Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

E Shtunë 9 Mars 1996

Nano alternativë ndaj Berishës

Tashmë perëndimi njeh një kandidat të mundshëm për President Pas raportit të fundit të Departamentit të Shtetit Trajtimi juridik i rastit Nano, nga raporti i Departamentit të shtetit, që përkon me pragun e fushatës elektorale në Shqipëri, merr një ngjyrim të veçantë politik, kur në të theksohet se lideri socialist është “i burgosur”, pasi ishte kundërshtari kryesor i Berishës”. Është hera e parë kur një politikan shqiptar pas fitores së PD më 22 mars, paraqitet si kandidat i mundshëm për fronin presidencial, në dokumentat zyrtare të vendeve perëndimore. Ideja së përhapur nga politikanët e opozitës, se Berisha është njeriu i vetëm i cili mund të drejtojë të paktën edhe për pesë vjet të tjera i është përgjigjur së fundi Departamenti i Shtetit që sheh tek i burgosuri i Bënçës “një kandidat potencial për President”. faqe 3
Nano K.g. Shqipëri Bënçë

Qeveria kufizon të drejtën e grumbullimit

Ligji i Dosjeve favorizon politikën e partisë në pushtet Raporti i plotë i Departamentit të SHBA për Shqipërinë për vitin 1995 Ligji i Dosjeve favorizon politikanët e partisë në pushtet faqe 12-13
Shqipëri SHBA

“Berisha misionar i diktaturës”

Ju kujtojmë se jeta nuk mbaron ditën e zgjedhjeve PAD: Shpifjet e sotme janë provë e mjaftueshme për drejtësinë e nesërme faqe 3
K.g.

Gjykata: Arrest në burg për Koçollarin dhe Hysin

Akuzohen për zhdukjen e 27-60 mijë dosjeve në periudhën 1991-1992 Vendoset masa për ish Ministrin e Brendshëm dhe ish kreun e SHIK-ut Irakli Koçollari dhe Vladimir Hysi dhe gjatë seancës së shqyrtimit të masës së arrestit foto A. BABANI Dje gjatë zhvillimit të seancës prokurori kërkoi hetim në gjendje arresti, pasi sipas tij rrezikshmëria shoqërore e veprës së kryer prej dy të akuzuarve është e madhe. Janë tre nene të Kodit Penal, 248, 30 dhe ai i bashkëpunimit 25, që rëndon mbi ish funksionarët, nga të cilat njëra parashikon dënimin deri në 3 vjet burg, ndërsa dy të tjerat në 7 vjet. Gjyqtari Gjin Gjoni firmosi përfundimisht arrestin në Burgun e Tiranës për Koçollarin dhe Hysin. faqe 2
Vladimir Hysi Gjin Gjoni A. Babani Jozef Lake Tiranë

Gratë festojnë sipas partive

Ndryshojnë lokalet, por jo urri[n]i dhe përf[u]ndimet[?] Dje 8 Marsi Ndryshojnë lokalet, por jo urritë dhe përfundimet faqe 6

Aprovohen dy parti të reja

Pas njoftimit nga Ministria partitë “Idealet e atdhetarit” dhe “Triumfi i legalitetit” legalizohen nga Kaseracioni 38 numri i partive politike në Shqipëri faqe 2
Shqipëri

Një çerdhe prostitucioni shqiptareësh në Romë

Ndalohet 28 vjeçari si trafikant droge Aksion rrufe e togës së antikrimit Shtëpi publike shqiptare në qendër të kryeqytetit italian. Zbulimi, është bërë në mëngjesin e ditës së djeshme, pas një aksioni të përgatitur prej kohësh nga një grup special i policisë së Romës. Gjatë operacionit u kapën në flagrancë tre të rinj që mbanin për qëllime prostitucioni tre vajza shqiptare të moshës rreth 20 vjeç. Vetëm 24 orë më parë policia kishte arrestuar 28 vjeçarin shqiptar K.G., me 42 kg heroinë të pastër. faqe 2
Irakli Koçollari Romë Italian

KARELIA

AMERICAN BLEND KARELIA LIGHTS 100's KARELIA Special 100's Me pakicë 50 lekë dhe 55 lekë