23/01/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

23 janar 1996

Na shqetëson burgosja e Nanos

Delegacioni i socialistëve evropianë në Tiranë: Solidarizim me opozitën PSE: Do të kontrollojmë zgjedhjet e lira Të shtunë e të dielë nga kampi i të majtëve të Evropës kanë mbërritur në Tiranë sekretari i përgjithshëm i PSE, Fransua Vallen si dhe Andersen, Rolle Piantini, përkatësisht përfaqësues të partive socialdemokrate të Suedisë, Gjermanisë dhe Italisë. Nesër vjen edhe kryetari i këtij delegacioni, nënkryetari i PSE, Akile Oketo si dhe përfaqësuesi i Pasok-ut. Aktivitetin e parë zyrtar delegacioni e filloi mbrëmë me takimin me kryetarin e PSD Skënder Gjinushi. Qysh në fillim misioni i PSE kanë deklaruar para gazetarëve se janë të shqetësuar për arsyet politike e juridike që vazhdojnë ta ngujnojnë në burg liderin e burgosur socialist, Fatos Nano. “Ky shqetësim - tha Vallen - rritet edhe për faktin se Ministria e Drejtësisë shqiptare nuk e pranoi kërkesën tonë për t’u takuar me Bençe me kryetarin e PS, Fatos Nano”. Më pas, socialistët evropianë, pasi kanë vlerësuar arritjet e PSD, kanë kritikuar dhunimin për herë të tretë të së drejtës kushtetuese të zgjedhjes, mospërfilljen e rregullave të lojës politike si dhe kanë premtuar solidaritetin e tyre me opozitën shqiptare, hartimin e një rezolute për Shqipërinë dhe pjesmarrjen e tyre për kontroll në zgjedhjet e lira. Nga takimi i mbrëmshëm i delegacionit të PSE me Gjinushin foto A.BABANI faqe 3

Sondazh amerikan i autorit M. Elezi

TV nxjerr “sekretin” “Instituti Studimeve Strategjike në bashkëpunim me Institutin Republikan Amerikan, para pak kohësh kanë kryer një sondazh”, tha mbrëmë TVSH. Ajo që deri dje është quajtur “sondazhi amerikan për partitë shqiptare”, nga TV shtetëror merr vulë “Mehmet Elezi”. faqe 4

Greqia do të ekstradojë të burgosurit shqiptarë

Pas nënshkrimit të konventës nga ministrat e drejtësisë

Ramiz Alia përgjigjet për “Grushtin e shtetit”

Ish Presidenti rikthehet në Prokurori për ngjarjet e Shkollës së Bashkuar Për 150 minuta ish kreu i shtetit nën pyetjet e grupit hetimor Faqe 2 Ramiz Alia duke dalë nga prokuroria foto A. BABANI

Simitis shpall qeverinë e re

Një epokë e re fillon për Greqinë Në Kabinetin e ri mungojnë Papulias dhe Venizellos Dje kabineti i ri grek, duke pozuar për fotografët në Pallatin Presidencial pas ceremonisë së betimit foto Reuters faqe 9

Vrau 6 persona 25 vjet burg për killerin

faqe 5

Tani lind Shijak-TV

Nga Sukthi në Rrashbull faqe 6

“Epidamn”: 5 vjet burg për të pandehurit

Përfundon procesi i 800 mijë dollarëve Në pranga shefi i llogarisë së Bankës Tregëtare dhe nëpunësja e tij Pas shumë seancave gjyqësore ka përfunduar në Gjykatën e Durrësit gjyqi ndaj skandalit të firmës “Epidamn”. Dje Trupi Gjykues ka vendosur pesë vjet heqje lirie për dy të pandehurit me akuzën e “shpërdorimit të detyrës”. Ngjarja që vuri në bankën e të akuzuarve shefin e llogarisë së Bankës Tregëtare Durrës dhe nëpunësen e kësaj banke, ka ndodhur në 9 tetor të vitit 1994, kur anija “Lido” ka hyrë në portin e Durrësit me një sasi prej 5.200 ton naftë për llogari të firmës “Epidamn”. faqe 7

Jaser Arafat President i Palestinës

Zgjedhjet në Palestinë faqe 12

Në Strugë Këndohet “Enver Hoxha tungjatjeta”

Ndërhyrja e Alisë Boshnjakur ndërpret këngën Faqe 19