhen shanset e të akuzuarve të “Antigenocidit” në Kasacion Shuhen shanset e të akuzuarve të “Antigenocidit” në Kasacion Mihali dhe Loka mbeten në burg TIRANË- Është hedhur poshtë dje në Gjykatën e Kasacionit kërke- sa për ndryshimin e masës së arrestit për dy nga 20 ish-funksionarët e lartë të ndaluar një muaj më parë. Të akuzuar nga ligji “Anti-Gjeno- cid”, dje pas dështimit të parë në përpjekjet e tyre në Gjykatën e Faktit dhe Apelit, të akuzuarit kanë dështuar edhe në shkallë të tretë. Deri në fund të gjykimit të tyre ata mësuan se do të hetohen në repartin 313. Janë Ojrjako Mihali dhe Zef Loka për të cilët dje në orën 10.00 Kolegji Penal i Gjykatës së Kasacionit i kryesuar nga nënkrye- tari i saj, z. Zef Nika, që ka marrë në shqyrtim kërkesën për ndry- shimin e masës së arrestit. Të për- faqësuar në seancë nga avokatët e tyre, dy ish funksionarët e lartë kërkuan caktimin e një mase tjetër arresti nga e tanishmja për shkak të moshës së tyre dhe të gjendjes së tyre shëndetësore. Ish-anëtari i By- rosë Politike të KQ të PPSH, Ojrja- ko Mihali dhe ish-Drejtori i Drej- torisë së Brendshme, Zef Loka, akuzohen “për krime kundër njerë- zimit, se duke qenë në funksione të larta shtetërore dhe partiake kanë urdhër debimin masiv të qytetarëve shqiptarë për shkakje politike”. Masa e ndalimit për ta ishte marrë më 17 Dhjetorin e kaluar nga Gjykata e Faktit e Tiranës pas den- oncimit nga Forumi Intelektual për Dënimin e Genocidit. A.P.
Zef Loka Zef Nika Fatos Nano Tiranë

Socialistët evropianë kërkojnë takim me Fatos Nanon

Ministri i Drejtësisë heziton Nesër, një delegacion mbërrin në Shqipëri Socialistët evropianë kërkojnë takim me Fatos Nanon Ministri i Drejtësisë heziton Sekretari i Përgjithshëm i Partisë socialiste Evropiane, Vallen, i ka dërguar një kërkesë zyrtare Ministrit të Drejtësisë, zotit Hekur Frashëri për takim me kryetarin e Partisë Socialiste Fatos Nano në burgun e Tepelenës gjatë vizitës së tij në Shqipëri. Por ministri shqiptar nuk i është përgjigjur kërkesës së liderit të socialistëve evropianë. Mungesa e përgjigjes ka qenë edhe arsyeja që dje, nënkryetari i PS, Ilir Meta, të kërkojë takim me ministrin Frashëri. faqe 3
Fatos Nano Hekur Frashëri Ilir Meta Shqipëri Tepelenë

Ende mister masakra në Rrashbull

Rrezikon të vdesë edhe një anëtar tjetër i familjes Gruaja kishte vrarë në gjumë të afërmit e burrit faqe 2
Rrashbull

Figura e Berishës është e pandarë nga PD

Intervistë me z.Albert Brojka, kryetar i PD për Tiranën Të jesh kryetar partie duhet të jesh politikan, unë nuk jam i tillë Të jesh kryetar partie duhet të jesh politikan, unë nuk jam i tillë Figura e Berishës është e pandarë nga PD Intervistë me z.Albert Brojka, kryetar i PD për Tiranën faqe 9
Selami Albert Brojka Tiranën

Sociologët përmbysin shifrat e IRA

PS 38 %, PD 27 %, PSD 13 %, PAD 7.5 % [?] Pas amerikanit, një tjetër sondazh shqiptar Pas amerikanit, një tjetër sondazh shqiptar Sociologët përmbysin shifrat e IRA PS 38 %, PD 27 %, PSD 13 %, PAD 7.5 % [?] faqe 4

Nesër në EKSPRES SPORT

Nesër në EKSPRES SPORT Gjithçka për ndeshjet e para çerekfinale të Kupës së Shqipërisë vetëm disa orë pa përfundimit të tyre. Të gjitha evenimentet spor- tive të javës, por edhe të orës së fundit
Shqipëri