24/01/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

24 janar 1996

Nano të gjykohet në Strasburg

Dje, socialistët evropianë takohen me partitë politike shqiptare Në burgosjen e liderit të PS është përdorur shpirti hakmarrës Një ish-kryeministër nuk mund të jetë i burgosur ordiner. Dhe kur analizohet shpirti i revanshit që shprehu ligji i genocidit, i njëjti shpirt hakmarrës është përdorur edhe në burgosjen e Fatos Nanos. Në vendin tuaj ka shumë shenja të varësisë totale të drejtësisë nga pushteti politik. Ka shumë shenja që të bëjnë të besosh se Fatos Nano është i burgosur politik. Sekretari i përgjithshëm i PSE, Zhan-Fransua Vallen ekskluzivisht për "Koha Jonë" faqe 3 Vallen në takimin me Pellumbin, Ruçin dhe Metën foto G. SHKULLAKU

Dezertorët do dënohen në mungesë

Mbi 160 dosje për ushtarë të larguar Mund të vuajnë dënimin edhe pas 20 vjetësh faqe 2

Trafik me banesat e ish të persekutuarve

Kontrolli i Shtetit akuzon Bashkinë faqe 5

Sot, Presidenti hungarez në Tiranë

Me ftesë të Presidentit të Shqipërisë, Sali Berisha, vjen sot në Tiranë për një vizitë 3 ditore Presidenti i Republikës së Hungarisë, Arpad Genz. Gjatë vizitës së tij në Shqipëri, Genz do të takohet me Presidentin Berisha dhe një sërë personalitetesh të larta të politikës e qeverisë shqiptare. Presidenti hungarez do të shoqërohet nga zv. kryeministri dhe ministri i financave, funksionarë të tjerë të lartë të ekonomisë hungareze si dhe nga një grup i madh afaristësh. Ndërkohë, pritet që dy presidentët ballkanikë të diskutojnë për situatën e sotme në Ballkan dhe synimet e Shqipërisë për t'u integruar në strukturat perëndimore.

Sondazh befasues i socialistëve

Në tetë qytetet kryesore: PS mbi 47%, PD nën 25% Pas tyre vetëm PSD hyn në parlament Ky sondazh është në kontrast të dukshëm me sondazhin e fundit, autorësinë e të cilit e mban Instituti Republikan Amerikan. Nëse në sondazhin amerikan thuhet se PD do fitojë mbi 40% dhe PS vetëm 19%, në sondazhin socialist duket se PS do të fitojë në zgjedhje mbi 50% të votave. faqe 4

Vetëm tre rrezikojnë qelitë

Mbërrijnë në Gjykatë nëntë të ndaluarit e "Antigencidit" Janë arratisur Gegprifti, Bregasi dhe Hadëri Prokurori kërkon arrest shtëpiak për Aranit Çelën dhe Foto Çamin - pritet vendimi Dje ish funksionarët e lartë gjatë procesit në Gjykatën e Tiranës foto A. BAJANI faqe 2

Betejë në mes të Sarandës

Plagosen tre të rinj faqe 6

190 kabina telefonike

Brenda janarit në 14 qytete Lajmi i vendosjes së kabinave në 15 pika kryesore të kryeqytetit është konfirmuar dje nga burime të vetë Telekomit Shqiptar. Kabinat e para në Kryeqytet do të instalohen brenda këtij muaji, që është fillimi i Shkurtit [?] gjëje ato në funksionim. Këtë e tregoi dhe njoftimi për një kartë telefonike për të folur me gjithë botën faqe 5

"Revoltë" e ushtarakëve të liruar

Protestohet ndaj vendimit të fundit të Qeverisë Gati 300 refuzojnë të marrin pensionet faqe 7

PD është simbol i korrupsionit

Në zgjedhjet e ardhshme do të jemi në pushtet Flet Gaqo Apostoli faqe 9

Franca arreston 344 persona

Pas shumë shpërthimeve Janë vrarë 8 dhe plagosur 170 vetë faqe 13

Banka e Kursimeve njofton

Faqe 16