Dje në Parlament, me propozim të PD, abrogohet neni famëkeq 24/1
Pse PD vendosi heqjen e 24/1?
“Të sigurojmë votat e njerëzve që kemi lidhur dhe në rastin më të keq, të sigurojmë qetësinë tonë në opozitë”. Ndoshta, ka qenë ky qëllimi i Partisë Demokratike kur vendosi të votojë kundër 24/1, ligjit “për spastrimin e administratës” në Shqipëri, një ligj që u miratua tre vjet më parë “veton” e vetë PD.
Arbnori tha dje se 24/1 ishte antikomunist dhe se miratimi i këtij neni ishte i nevojshëm. Ai tha gjithashtu se komunizmi në Shqipëri ishte një rrënie jashtë ligjit. PD nuk do ta luftojë më komunizmin? Kështu do të mendonte shumkush pas pohimit të Arbnorit në seancën e djeshme. Ndoshta vendimi i PD për heqjen e nenit të konsideruar aq shumë nga opozita, mund të konsiderohet edhe si një kartë elektorale në prag të zgjedhjeve të ardhshme. Të sigurosh njerëzit e rinj të administratës se nuk do të humbasin punën, është njësoj si t’u kërkosh atyre votat e reja politike. Dhe nëse ky është mesazhi që PD ka synuar dje t’u përcjellë njerëzve të saj, PS e ka bërë këtë që tre vjet më parë. “Të parin nen që ne do të heqim kur të vijmë në pushtet, do të jetë 24/1”, ka deklaruar disa herë kjo parti.
Që qendrimet e dy forcave më të mëdha politike nuk janë më të largëta. Neni 24/1 pushoi ekzistencën e tij dhe formalish kjo bën të pamundur spastrimin e reja nga administrata. Ajo që mbetet ende një hipotezë e mundshme, duket se është fakti që PD i trembet spastrimeve të administratës që vetë e vendosi, nga një pushtet i ardhshëm i opozitës së sotme.
ARIAN ÇANI
Berisha: Do ulim taksat dhe tarifat doganore
Nga vizita e djeshme e presidentit në Berat
“Vitin që vjen do të ulim taksat dhe tarifat doganore” u thotë dje presidenti Berisha investitorëve beratas.
Viti tjetër i bie të jetë pas zgjedhjeve, por kjo deklaratë e Berishës tregon sigurinë e tij se PD sërish do t’i fitojë zgjedhjet. Gjithsesi këto premtime bien ndesh me objektivin kryesor të PD-së për t’a bërë Shqipërinë shtet social, i cili mbështetet në taksa mbi të pasurit që të ndihmohen të varfrit dhe pensionistët. Për herë të dytë brenda një jave, presidenti i Tiranën për të vizituar fillimisht Kavajën e tani Beratin.
Vajtja e Berishës me pika, mbështetet nga Banka Botërore
faqe 4
“Para sa për bukën e gojës”
Politikanët vazhdojnë të tregojnë pasurinë
Vazhdojnë vartësia monetare e politikanëve shqiptarë
Politikanët vazhdojnë të tregojnë pasurinë
“Para sa për bukën e gojës”
Vazhdojnë vartësia monetare e politikanëve shqiptarë
“Shqipëria Blu” para zgjedhjeve
Dje në parlament ligjërohet ndërhyrja qeveritare mbi pushtetin lokal
Majko: Blendi Çela po përgatit alaza për drejtuest socialiste në rrethe
faqe 5
Rrëmbëhet 12 vjeçari
Tmerr dhe ankth në familjen elbasanase
Dyshohet se ka përfunduar në Greqi
faqe 7
Ndërrohet drejtori i burgut të Sënçës
PD lokale ka gati gjashtë emra të rinj
faqe 2
Lindin qytetet pa taksa
Parlamenti miratoi ligjin për zonat e lira
faqe 6
Meksi përgjigjet për gjakmarrjen
Dje interpelanca e kërkuar nga nënkryetari i parlamentit Shaqir Vukaj
Vukaj: “Ka mbi 12 mijë vetë që sot gjenden të ngujuar në burgjet shtëpiake”
Dje interpelanca e kërkuar nga nënkryetari i parlamentit Shaqir Vukaj
Meksi përgjigjet për gjakmarrjen
Vukaj: “Ka mbi 12 mijë vetë që sot gjenden të ngujuar në burgjet shtëpiake”
Ndal gjakmarrjes në Shqipëri. Përfaqësuesit e partive më të mëdha të vendit kanë bërë dje apel, gjatë një interpelance të kryeministrit Meksi, për të gjendur të gjitha rrugët e mundësitë që do t’i jepnin fund fenomenit të dhimbshëm. Në qofte se të gjithë do të shqetësojmë çdo tribune dhe çdo takim me popullin në zonat ku ndodh ky fenomen, për të luftuar atë dhe për të krijuar një opinion të drejtë në përputhje me kohën në të cilën jetojmë, gjakmarrja e mbartur nga e kaluara do të ketë zvogëlim shumë të ndjeshëm nga viti në vit”, tha Meksi.
faqe 2
Kryetari i komisionit të pajtimit të gjakjeve Ndrekë Pjetri në një prej familjeve të të ngujuara në malësinë e Shkodrës
foto L. Lika Feuters
Partia Demokratike i trembet përmbysjes në administratën e ardhshme