06/03/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

6 mars 1996

Ramiz Alia mbetet në burg

Dje në Kasacion: Rrëzohet kërkesa për ndryshimin e masës së arrestit foto A. BABA Bashkë me të humbasin shpresat Kondi, Bengasi, Iftica dhe Loka faqe 2

Opozita garanton shtyp të lirë

Pas raportit të “Shtëpisë së Lirisë” në Nju Jork, flasin politikanët tanë Në duart e gazetarëve nuk duhet të ketë pranga faqe 9

Kontrabandë me cigare

Sekuestrohen rreth 500 koli me vlerë 150 mijë dollarë Ndalollet edhe Drejtori i Portit, Sarandë faqe 7

Koha Jonë hedh në gjyq komisariatet

Edhe dje 9 automjetet e “KJ” nuk u lëshuan nga policia Përseri Komisariati Nr.2 i Policisë në Tiranë me shef n/kolonel Mehmet Rrumbullakun nuk pranoi për të lëshuar 7 automjetet e agjensisë “Press Transport” të “Koha Jonë”. Gjithashtu edhe Komisariati i Policisë në Durrës me n/kolonel Artan Kalaja nuk ka pranuar të lëshojë dy automjetet e bllokuara që në vitin 1995, pa asnjë lloj arsyeje. “Koha Jonë” nëpërmjet avokatit të saj ka hedhur në gjyq Komisariatin e Policisë në Durrës, një gjyq i cili do të zhvillohet më datë 11 Mars, ora 12,00, në gjykatën e rrethit të Durrësit. Përveç lëshimit të dy automjeteve “KJ” ka kërkuar edhe shlyerjen e një dëmi ekonomik nga komisariati, që është shkaktuar nga bllokimi i automjeteve të “KJ”, pasi janë marrë automjete taksi. Ndërsa sot “Koha Jonë” do të paraqesë padinë në Gjykatën e Tiranës kundër shefit të Komisariatit Nr.2, Mehmet Rrumbullakut (megjithëse redaksia e di se urdhërin për bllokimin e tyre ka dhënë zv.ministri i Brendshëm Agim Shehu, por në deri ka mjaftur n/koloneli) për lirimin e 7 automjeteve si dhe shlyerjen e një dëmi ekonomik, që në këtë rast llogoritet në miliona lekë. Kjo, sipas faturave të pronarëve të taksive, të cilave ua ka paguar redaksia “KJ”, në mënyrë që të mos pengojë shpërndarjen e “KJ” si dhe 28 gazetave të tjera.

11 Mars: “Ligji elektoral” në Kushtetuese

Caktohet data për shqyrtimin e kërkesës në Gjykatë Grupi Parlamentar i PS: “Të shpallet antikushtetues tre nene të ligjit” faqe 5

Dy të vrarë e katër të plagosur

Shkodër, përfundon në tragjedi zënka për pronat Toka vazhdon të përgjakë fshatrat e malësisë faqe 6

“Jo pol të ri në qendër”

Pas debatit për aleancat Melo: Qendra duhet të ruajë identitetin faqe 3

SHIK-u fiton mbi gazetat

Një milion lekë gjobë për kryeredaktorin e gazetës “Kombi” Shteti barazon gazetarët me komunistët, dhe s’kap terroristin faqe 4

Kupa U.E.F.A

Mbrëmë çerekfinalet e para Barcelona - PSV 2-2 Slavia P. - Roma 2-0 Milan - Bordo 2-0 Bajern M. - Notingem f. 2-1 Me gjerësisht rreth kater ndeshjeve të mbrëmshme lexoni në faqe 22.